LIVE UPDATES
Aktualitet

KLP synon të rikthejë në detyrë prokurorin e shkarkuar, VOA: ONM është e shqetësuar

Në vitin 2020, zoti Cani, i cili ishte dhe anëtar i KLP-së, u la jashtë sistemit të Drejtësisë, pas një vendimi të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kolegji shpjegoi se kishte gjetur problem në deklarimin e tij të pasurisë, papërshtatshmëri profesionale dhe se kishte cënuar besimin të Drejtësia.

1 Prill 2023, 21:30 Nga I.A
KLP synon të rikthejë në detyrë prokurorin e shkarkuar, VOA:
ONM

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), struktura e cila mbikëqyr procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, shprehu të shtunën shqetësimin ndaj një projekt-vendimi të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), i cili synon rikthimin në detyrë si prokuror të zotit Besnik Cani.

Në vitin 2020, zoti Cani, i cili ishte dhe anëtar i KLP-së, u la jashtë sistemit të Drejtësisë, pas një vendimi të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Kolegji shpjegoi se kishte gjetur problem në deklarimin e tij të pasurisë, papërshtatshmëri profesionale dhe se kishte cënuar besimin të Drejtësia.

Zoti Cani ankimoi çështjen e tij në Gjykatën e të drejtave europiane të njeriut (GJEND) në Strasburg. Në tetor të viti të shkuar Gjykata tha se kishte gjetur shkelje në procesin ndaj zoti Cani, duke vlerësuar se ish prokurorit i ishte cënuar “e drejta për një gjykatë të krijuar me ligj”, duke iu referuar faktit që pjesë e trupës gjykuese kishte qenë anëtari i Kolegjit Luan Daci, i shkarkuar pasi të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar e gjetën atë fajtor për “falsifikim të dokumentave”. Gjykata e Strasburgut megjithatë rrëzoi kërkesën e tij për rikthimin e menjëhershëm në detyrë, apo njohjen e dëmshpërblimit financiar duke konsideruar se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për ish prokurorin Cani, do të ishte rihapja e procesit dhe rishqyrtimi i çështjes.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, është ende në fuqi, por KLP-ja duket se nuk e ka marrë në konsideratë një fakt të tillë, ndonëse Kolegji është një organ që për nga kompetencat në rastin e njerëzve të Drejtësisë, është i barabartë me Gjykatën Kushtetuese.

Duke vënë në dukje faktin se vendimi ndaj zotit Cani është ende në fuqi, ONM-ja shprehet se rikthimi në detyrë i zotit Cani nga ana e KLP-së “do të përcillte pasiguri ligjore dhe do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të KPA-së”.

Po ashtu duke ju referuar vendimit të Gjykatës së Strasburugut, ONM-ja “vëren se GJEDNJ-ja konstatoi se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se kërkuesi e kërkon këtë rihapje” duke sjellë në vëmendje se “GJEDNJ-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e zotit Cani për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm, marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kërkuesit”. Për këtë arsye ONM-ja thekson “se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar".

Po ashtu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nënvizon se “është tejet e rëndësishme të sigurohet që të gjitha institucionet shtetërore dhe autoritetet gjyqësore të respektojnë pavarësinë dhe juridiksionin eksluziv të organeve të vetingut, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe të mos ndërmarrin veprime që bien drejtpërdrejt ndesh me vendimet përfundimtare të vetingut”.

Qëndrimi i ONM-së u publikua në faqen zyrtare të Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë. Atij i bëri jehonë përmes një Twitter-i dhe ambasada amerikane.

Instituti për studime publike dhe ligjore ( ISPL), i fokusuar në çështjen që lidhen me Drejtësinë ngriti po ashtu shqetësimin për “injorimin e një vendimi të zbardhur të GJEDNJ-së” dhe atë që e cilëson “një standart kaq të ulët nga organi më i lartë i emërimeve në prokurori në vend”. Në një postim në Twitter, Instituti ngriti pyetjen nëse bëhej fjalë për një “keqlexim të vendimit të GJEDNJ-së apo vlerësim nepotik për një ish anëtar” të KLP-së. Projekt-vendimi për zotin Cani, ishte në rendin e ditës së KLP-së dy ditë më parë, por ky organ vendosi në momentin e fundit që të shtynte vendimmarrjen, për të marrë në shqyrtim dhe një relacion të Avokatit të Shtetit.

Marrë nga VOA

onm besnik cani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen