6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ndërkohë që më tej, Vaso e ka distancuar veten nga lidhjet që janë bërë në mediat me grupe kriminale në Shkodër.
TIRANË- Erogen Brajovic, shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër me dy viktima, ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen. Nga spitali i Traumës, ku dhe ndodhet i shtruar, Brajovic ka deklaruar se ishte duke pirë kafë me dy miqtë e tij, në momentin kur janë sulmuar.
Teksa u ka uruar ngushëllime familjeve të viktimave dhe vajzës së plagosur, e cila ishte kamariere në atë lokal, Vaso ka deklaruar se autoritetet ligjzbatuese duhet që të zbardhin motivet e ngjarjes. Ndërkohë që më tej, Vaso e ka distancuar veten nga lidhjet që janë bërë në mediat me grupe kriminale në Shkodër.
Reagimi i Plotë:
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres.
Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder. Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!
Si ndodhi vrasja?
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al
Parcelat e klasifikuara si pemëtore apo ullishte por që nuk kanë pemë dhe prodhim, mund të aktivizohen për ndërtim në ...
Foto Ilustruese TIRANË- Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në gjysmën e parë t&e...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alt...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me autorin që vrau dy persona sot në Shkodër, Ragip Gila. Në emisionin &ldquo...
SHKODËR- Erogen Vaso alias Erogen Barjoviç ishte shënjestra e sotme në Shkodër. Vaso ka marrë tre plumba në trup, të...
Kristo Papa Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr disa informacione nga helmimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Du...
Daniel Cornea VLORË- Është publikuar fotoja e rumunit Daniel Cornea, i dyshuar si autori i ekzekutimit mafioz të rojes Renato Hoxhajt, ...
TIRANË- Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv Klan takohet me zonjën Zamira Alija, e c...
KQZ KOSOVË- Procesi i votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Koosvës që janë regjistruar për t&e...