8 Mars 2026, 12:40
Nga I.A
Policia e Durresit
DURRËS- Dy të reja nga Brazili janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni.
Mësohet se pas hekruave ranë shtetaset me inicialet N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 15”. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi 2-javor me metoda speciale hetimi. Kishin marrë me qira dy ambiente të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Arrestohen 2 shtetase braziliane. Procedohet penalisht pronari i ambienteve, si dhe një shtetas për prostitucion. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi fazën e 15-të të operacionit policor të koduar “Storm”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, të dyshuara për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në vijim të veprimeve procedurale u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetas 22 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, 8 aparate celularë, një DVR, karta telefonike, 2 blloqe shënimesh, si dhe 2 sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset e arrestuara kishin marrë me qira dy ambiente në rrugën “Dalip Peza”, lagjja nr. 17, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, njëra prej shtetaseve të huaja refuzoi të hapte derën e ambientit ku ndodhej, e cila u hap më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
policia e durresit
Aktualitet
8 Mars 2026, 09:12
I.A
Policia
TIRANË- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belsh ditën e sotme. M&eu...
Aktualitet
8 Mars 2026, 09:06
I.A
LEVAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë k...
Aktualitet
8 Mars 2026, 08:22
I.A
TIRANË– Sot është 8 Marsi, e njohur si Dita e Gruas. Për më shumë se një shekull njerëzit në mbarë bot...
Aktualitet
8 Mars 2026, 08:20
I.A
TIRANË- Sot është 8 Marsi, e njohur si Dita e Gruas, por që në shumë vende quhet dhe si Dita e Nënës. Në shum&eum...
Aktualitet
8 Mars 2026, 07:35
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën...
Aktualitet
7 Mars 2026, 20:45
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar në Perugia. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi...
Aktualitet
7 Mars 2026, 19:35
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasj&e...
Aktualitet
7 Mars 2026, 18:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar mesazhin e drejtuesit t&eu...
Aktualitet
7 Mars 2026, 17:52
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- SPAK ka zbardhur 4 raste të trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të grupi të...
Aktualitet
7 Mars 2026, 17:13
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Shoferi 39-vjeçar, i cili u përfshi në aksidentit e 3 marsit, në autostradën Naro-Camastra të Si...