LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital, procedurat me email ose fizikisht

Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.

3 Qershor 2025, 07:16 Nga r.ll
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem
foto ilustruese

TIRANË- Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe atij vendor, deri te mosvendosja e një linku apo formulari online për vetëdeklarimet për ndryshimet e xhiros, vijojnë të shkaktojnë sorollatje për bizneset në Tiranë.

Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.

Penalitetet për mosdeklarim në kohë të ndryshimit të xhiros nuk ishin të vetmet pasoja për subjektet.

Pas rivlerësimit të xhiros së deklaruar, një pjesë e bizneseve që u klasifikuan në kategori më të larta tatimore, u ngarkuan edhe me detyrime shtesë për taksën e infrastrukturës arsimore dhe taksën e pastrimit.

Sipas ndarjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak të vitit 2019, në Tiranë një biznes p.sh i shitjeve me pakicë me qarkullim vjetor të ardhura deri në 2 milionë lekë paguan 2,500 lekë në vit taksë për infrastrukturën e përkohshme arsimore.

Ndërsa për një biznes me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi është 1,500 lekë më shumë. Për këtë kategori detyrimi është 4,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa për t’u paguar arrin në 15,000 në vit.

Për penalitetet e bëra Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi më herët se detyrimi për vetëdeklarimin brenda 15 ditëve nga ndryshimi, në përputhje me nenin 43 të ligjit “Për procedurat tatimore”, është detyrim i bizneset ta kryejë pranë administratës së tatimeve të pushtetit vendor.

Sqarimi shkaktoi debate te biznesit, që ngritën shqetësimin se për plotësimin e këtij detyrimi nuk ka asnjë link zyrtar online apo formular në dispozicion nga tatim-taksat vendore. Ndërsa të adresa zyrtare [email protected] nuk merrnin asnjë përgjigje.

Më tej pas insistimit të Monitor Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi se “në orientimin e subjekteve për plotësimin e detyrimeve të tyre ligjore nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimit procedura është duke na shkruar në emailin tonë zyrtar [email protected], ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona për të plotësuar formularin përkatës, si parimi bazë dhe universal mbi të cilin mbështetet çdo sistem tatimore”.

Për këtë situatë, debate pati edhe në radhët e ekspertëve, pasi sipas tyre ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.

“Bazuar në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008 për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore” detyrimi për të njoftuar ndryshimet lind vetëm kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar,” u shpreh më herët audituesi ligjor Julian Saraçi.

E pyetur për këtë problematike, se pse nuk arrin sistemi të transmetojë automakisht të dhënat për ndryshimet e përgjegjësisë tatimore dhe përgjegjësi e kujt është vetëdeklarimi, pasi në ligj nuk përcaktohet në mënyrë konkrete institucioni për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tha se pavarësisht problematikave mbetet përgjegjësi e biznesit që vetëdeklarimim e ndryshimeve te xhiros ta kryejë pranë tatimeve e pushtetit vendor.

DPT sqaroi se të dhënat e xhiros prej disa vitesh regjistrohen online në sistemin qendror me zbatimin e fiskalizimit, nëpërmjet të cilave çdo muaj bëhet ndarja e biznesit në të vogël apo të madh, proces që më përpara përfundonte në fund të vitit. Por të dhënat nuk arrijnë të kalojnë automatikisht te bashkitë.

Administrata Tatimore thotë se kjo ndodh pasi nuk ka një sistem të unifikuar legjislacioni tatimor dhe teknik, pra bashki të ndryshme, përfshirë edhe Tiranën, e llogarisin detyrimin për taksat mbi ndarje të ndryshme të fashës së xhiros, të miratuar me vendimet e Këshillave Bashkiakë.

Për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar, bashkitë, përfshirë atë të Tiranës, mbështeten në marrëveshje të veçanta për marrjen periodike të informacionit nga administrata tatimore. Pra në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara për të dhënat e xhiros së biznesit, administrata e tatimeve vendore merr 1 deri në 2 herë vit informacion nga tatimet qendrore, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.

Pra nëse një biznesi i vogël në Tiranë me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, të ardhurat vjetore i rriten 2 apo 3 milionë lekë, për rrjedhojë për llogaritjen e taksave vendore do të klasifikohet në fashën tjetër të xhiros nga 2 deri në 8 milionë, vetëdeklarimi i ndryshimit të xhiros në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Tiranës do të jetë përgjegjësi e tij, me qëllim evitimin e gjobave.

Nga bizneset vetëdeklarimi për ndryshimet e xhiros sipas sqarimeve të dhëna më parë nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore do të bëhen nëpërmjet plotësimit të formularit fizikisht prej biznesit te sportelet e kësaj drejtorie, apo duke i komunikuar ndryshimet këtij institucionit te adresa zyrtare [email protected]./ MONITOR

vetedeklarimet ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet