19 Tetor 2022, 18:56
Nga e.k
Bashkia Sarandë
SARANDË- Bashkia e Sarandës ka reaguar lidhur me denoncimin për dhunën në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, rast që u denoncua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "STOP".
Sipas bashkisë, Institucioni i Shtëpisë së Fëmijës, kundërshton akuzën dhe deklaron se nuk ka pasur dhunë teksa shton se autoritetet po monitorojnë Shtëpinë e Fëmijës. Në njoftimin e saj bashkia sqaron se video është e vjetër pasi është bërë në kohën e pandemisë.
“Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona. Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit të moshës, pasi në Shtëpinë e Femijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.”, thuhet më tej në njoftim.
NJOFTIMI I BASHKISË:
Lidhur me problematikën e trajtuar në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqej një fëmijë, i cili është rezident në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës “V.Pulla”Sarandë dhe bënte fjalë për keqtrajtime në këtë institucion, sqarojmë se:
Nga institucioni i Shtëpisë së Fëmijës konsiderohen të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Ndërkohë, edhe nga verifikimi i i bërë nga grupi, që në vijimësi monitoron këtë institucion, ka rezultuar ngjarja e pretenduar e pandodhur dhe denoncimi i pavërtetë. Edhe në Komisariatin e Policisë nga vetë fëmija është konfirnuar mosushtrimi i dhunës nga edukatoret. Theksojmë se filmimi i transmetuar në “Stop” më 18 tetor 2022, është i vitit 2020, kur fëmija, në kushte karantine, për shkak të covid, është larguar nga institucioni në orët e vona.
Sa i takon pretendimit për keqtrajtim të dy vajzave, sigurojmë se akte të tilla nuk kanë ndodhur. Transferimi i vajzave për të cilat bëhet fjalë, në një institucion tjetër, është kryer për shkak të kalimit të moshës, pasi në Shtëpinë e Femijëve Sarandë akomodohen fëmijë të moshës 6-15 vjeç.
Rasti u denoncua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ "STOP" ku një i mitur rrëfen dhunën e ushtruar në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës Sarandë. Gjatë rrëfimit të tij i mituri tregon se shpesh mësueset thërrasin policë që nuk lejohet të hyjnë brenda dhe këta të fundit, i ulin në gjunjë dhe i rrahin fëmijët për gabime të zakonshme. Ai tregon dhe rastin e dy vajzave 14-vjeçare që sipas tij i zhveshën dhe i rrahën. Ndërkohë ditën e sotme Policia ka bërë shoqërimin në Komisariat të tre personave. Konkretisht është shoqëruar drejtoresha Stela Dako dhe Raviola Beqiraj, e cila ishte psikolge në shtëpinë e fëmijës 'Vangjel Pula'. Po ashtu, masa janë marrë dhe për oficerin e patrullës së përgjithshme i cili ka keqtrajtuar fëmijët.
sarande shtepia e femijes sarande bashkia sarande
Aktualitet
19 Tetor 2022, 19:00
F.M
Edi Rama, Flamur Golemi dhe qytetarja
GJIROKASTËR- Dita e dytë e fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama që u zhvillua n&eum...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:47
Grupi “Isokratess“
TIRANË- Grupi “Isokratess“, minoriteti grek me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Poliçani i Gjirokastr&...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:46
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 26-vjeçar me inicialet E. Xh., është gjetur i pajetë në bregun e detit në Durr&e...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:34
e.k
Foto ilustruese
BELGJIKË- Gjykata penale e Liège në Belgjikë ka zhvilluar një seancë në lidhje me çështjen...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 17:30
e.k
Spitali Infektiv
TIRANË- 28 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shënde...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:44
e.k
Makina që përplasi të miturin
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta ...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:44
k.m.
Aksidenti në Krujë
KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e fshatit Bilaj, Krujë. Siç duket ed...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:43
F.M
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar një nga vëllezërit e arrestuar me drogë më 9 shtator të ...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:35
e.k
Shqiptarja e arrestuar
BRITANI- Një grua shqiptare identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ka rënë në...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:38
F.M
Rrëfimi
TIRANË- Nëna e një 18-vjeçari ka denoncuar abuzimin e djalit të saj nga të afërmit e vetë fëmij...