Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Advanced Business Solution dhe Datalog janë në luftë të ashpër me AKSHI-n. Deri pak ditë më parë, ato kishin 4 tendera të mëdhenj të AKSHI-t në procedurës ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik. Por befas, në datën 12 gusht në faqen e KPP-së u shfaqën kërkesat e të dy kompanive për tërheqjen nga ankimimi i secilit prej tenderave në proces.
TIRANË- Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t.
Në shkresë, kompania me pronarë Gerond Meçen thotë se kërkesën për t'u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush tjetër që i ka piratuar llogarinë në e-Albania.
"Ditën e sotshme, me datë 13.08.2025 jemi vënë në dijeni përpara faktit se me datë 12.08.2025, persona të paautorizuar kanë arritur të ndërhyjnë në llogarinë tonë në e-albania duke ngarkuar dokumente në seksionin e ankesave drejtuar institucionit tuaj sipas të cilave deklarohet “dorëheqje e ankimit të paraqitur” për disa procedura prokurimi," thuhet në shkresën urgjente që kompanitë Advanced Business Solutions dhe Datalog i kanë nisur komisionit të Prokurimit.

Shkresa e ABS ne KPP
Advanced Business Solution dhe Datalog janë në luftë të ashpër me AKSHI-n. Deri pak ditë më parë, ato kishin 4 tendera të mëdhenj të AKSHI-t në procedurës ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik. Por befas, në datën 12 gusht në faqen e KPP-së u shfaqën kërkesat e të dy kompanive për tërheqjen nga ankimimi i secilit prej tenderave në proces.
Ky vendim zgjoi jo pak habi në tregun e IT-s, teksa të gjithë përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, që Geron Meçe ishte tërhequr nga lufta ballore me AKSHI-n. Por tashmë kompania thotë se nuk e ka bërë ajo tërheqjen.
Kompania Advanced Business Solutions ka kontrata për sigurinë kibernetike në disa institucione të shtetit shqiptar. Por kompanisë, që duhet të ruajë integritetin e infrastrukturës kibernetike të shtetit i kanë piratuar llogarinë e saj në e-Albania.
Deri dy vjet më parë ABS ishte kontraktori kryesor i AKSHI-t duke marrë miliarda lekë tendera me gara të kompromentuara dhe madje edhe me procedura sekrete. Por në mënyrë të papritur, në gjysmën e dytë të vitit 2023 kompanisë iu heq çdo akses nga fondet publike. Vendin e ABS si kontraktori më i madh në tenderat e AKSHI-t e mori Soft & Solution e Ermal Beqirit.
Që nga ajo kohë, ABS e Gerond Meçes ka ankimuar thuajse çdo tender të zhvilluar nga AKSHI. Situata u bë aq kritike saqë e çoi AKSHI-n në bllolkim të plotë dhe këtë vit Agjencia nuk ka arritur të mbylle dot asnjë procedurë prokurimi, ndonëse ka tenderuar mbi 70 milionë euro./ Kapitali.al
arjola hysa TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe ...
belinda balluku TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë ditën e sotmë me dije pë...
foto nga vendngjarja FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në ...
van damme SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçari...
Foto TIRANË- Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj ...
Xhesion Toromenin FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thik...
Ramadan Zoto, VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksionin, ku u vu në pranga Ramadan Zoto, i cili ishte shpallur në...
Marjola dhe Pandeli Nakoleci GREQI- Disa orë pas krimit makabër të regjistruar në Volos është identifkuar autori dhe viktima....
Foto TIRANË- Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjith&eu...
Xhesion Toromëni FIER- Xhesion Toromëni, autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme t&eum...