LIVE UPDATES
Aktualitet

Kodi Penal do të rishikohet/ Ministria e Drejtësisë nis konsultimet për ndryshime të rëndësishme në ligjin e vjetër

Përafrimi i akteve në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe pornografisë së fëmijëve është parashikuar të kryhet brenda vitit 2025, prandaj Ministria e drejtësisë shpjegon se ka nevojë për një ndryshim të Kodit ekzistues, veç angazhimit për Kodin e ri Penal. 

25 Tetor 2025, 15:30 Nga E. D
Kodi Penal do të rishikohet/ Ministria e Drejtësisë nis
foto ilustruese

TIRANË- Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gjendet në fazë diskutimi. Ministria e Drejtësisë ka nxjerr në konsultim disa shtesa të legjislacionit në përputhje me objektivin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Përafrimi i akteve në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe pornografisë së fëmijëve është parashikuar të kryhet brenda vitit 2025, prandaj Ministria e drejtësisë shpjegon se ka nevojë për një ndryshim të Kodit ekzistues, veç angazhimit për Kodin e ri Penal. 

Ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e territorit përmes ndërhyrjes në Kodin Penal lidhur me ndërtimet e paligjshme, zënien e tokave dhe zjarrvëniet si dhe do të rris masat ndëshkuese për funksionarët publikë të përfshirë në ndërtimet pa leje me dënim deri në 7 vite burg dhe heqje e të drejtës për të punuar në administratë deri në 5 vjet; në rast se ndërtimi kryhet brenda zonave të mbrojtura dënimi shkon deri në 10 vjet burg.

Shkaktarët e zjarrit me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, rrezikojnë deri në 15 vjet burg, si dhe toka në zonat e prekura nga zjarri në pyje nuk mund të ndryshohet brenda një periudhe deri në tridhjetë vjet. Gjithashtu parkimi në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve të emergjencës apo këmbësorët do të njihet si vepër penale e sanksionuar me gjobë ose burg deri një vit.

Një dispozitë e re është mbi kriminalizimin e mashtrimit që ndikon në interesat financiare të BE-së. Kur keqpërdoren fondet, në pranga deri në 5 vite, dhe kur shifra kalon mbi 50 mijë euro; dënimi rritet deri në 10 vite. Në projektligj janë parashikuar edhe sanksione për rastet që përfshijnë prodhimin e sasisë të konsiderueshme narkotikësh dhe substancash që kanë shkaktuar dëme serioze në shëndetin e personave, me burgim deri në 20 vite.

Do të shtohet doza e dënimeve për abuzimet seksuale dhe mbrojtja e fëmijëve që janë viktima të veprave penale si pornografia apo prostitucioni; ku futet edhe neni i ndalimit të përkohshëm ose të përhershëm i autorit për ushtrimin e aktiviteteve profesionale që përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë dhe të rregullt me të mitur, si një dënim shtesë së bashku me atë kryesor.

Kur një fëmijë kërcënohet apo nxitet për të marr pjesë në prostitucion pa mbushur 14 vjec ka masën deri në 15 vite burgim; jo më pak se aq kur vepra kryhet nga një anëtar i familjes së fëmijës apo nga persona në funksione shtetërore. Edhe udhëtimet për qëllime seksuale kundrejt shpërblimit apo jo riskojnë deri në 6 vite burg.

Ndryshimet synojnë edhe përmirësimin e kuadrit ligjor për përshkrimin e sjelljeve terroriste apo pjesëmarrjen në organizata të tilla; ndërsa risia do të jetë shtimi i një vepre penale që lidhet me provokimin publik për të kryer një vepër penale terroriste, marrjen e trajnimit për terrorizëm, udhëtimin për qëllime terrorizmi, organizimin ose lehtësimin e udhëtimit për qëllime terrorizmi; arrijnë dënimet deri në jo më pak se 15 vjet.

Projektligji i cili përmban 51 nene me miratimin e tij kërkon të përforcojë mesazhin e Shqipërisë për angazhim të pakthyeshëm në integrimin evropian, duke rritur besueshmërinë ndaj partnerëve ndërkombëtarë, gjithashtu të reduktojë riskun e përfshirjes së sistemit financiar shqiptar në skema pastrimi parash, të rris nivelin e transparencës dhe të kontrollit financiar, si dhe të mbrojë të drejtat e njeriut./Top Channel

kodi penal

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë