LIVE UPDATES
Aktualitet

Korporata e Investimeve, menaxhimi i pronave shtetërore nisi pa rregullore dhe kontroll publik

Vetë kreu i qeverisë prezantoi atë ditë disa nga pronat publike në kryeqytet që do të zhvilloheshin nga privatët duke shprehur se në këmbim, qeveria do të merrte zyra administrative, pa asnjë kosto.

1 Prill 2026, 18:09 Nga E. D

Korporata e Investimeve, menaxhimi i pronave shtetërore nisi pa rregullore

 “Shteti si sipërmarrës”, ishte ideja e kryeministrit Edi Rama, kur i dha Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), legjitimitetin të jepte me qira tokat publike, janarin e shkuar.

Vetë kreu i qeverisë prezantoi atë ditë disa nga pronat publike në kryeqytet që do të zhvilloheshin nga privatët duke shprehur se në këmbim, qeveria do të merrte zyra administrative, pa asnjë kosto.

Kjo nismë, sipas qeverisë do të garantonte shfrytëzimin “efikas të aseteve publike”. 

Kjo nuk ndodhi, të paktën sipas një raporti të zgjeruar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KLSH gjeti se AIC nuk e ka arritur qëllimin e saj për të ngritur një sistem që garanton shfrytëzimin e pronës publike në interes të qytetarëve. 

Janë të paktën tre projekte, ku KLSH ka gjetur shkelje; nga stadiumi Selman Stërmasi, ish-Kadastra (Hipoteka) dhe ish-ATSH.

KLSH
KLSH argumenton se për këto projekte nuk ka asnjë analizë të thelluar mbi përfitimin dhe kostot e as argumenta për dhënien e hapësirës:

“… konstatohet se nuk kanë një analizë se si janë arritur sipërfaqet e propozuara dhe që do të vihen në dispozicion nga Institucionet në bashkëpunim. Gjithashtu konstatohet se në lidhje me këto prona, janë kryer vetëm analiza të përgjithshme mbi çmimet referencë të tyre ose të tregut, por nuk janë të mirë argumentuara si dhe paraqesin paqartësi mbi përfitueshmërinë që mund të gjenerohet për AIC-në dhe Institucionet në bashkëpunim”

Njëkohësisht, raporti konstaton se nuk ekziston një dokument/rregullore/manual, mbi identifikimin dhe përzgjedhjen e tyre, si dhe nuk ka një analizë mbi përfitueshmërinë, kostove financiare, risqet potenciale, vlerën e shtuar të parasë, rentabilitetin e investimit.

Eksperti
Sipas ekspertit të ekonomisë, Ilir Ciko, mungesa e analizave të plota, studimeve të fizibilitetit dhe krahasimit me alternativa të tjera, përfitimet dhe risqet mbeten të paqarta dhe potencialisht të pabarabarta, duke krijuar rrezik për nënvlerësim të pronës publike.

Ai argumenton se ky keqmenaxhim dëmton në dy forma.

“I pari është dëmi i drejtpërdrejtë: kur pronat transferohen dhe kontratat nënshkruhen pa analizë përfitueshmërie dhe më pas rezulton se privati ka marrë aktive publike me vlerë shumë më të lartë se ajo e ofruar, kjo asimetri përfitimesh, sikurse dhe në rastet e dështimit të projektit, është e pakthyeshme ligjërisht pas nënshkrimit të kontratave. Dëmi i dytë është institucional: çdo projekt i iniciuar pa studim fizibiliteti është potencialisht i destinuar për dështim, model ky i dokumentuar tashmë me 8 projektet e viteve 2022–2023, ku shpenzimet për ekspertë të jashtëm arritën në 2,342,980 lekë pa asnjë projekt të vijuar në fazë të mëtejshme. Raporti e konsideron këtë model ‘efekt negativ financiar në buxhetin e AIC-së”.

Më tej, Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjen se ligji nr. 71/2019 dhe VKM-ja nr. 137, datë 06.03.2024 që i japin Korporatës, të drejtën e përdorimit dhe qiradhënies/shitjes/leasing të pronës shtetërore, nuk ka mekanizma që garantojnë siguri të pronës publike dhe vjen me risk të lartë.

“Kjo pavarësi paraqet një risk të lartë operacional dhe institucional mbi menaxhimin e pronave shtetërore, pasi proceset e saj nuk bazohen në legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e vetë AIC-së”, shkruhet në auditin e KLSH-së.

“Deri më 30.06.2024, raporti tregon se AIC nuk kishte hartuar asnjë akt nënligjor, rregullore apo manual specifik se si kryhet përzgjedhja dhe administrimi i pronave shtetërore” 

Referuar raportit, Komisioni i Eficiencës së Përdorimit të Pronës (KEPP) u ngrit më 08.07.2024, tej periudhës së auditimit. 

“Kjo do të thotë se gjatë të gjithë periudhës kur sipas VKM 328/2024 u transferuan 28 prona shtetërore tek AIC, institucioni nuk kishte asnjë procedurë të shkruar dhe të miratuar për menaxhimin e tyre”.

Pasojat
Për ekspertin Ciko, anashkalimi i prokurimit publik do të thotë që asnjë vendim i Korporatës nuk mund të ankimohet në KPP.

“Hapësira për mundësi abuzimi buron nga dy probleme ligjore, që lidhen mes tyre. Së pari dhe më kryesori, është anashkalimi i prokurimit publik: procedurat konkurruese të AIC nuk bazohen në legjislacionin shqiptar mbi Prokurimet Publike, por mbështeten ekskluzivisht në kompetencat dhe procedurat e vetë AIC-së, jo në Ligjin 162/2020, gjë që do të thotë se asnjë vendim i AIC mbi dhënien e pronave nuk mund të ankimohet tek Komisioni i Prokurimit Publik. 

Asnjë operator ekonomik nuk ka rrugë ligjore efektive ankimi. Problemi i dytë është vetë-rregullimi: AIC harton procedurat e veta, drejton proceset e veta, dhe nuk ka juridiksion të jashtëm i cili verifikon pajtueshmërinë paraprakisht, përjashtuar KLSH për auditimet ex-post. 

Kombinimi i të dy këtyre problematikave krijon premisa për favorizim selektiv, klientelizëm dhe abuzim”, sqaron për Faktoje, Ciko.

Klientelizmi 
Një tjetër rast që sjell KLSH në vëmendje, është ai i një klientelizmi të mundshëm.

“Kontrata e konsulencës me Fondacionin “Durrah City Football Academy”, themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, u nënshkrua pa procedurë të hapur konkurimi, me çmim 1% të vlerës totale të investimit, dhe AIC arkëtoi për shërbimin e konsulencës një shumë prej 50.000 euro”.

Analisti fiskal, Eduart Gjokutaj e quan këtë rast një shembull të “menaxhimit gri” të aseteve publike.

“Gjetja ilustron një zgjerim të paqartë të kompetencave të një korporate publike pa adresuar më parë dobësitë themelore të saj në menaxhim, kontabilitet dhe parandalim të konfliktit të interesit. Po ashtu, shfaqet mungesë transparence dhe vlerë e paqartë e shtuar. Nuk rezulton se shërbimi i konsulencës është dhënë pas një procedure konkurruese apo se ka sjellë një diferencë të matshme krahasuar me një konsulent privat të pavarur”, argumenton për Faktoje, Gjokutaj, duke theksuar edhe një konflikt të mundshëm interesi.

Në këtë drejtim, edhe eksperti Ciko vëren një model të klientelizmit institucional.

“Fakti që dy entitete shtetërore lidhin kontratë direkte me përfitues të tretë privat pa garë, është model i klientelizmit institucional: burimet publike ridrejtohen sipas preferencave, jo sipas konkurrencës në treg. 

Precedenti i krijuar është problematik për të ardhmen. 

Me një vendim qeverie u transferuan 28 prona pa analizë të publikuar të vlerës, pa debat publik, pa rivlerësim të pavarur. Çdo qeveri mund të përdorë të njëjtin mekanizëm në të ardhmen: identifikon prona, propozon VKM transferimi tek AIC, dhe pastaj AIC i jep ato me procedurat e brendshme duke realizuar de facto një privatizim alternativ ku prona publike ndryshon pronësi nëpërmjet një institucioni ndërmjetës pa procedura transparente dhe mekanizëm efektiv ankimimi”, shprehet ai.

