LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ishte" apo "është", çfarë dinë Rama e Berisha mbi fatin e Ervis Martinajt?

Rama i kërkon llogari Policisë së Shtetit e drejtësisë për Martinajt, ndërsa Berisha kërkon që drejtësia të hedhë grepin tek vetë Rama…çfarë dinë ata për fatin e të shumëkërkuarit? Kemi të bëjmë me një lapsus frojdian e një gabim të pavullnetshëm?

11 Shtator 2022, 14:54 Nga F.M
"Ishte" apo "është", çfarë dinë
Edi Rama, Ervis Martinaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Lajmi më i bujshëm i kronikës së zezë ka kaluar në tavolinën e politikës dhe zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt është kthyer tashmë në një hedhje akuzash e kundërakuzash mes kryeministrit Edi Rama e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky i fndit akuzon Ramën se qëndron pas zhdukjes së Martinajt, pasi sipas tij, qëllimi është kalimi i lojërave të fatit në duart e të të vëllait, Olsi Rama, biznes që deri në ‘Fundin e Marrëzisë’ drejtohej nga personi për të cilin nuk ka asnjë gjurmë nga 9 gushti.

Por, përtej akuzave, të dy kanë një të përbashkët: mënyra se si i referohen Martinajt është e dyshimtë, herë me foljen ‘ishte’ dhe herë me ‘është’, duke e lënë të hapur mundësinë për të menduar se në këtë histori që po kthehet në serial, dy nga figurat më të rëndëisshme të politikës në Shqipëri, kanë dijeni për fatin e Martinajt. Kreu i qeverisë shqiptare theu heshtjen më 8 shtator, një muaj pas zhdukjes së të shumëkërkuarit nga ‘harta’. Ajo që kërkoi Rama ishte zbardhja e misterit që ka pushtuar çdo media, por mënyra se si e shtroi kërkesën para drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ishte duke e trajtuar Martinajn si një person që tashmë është eliminuar dhe ajo ç’ka mungon për ta plotësuar, është vetëm deklarata zyrtare për vrasjen e tij.

“Por gushti që na solli dhe këtu ku jemi sot së bashku, ishte një befasi alarmuese, një situatë e rënduar jo vetëm me vrasje, sepse nuk janë vetëm vrasjet, por me disa shenja të tjera shqetësuese. Pavarësisht se në krahasim me vitet e mëparshme, në aspektin statistikor, me gjithë vrasjet e gushtit, ky vazhdon të jetë viti me numrin më të ulët, kjo nuk e ndryshon faktin që ky gusht dhe gjithçka që ka ndodhur në këtë gusht, duhet të shërbejë si shuplakë për tu ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave shumë më ambiciozë për Policinë e Shtetit, a është e mundur dhe si është e mundur që Policia e Shtetit akoma sot, tani që flasim, nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Unë s’e kam dëgjuar. Është e papranueshme, që me javë të tëra, mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe, janë bërë si Big Brother i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra, ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell, si një serial absurd, për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar. Dhe Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë? Drejtori i Policisë së Shtetit, që merr sot detyrën si një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë në shkallët e karrierës policore, duhet të sigurohet dhe të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund sa më parë. Nëse i kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë,”- tha Rama.

“Jo u vra, jo s’u vra, ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë,”- shprehet kryeministri duke ngritur pyetjen, a nuk është më i shumëkërkuar Martinaj?

Kërkesës së kreut të qeverisë i mungojnë dhe disa pjesë, pasi zbardhja e një dosjeje nuk mbyllet me gjetjen e kufomës apo të personit të eliminuar. A nuk ka të njëjtin interes për Policinë e Shtetit dhe gjetja e personave që mund ta kenë eliminuar, nëse kjo gjë ka ndodhur?

Deklarata të njëpasnjëshme ka bërë edhe Berisha. Kreu i PD-së, duke dashur të vendosë Ramën pas fatit të Martinajt, i është referuar këtij të fundit si ‘njëshi i lojërave të fatit’. ‘Bomba’ ishte kur Berisha me tone të larta iu drejtua Ramës.

“Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun. I jepte porosi të veçanta për Vis Martinin. Po ja tregoj unë ku është Vis Martini. Ai është te lojërat e fatit. Shko e pyet Olsin, të thotë Olsi. Pyet kë të duash ti, por njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit. I vëllai i tij është hieja e tyre. Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të, të pyesë lojërat e fatit, seç ndodhi me të askush se di, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani. Pra gjithçka lëviz në një trajektore që vjen nga kupola dhe zbret poshtë,”- tha Berisha, sërish duke përdorur kohën e shkuar në folje, ‘ishte biznesmeni njësh i lojërave të fatit’ dhe ‘Sa ishte ai, ishin ilegale. Iku ai, se ç’ndodhi me të’.

“Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini. Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa,”- vijonte Berisha në deklaratën e bërë më 2 shtator, sërish me të njëjtin referim e duke e përforcuar me rikthimin e basteve online, nismë tashmë e ndërmarrë nga Rama.

Të njëjtave akuza ndaj familjes Rama, Berisha iu mëshoi edhe më 7 shtator.

“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë. Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu,”-tha Berisha duke u shprehet me siguri se Martinaj është zhdukur e eliminuar, e se pas kësaj ngjarjeje fshihet vetë kryeministri.

Rama i kërkon llogari Policisë së Shtetit e drejtësisë për Martinajt, ndërsa Berisha kërkon që drejtësia të hedhë grepin tek vetë Rama…çfarë dinë ata për fatin e të shumëkërkuarit? Kemi të bëjmë me një lapsus frojdian e një gabim të pavullnetshëm?

Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj. Ky i fundit rrëfeu se Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen dhe si paradhënie i kishte dhënë 100, por që Dumani nuk e kishte kryer ‘porosinë’. Dokle, kreu i fraksionit të ish-Bandës së Durrësit, rezultoi një pre e ‘vështirë’, por rrëfimi i Dumanit shpalli në kërkim Martinajn.

E vetmja gjë që dihet për të është se ditët e fundit të shfaqjes në public ka qenë nën shoqëinë e një efektivi të Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili u vu në pranga dhe vijon të ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet për kapjen e të shumëkërkuarit. Ishte xhaxhai, Faik Martinaj, ai që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin, pak orë pasi kishte shkëmbyer mesazhin e fundit me 39-vjeçarin. Pistat që po hetohen janë inskenimi dhe eliminimi i mundshëm, por nuk ka ende një konkluzion mbi hetimet e bëra nga Policia e Shtetit. 

ervis martinaj sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit