LIVE UPDATES
Aktualitet

IUCN: Shqipëria të amendojë ligjin që cenon zonat e mbrojtura

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) votoi me shumicë dërrmuese në favor të Mocionit 130, “Forcimi i kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit”. Përpara Kongresit Botëror të IUCN 2025, më shumë se 98% e anëtarëve të Unionit e miratuan këtë mocion, duke dërguar një mesazh të fuqishëm global: Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për ruajtje, jo për zhvillim masiv.

1 Tetor 2025, 08:33 Nga I.A

IUCN: Shqipëria të amendojë ligjin që cenon zonat e

Votimi i Kongresit të IUCN konfirmon: Nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat e Mbrojtura

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) votoi me shumicë dërrmuese në favor të Mocionit 130, “Forcimi i kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit”. Përpara Kongresit Botëror të IUCN 2025, më shumë se 98% e anëtarëve të Unionit e miratuan këtë mocion, duke dërguar një mesazh të fuqishëm global: Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për ruajtje, jo për zhvillim masiv.

Një nga rezultatet kryesore të këtij vendimi është thirrja drejtuar qeverisë shqiptare për të ndryshuar Ligjin Nr. 21/2024, i cili shfuqizoi mbrojtjen afatgjatë për ekosistemet më të ndjeshme të vendit. Kongresi i IUCN i bëri thirrje Shqipërisë të rivendosë mbrojtjen kundër ndërtimit të aeroporteve, resorteve luksoze dhe projekteve të tjera të mëdha infrastrukturore në zonat e Kategorisë I & II të IUCN.

Shqipëria në qendër të vëmendjes ndërkombëtare

Qeveria Shqiptare e promovoi ndryshimin ligjor të vitit 2024 si “në përputhje me kriteret e IUCN”, por në realitet është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës. Ligji lejon tashmë ndërtimin e aeroporteve, centraleve energjetike dhe komplekseve të mëdha turistike edhe brenda zonave të Kategorisë I & II të IUCN, si dhe ndryshimin e kufijve për t’iu përshtatur këtyre projekteve. Ky ndryshim shqetësues ligjor minon mbrojtjen e biodiversitetit, angazhimet për anëtarësimin në BE dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike, duke vendosur një precedent të rrezikshëm që mund të nxisë të njëjtën mënyrë edhe në vende të tjera.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Nartë ilustron qartë se çfarë vihet në rrezik. Dikur strehë për mbi 200 lloje shpendësh, përfshirë pelikanin kaçurrel dhe flamingot, kjo zonë tashmë përballet me kërcënimin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe një kompleksi turistik prej 10,000 dhomash. Në vend që të forcoheshin, mbrojtjet janë shfuqizuar për t’i shërbyer interesave afatshkurtra të zhvillimit.

Ajo që nisi si një reagim lokal ndaj Ligjit Nr. 21/2024 në Shqipëri, sot është shndërruar në një moment historik për ruajtjen e natyrës në nivel ndërkombëtar.

Pse ky Mocion ka rëndësi globale?

Zonat e Mbrojtura kudo në botë po përballen me presion gjithnjë e më të lart. Për dekada ato kanë garantuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe qëndrueshmërinë klimatike. Megjithatë, në shumë vende, hapsirat ligjore po shfrytëzohen për të lejuar ndërtimin me justifikimin e “zhvillimit turistik”.

Mocioni 130 i përgjigjet kësaj sfide globale:

Një thirrje globale për veprim
Nga ligatinat bregdetare të Shqipërisë deri te Zonat e Mbrojtura në mbarë botën, mesazhi është i qartë: turizmi nuk mund të jetë justifikim për të shkatërruar natyrën.

“Megjithëse miratimi i Mocionit 130 është një sukses, puna nuk ka përfunduar. Shqipëria mund të vazhdojë të shtyjë përpara projekte shkatërruese në Parqet Kombëtare, duke shpërfillur kërkesat e anëtarësimit në BE dhe qëndrimin global të IUCN. Vigjilenca e vazhdueshme mbetet thelbësore.

Mocioni 130 është një kujtesë e fortë: zonat e mbrojtura nuk janë zona zhvillimi, por janë strehë për natyrën, për njerëzit dhe për gjeneratat që do të vijnë”, shkruan në njoftim Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)./Monitor.al

iucn

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen