LIVE UPDATES
Aktualitet

Jeta rrëfen ngjarjen tronditëse: Babai i kërkonte vajzës time para, ishte 12 vjeçe, i tha 'dil puno në rrugë si jot ëmë'

Por më tronditëse se kjo është rrëfimi i jetës kur tregon se pas shumë përpjekjeve arriti të merrte vajzën e vogël me vete dhe pas 3 a 4 ditëve, ndërkohë që vajza në atë kohë 12 vjeçe flet me të atin në telefon ky i fundit i kërkon para. E madje i thotë të punojë si nëna e saj për të cilën mendonte se punonte në rrugë.

23 Tetor 2022, 17:13 Nga DOSJA
Jeta rrëfen ngjarjen tronditëse: Babai i kërkonte vajzës
Jeta

TIRANË- Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E keqtrajtuar nga ata që duhet ta mbronin, familja e saj, Jeta sot ka treguar për “Kam një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj. Ajo ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë e lehtë, por vështirësitë u bënë më të mëdha pas martesës. Ajo u martua dy herë nga prindërit e saj pa dëshirë. Herën e parë ishte vetëm 19 vjeçe me një burrë i cili e keqtrajtonte, madje keqtrajtimi nuk vinte vetëm nga ai, por edhe nga vjehrra dhe vjehrri i saj, për këtë arsye ajo kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Pas shumë konflikteve me nënën e saj, atë e martuan për herë të dytë. Këtë herë ajo u bë me dy vajza të tjera.

Ajo ka treguar se burri i saj i dytë bashkë me kunatin kishin bërë plane që ta dërgonin në Itali me qëllim që të punonte në rrugë. Jeta ka treguar se ajo ia doli të shpëtonte nga kjo situatë, por gjithsesi u largua për në Itali në mënyrë që të mund të mbante veten dhe vajzat e saj. Kur ajo u kthye pas dy vitesh dhe donte të merrte vajzat zbuloi se tyre u kishin thënë se e ëma punonte në rrugë dhe se do i nxirrte edhe ato për të punuar. Por më tronditëse se kjo është rrëfimi i jetës kur tregon se pas shumë përpjekjeve arriti të merrte vajzën e vogël me vete dhe pas 3 a 4 ditëve, ndërkohë që vajza në atë kohë 12 vjeçe flet me të atin në telefon ky i fundit i kërkon para. E madje i thotë të punojë si nëna e saj për të cilën mendonte se punonte në rrugë.

Ardit Gjebrea:  Ti ku punon sot?

Jeta: Unë punoj në Itali, punoj 24 orë në kujdes familjesh.

Ardit Gjebrea:  Vajzat i ke marrë të dyja?

Jeta: Po mora të voglën në fillim. E vogla ka 10 vite që, e vogla 8 vjet.

Ardit Gjebrea: Po të voglës çfarë i kishin thënë?

Jeta: Edhe dy të voglave u kishin thënë “mos ik se mami punon në rrugë do të nxjerrë edhe ty”.

Ardit Gjebrea: Kur erdhi e vogla në Itali dhe e pa që ti nuk e bëje atë punë, çfarë të tha?

Jeta: Pas tre ditësh që e mora të voglën më tha do të them një gjë, me vete thash do kthehet. Kushtonte edhe bileta, unë isha e vetme. “Mos të ngelet qejfi!“, më tha. Jo i thashë. “Unë nuk dua të kthehem më” tha. I thashë kjo është edhe shtëpia jote edhe e imja. Flet me të motrën në telefon dhe i thotë “janë gënjeshtra”.

Ardit Gjebrea: Ajo kishte dëgjuar shumë gjëra në shtëpi dhe aty shpërtheu dhe të tregoi çfarë kishte dëgjuar. Po e motra çfarë i tha?

Jeta: Nuk besonte akoma. Pas disa ditësh i kam dhënë telefonin vajzës të fliste me të atin. Pas tre a katër ditësh. Ai gjëja e parë që i tha ishte: “Do më dërgosh para?” “‘Ku t’i gjej lekët?“,i tha vajza. “Po punon mami, do punosh edhe ti”. Ajo ishte 12 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Babai i thoshte vajzës 12 vjeçe që “do punosh edhe ti?” Rrugëve?! Vajzës?

/tvklan.al

ka nje mesazh per ty e diela shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet