25 Prill 2023, 12:09
Nga F.M
Klevis Alla
TIRANË- Klevis Alla, i penduari i drejtësisë që bëri të zbardhej vrasja e dy vëllezërv, Viktor dhe Besmir Haxhia nuk ka pranuar të dëshmojë sot në Gjykatë. Në nisje të seancës në Gjykatës e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Alla është shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, por që sot e ka të pamundur. Ai ka thënë se është sëmurë me grip, ndaj ka kërkuar që ta shtynin seancën në një moment të dytë.
“I kërkoj gjykatës ta shtyjë këtë senacë për shkak se jam sëmurë më grip. Kam disa ditë që nuk ndihem mirë dhe kam ethe si pasojë e ndërrimit të stinës. Nëse është e mundur ta shtyjmë. Unë deklaroj se kam vullnetin të bashkëpunoj me drejtësinë, por sot e kam të pamundur,”- ka thënë Alla.
Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për në datën 9 Maj, ora 09:00. Klevis Alla u vu në pranga dhe pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar se ku ishin fshehur armët që u përdorën në vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe të Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdias, ngjarje të ndodhura njëra pas tjetër në vitin 2020, në Durrës. All aka rrëfyer se ka qenë shofer në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ndërsa për ekzekutimin e dy të tjerëve ka marrë informacione nga grupi. Ishte dëshmia e Allës që nxorri në dritë përfshirjen e Talo Çelës dhe të Nuredin Dumani në këto krime, ngjarje që dyshohet se kanë si bazë prishjen e pavareve për paratë e grabitura në Rinas.
klevis alla
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:53
F.M
Vendi ku u qëllua shqiptari
GJERMANI- Një 31-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri të...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:40
f.g
Artan Rexhepi
TIRANE- Një histori si në filma. Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi i cili ka punuar për një kohë pran&e...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:40
F.M
Rinas
TIRANË- Arlinda Ramaj, pjesë e grupit të narkotrafikantëve që shisnin lëndë narkotike në shkolla ësht&eu...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:32
f.g
Momenti
TIRANE- Një moment njerëzor u pa sot në Bërxullë atje ku pavarësisht kushteve atmosferike, banorët edhe kët...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:34
I.A
Banoret e Berxulles
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar qeverinë për dëmet që po u bë...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:31
I.A
Banoret e Berxulles
TIRANË- Banorët e Bërxullës nuk i kanë ndalur protestat e tyre për të kundërshtuar projekt...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:32
F.M
Girona
SPANJË- Një shqiptar, rreth moshës 30 vjeç është vrarë me thikë në Spanjë. Ngjarja mësohet ...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:25
I.A
Banoret e Berxulles
TIRANË- Banorët e Bërxullës gjatë protestës së sotme kanë kërkuar rivlerëzim t&e...
Aktualitet
25 Prill 2023, 11:19
F.M
Shqiptari Elis Rroshkodol dhe i plagosuri
RUMANI- Elis Rroshkodol, një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga auto...
Aktualitet
24 Prill 2023, 13:33
f.g
Viktima dhe Arber Murataj
TIRANE- I riu që shikoni në këtë foto është Arbër Murataj, djali i kreut të grupit të...