Projektet e pakryera 
Një tjetër gjetje e KLSH-së në Korporatën është vlera e lartë e humbjeve financiare, rreth 140 mln lekë, për shkak të moskryerjes së projekteve dhe shpenzimeve të personelit:

“Nga viti në vit humbjet kanë ardhur në rritje të konsiderueshme, duke ndikuar në treguesit e performancës ekonomike-financiare të shoqërisë, si dhe nga strukturat drejtuese të AIC-së, nuk janë ndërmarrë masa konkrete mbi analizimin e situatës ekonomike-financiare me qëllim eliminimin e humbjeve dhe reduktimin e shpenzimeve, veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 71/2019“, raporton KLSH e cila rekomandon AIC të hartojë dhe miratojë një plan strategjik të detajuar për menaxhimin e projekteve, duke përcaktuar qartë burimet e të ardhurave dhe duke synuar rritjen e eficiencës dhe gjenerimin e të ardhurave të qëndrueshme”

Ciko argumenton se nisur nga këto gjetje, struktura e AIC nuk rezulton eficiente.

“Nga këndvështrimi i politikës publike, pyetja reale nuk është nëse AIC mund të reformohet, por nëse modeli i saj aktual, si operator i pronave shtetërore dhe kapital shtetëror të garantuar, është i reformueshëm. Treguesit e auditimit dëshmojnë se pa ndryshuar strukturën e incentivave (lidhje pagash me performancën, kufij administrativë, mekanizma llogaridhënie etj) dhe pa integruar procedurat në kuadrin e prokurimit publik, çdo reformë institucionale, mbetet e pjesshme dhe sipërfaqësore”, shprehet Ciko.

Sipas analistit Gjokutaj, gjetjet e KLSH-së nënvizojnë “nevojën urgjente për një reformë më të thellë të Korporatës së Investimeve Shqiptare, në mënyrë që roli i saj si entitet publik të mos cenojë parimet e menaxhimit të mirë të fondeve të taksapaguesve shqiptarë”

Përgjigjet e AIC
Faktoje.al i drejtoi disa pyetje zyrës së medias pranë AIC.

Nga ana e saj AIC na referoi tek sqarimet, që i ka dhënë KLSH-së gjatë auditimit.

Për rekomandimet dhe gjetjet mbi argumentimin e përzgjedhjes së projekt-ideve, AIC thotë se “ka marrë masat duke filluar punën për hartimin e një manuali për hartimin e projekt-ideve dhe procedurave që do të ndiqen. AIC nuk zhvillon vetëm projektet që mund t’i përzgjedhë me iniciativën e vet në funksion të përmbushjes së funksioneve të saj, por zhvillon dhe projekte që vijnë me kërkesë nga Partnerë Publik/Privat apo me akte të veçanta të miratuara”

Në përgjigje të këtij qëndrimi KLSH sqaron se rekomandimi “i adresohet hartimit të një metodologjie mbi përzgjedhjen e projekt-ideve, me qëllim përzgjedhja e tyre të jetë e mirë argumentuar dhe me analiza të detajuara, si një tregues i sigurimit të transparencës gjatë fazës së përzgjedhjes dhe mirë argumentimit të secilit projekt-ide të seleksionuar”

AIC argumenton pajtimin e ekspertëve të jashtëm, në fazë fillestare, duke thënë se procesi është kryer me tarifa “modeste” pa ndikim negativ financiar. 

“Në këtë kontekst, duhet specifikuar se sekuenca e këshillueshme e veprimeve është që analiza e projektit të investimit (ku hyn roli ekspertëve) duhet t’i paraprijë aktit të transferimit të një aseti, dhe jo anasjelltas, në mënyrë që të minimizohen risqet që dalin nga marrja në pronësi apo posedim të një aseti, pa patur qartësi mbi detyrimet që mund të kenë dhe përdorimin fundor të tyre”, thotë AIC në raport. 

Në kundërshtim, KLSH thotë se, shpenzimi pa shfrytëzuar pronën është me risk të lartë dhe pa dobi dhe rithekson rekomandimin që të mos kontraktohen ekspertë të jashtëm pa u transferuar prona./Faktoje.al

edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje