LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesat e transportit publik për naftën: Të kompensohemi 100 lekë për litër, llogariten 3 mln euro

Për masën e kompensimit të çmimit të naftës, Kostandin Foni kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas tha për “Monitor” se skema është e zbatueshme, pasi propozohet të jetë e ngjashme me 2022.

2 Prill 2026, 07:31 Nga D.S

Kërkesat e transportit publik për naftën: Të kompensohemi

Kompensim në masën 100 lekë për litër për një periudhë 6 mujore. Kjo është kërkesa kryesore që operatorët e transportit publik kanë kërkuar për miratim, nëpërmjet një “Pakete antikrizë emergjente” dorëzuar më 1 Prill ministrive, për të evituar e reduktimit të shërbimit në nivel kombëtar deri në 30%.

Për masën e kompensimit të çmimit të naftës, Kostandin Foni kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas tha për “Monitor” se skema është e zbatueshme, pasi propozohet të jetë e ngjashme me 2022.

Sipas është propozuar që kompensimi të kryhet për një periudhë 6 mujore dhe fondi llogaritet në vlerën e 300 mln lekëve apo rreth 3 mln euro. Ai garanton gjithashtu përveç dokumentacionit të disponueshëm nga operatorët për blerjet dhe shpenzimet për karburant, edhe konsumi është i llogaritur, pasi nuk ka ndryshuar me periudhën 2022.

“Skema është tërësisht e zbatueshme, pasi po kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar që nuk ka ndryshuar me konsumin e 2022. Gjithashtu është një skemë e provuar më parë në periudhë krizë që ka funksionuar dhe ka reduktuar kostot e operatorëve.

Nëse në vitin 2022 buxheti I shteti vendosi në dispozicion fondin me vlerë 500 mln lekë, që për kompensimin 6 -mujor u përdor 60% e tij apo rreth 300 mln euro. Shpenzimet e llogaritura mbeten të njëjta. Pra në dispozicion të operatorëve edhe për këtë krizë nevojitet fondi prej 3 mln euro”, tha z. Foni.

Përveç kompensimit, si masë kryesore për ulje të kostove edhe shmangien e pakësimit të shërbimit, shoqatat e transportit kërkojnë gjithashtu edhe rishikim të barrës fiskale.

Përfshirë heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës të nafta që blen sektori, si dhe uljen e TVSH-së nga 20% në 5%.

Pas dy letrave të njëpasnjëshme dhe takimit të zhvilluar, dy shoqatat kryesore të transportit Shoqata kombëtare e transportit Urban dhe Interurban dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kanë dorëzuar ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës miratimin e paketës me 4 masa fiskale.

Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do ketë reduktim shërbimi

Për kërkesat e dorëzuara operatorët pritet të marrin përgjigje ditën e martë, ku është njoftuar se mes tyre dhe ministrave do të zhvillohet një takim.

Paketa antikrizë e transportit publik dorëzuar ministrave Ibrahimaj dhe Karakaçi

Në kushtet e rritjes së ndjeshme dhe të vazhdueshme të çmimit të karburantit, e cila ka krijuar një disbalancë të thellë midis kostove reale të operimit dhe të ardhurave të pandryshuara të sektorit, paraqesim për diskutim këto kërkesa prioritare, të mbështetura në precedentë ligjorë dhe në nevojën për garantimin e një shërbimi publik esencial:

1. Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përmes një pakete mbështetëse financiare, duke marrë si bazë ligjore dhe praktike VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”, e cila është miratuar në kushte të ngjashme krize për kompensimin e kostove të karburantit për operatorët e transportit publik me 100 lekë/litër).

Ky vendim, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në legjislacionin buxhetor (ligji për buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme për garantimin e vazhdimësisë së një shërbimi publik jetik.

Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qenë në vlerën rreth 500 milion lekë, nga e cila është përdorur rreth 55–60% e fondit, për një periudhë rreth 6 mujore.

Ky precedent provon qartë se ndërhyrja është e mundur dhe e justifikuar ligjërisht, efekti financiar është i përballueshëm për buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit është i zbatueshëm dhe i verifikueshëm përmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ. Në këto kushte, kërkohet riaktivizimi i një skeme të ngjashme, të përshtatur me nivelin aktual të çmimeve dhe kostove reale të sektorit.

2. Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

Duke qenë se taksa e qarkullimit përbën një komponent të rëndësishëm në strukturën e çmimit të karburantit, kërkohet pezullimi ose përjashtimi i përkohshëm i saj për operatorët e transportit publik.

Kjo taksë është e përcaktuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në nivelin 27 lekë/litër, së bashku me taksën e karbonit prej 3 lekë/litër, dhe aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi benzinën dhe gazoilin.

Duke qenë një barrë fikse që përfshihet në çmimin final, ajo rëndon proporcionalisht më shumë në kushtet e rritjes së çmimeve të tregut. Në funksion të interesit publik dhe duke marrë në konsideratë natyrën e veçantë të transportit publik si shërbim social, pezullimi i kësaj takse për këtë sektor përbën një masë të justifikuar dhe të mbështetur në parimin e proporcionalitetit fiskal.

3. Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

Akciza mbi karburantin, e përcaktuar po në kuadër të Ligjit nr. 9975/2008 dhe legjislacionit fiskal përkatës, aplikohet në nivelin rreth 39.4 lekë/litër për naftën dhe përbën një nga komponentët kryesorë të çmimit final.

Si taksë indirekte me efekt të drejtpërdrejtë në koston e operimit, ajo rëndon ndjeshëm mbi operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë mundësi të transferojnë këtë kosto te konsumatori për shkak të tarifave të rregulluara.

Në këto kushte, vazhdimi i aplikimit të akcizës në të njëjtin nivel krijon një disproporcion të dukshëm ndërmjet barrës fiskale dhe kapacitetit ekonomik të sektorit, duke cenuar parimin e drejtësisë dhe proporcionalitetit në taksim. Vetë legjislacioni shqiptar parashikon përjashtime për sektorë të caktuar (si peshkimi), çka përforcon argumentin për trajtim të diferencuar edhe për transportin publik.

TVSH-ja e rregulluar nga Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, aplikohet në nivelin standard 20%, duke rritur drejtpërdrejt çmimin përfundimtar dhe duke kufizuar aksesin në këtë shërbim esencial.

Duke qenë se transporti publik përmbush një funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve të rajonit ku kjo normë varion nga 0% deri në 5, kërkohet heqja e plotë ose reduktimi i TVSH-së.

Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar.

Ky mekanizëm, i parashikuar dhe i provuar më parë nga VKM nr. 225/2022, garanton transparencë, kontroll administrativ dhe shpërndarje të drejtë të fondeve publike, duke shmangur abuzimet dhe duke targetuar drejtpërdrejt nevojën reale të sektorit.

Këto kërkesa nuk përbëjnë privilegj për sektorin, por një domosdoshmëri për të garantuar vijimësinë e një shërbimi publik esencial, në përputhje me parimet kushtetuese të proporcionalitetit, barazisë në taksim dhe mbrojtjes së interesit publik.

Mosndërhyrja në këtë fazë do të çonte në pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, përmes reduktimit të shërbimit dhe rritjes së kostove sociale, duke e bërë ndërhyrjen jo vetëm të justifikuar, por të detyrueshme në funksion të stabilitetit ekonomik dhe social./Monitor.al

nafta cmimi i naftes trasnporti publik

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë