Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Jetëgjatësia ra në vitin 2020 (80.4 vjet) dhe 2021 (80.1 vjet) për shkak të pandemisë COVID-19, por që prej asaj kohe është rikuperuar dhe ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019 (81.3 vjet).

Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023. Jetëgjatësia ra në vitin 2020 (80.4 vjet) dhe 2021 (80.1 vjet) për shkak të pandemisë COVID-19, por që prej asaj kohe është rikuperuar dhe ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019 (81.3 vjet).
Për Shqipërinë, Eurostat i raporton të dhënat për vitin 2022, kur jetëgjatësia në lindje ishte 79.1 vjeç. Por të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se dhe në Shqipëri treguesi ka qenë në rritje, duke arritur në rreth 80 vjeç në vitin 2024. Gratë shqiptare pritet të jetojnë mesatarisht 82.5 vjeç dhe burrat 78.6 vjeç, sipas të dhënave të fundit për vitin 2024.
Në këto nivele, rreth 79-80 vjeç, shqiptarët jetojnë më pak sesa mesatarja e BE-së dhe shumë vendet të Europës Perëndimore e Veriore, po më gjatë sesa rajoni, duke lënë pas malazezit (77.6) dhe serbët (76.2), me këta të fundit që janë të parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm bullgarët (75.8). Mungojnë të dhënat për Kosovën e Maqedoninë e Veriut.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se Veriu i Shqipërisë është ai që ka tendencën për të jetuar më pak, me jetëgjatësinë. Sipas të dhënave të vitit 2022, veriu i Shqipërisë pritet të jetojë mesatarisht 79.2 vjeç, përkundrejt 80.7 vjeç në qendër dhe 80.77 në jug. Aksesi më i ulët në shërbimet shëndetësore vlerësohet se është një nga arsyet kryesore të diferencës.
Jetëgjatësia në lindje tregon sa vite pritet të jetojë mesatarisht një person i lindur në një vit të caktuar, bazuar në normat aktuale të vdekshmërisë.
Gratë jetojnë më shumë se burrat
Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE arriti në 84.1 vjet (0.1 vjet më shumë krahasuar me vitin 2023), ndërsa për burrat ishte 78.9 vjet (+0.2 vjet). Kjo tregon se gratë pritet të jetojnë 5.2 vjet më gjatë se burrat.
Ky hendek ndryshon ndjeshëm mes vendeve të BE-së. Në Letoni, gratë pritet të jetojnë 9.8 vjet më shumë se burrat, e ndjekur nga Lituania (8.6 vjet) dhe Estonia (8.4 vjet). Hendeku më i vogël mes gjinive u regjistrua në Holandë (2.8 vjet), Suedi (3.1 vjet) dhe Irlandë (3.4 vjet). Në Shqipëri hendeku është më i ulët se mesatarja e BE-së, në 3.9 vjet, sipas të dhënave të Eurostat.
Sipas Eurostat, vendet e Europës Perëndimore dhe Nordike kanë jetëgjatësi dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e Europës Lindore.
Zvicra kryeson listën me 84.3 vjet, e ndjekur nga Liechtenstein (84.2 vjet) dhe Spanja (84 vjet). Vende të tjera me jetëgjatësi shumë të lartë janë Suedia (83.8 vjet), Italia (83.7 vjet) dhe Qipro (83.5 vjet).
Në anën tjetër të renditjes, jetëgjatësia më e ulët në kontinent regjistrohet kryesisht në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Bullgaria ka nivelin më të ulët me 75.8 vjet, e ndjekur nga Serbia (76.2 vjet), Letonia (76.4 vjet), Rumania (76.5 vjet) dhe Hungaria (76.8 vjet).
Në nivel rajonal, katër rajone arritën një jetëgjatësi në lindje prej 85 vjetësh ose më shumë: rajoni spanjoll Comunidad de Madrid, me 85.7 vjet, si dhe rajonet italiane
Provincia Autonoma di Trento dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen dhe rajoni i kryeqytetit suedez Stockholm, të gjitha me 85.0 vjet.
Në anën tjetër, ndër pesë rajonet e BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje, tre ndodhen në Bullgari: Severozapaden (73.9 vjet), Severen tsentralen (74.9 vjet) dhe Severoiztochen (75.4 vjet). Dy të tjerat janë Mayotte në Francë (74.5 vjet) dhe Észak-Magyarország në Hungari (75.1 vjet)./Monitor.al
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka publikuar masat e posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve...
foto ilustruese MIRDITË- Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë. Gjatë turnit të natës në mini...
Ejup Maqedonci KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se pretendi...
Foto ilustruese Çmimet më të larta të produkteve në supermarketet shqiptare krahasuar edhe me të njëjtat linja tregtim...
TIRANË- GJKKO ka pushuar akuzat e ngritura ndaj 6 ish-zyrtarëve të pandehur, për të cilën Struktura e Posaçme i akuzoi p&...
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për kultivim narko...
Interpol TIRANË- Interpol Tirana ka kapur një italian i cili dyshohet se i shkaktoi shtetit francez, rreth 2.5 milionë euro dëm, ...
GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 67-vjeçarin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale &...
GREQI- Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar bastisën burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas informacione...
Foto nga vendngjarja TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagranc&eu...