6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Terminali i mineraleve nga u nisën mbetjet e dyshuara si toksike do të menaxhohet nga një kompani kroate, pas blerjes së aksioneve me një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh.
DURRËS- Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit më 31 korrik 2024, pasi ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh, sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kontrata e shitjes në favor të kompanisë kroate “SCAPHA D.O.O” u nënshkrua në qershor dhe u finalizua në fund të korrikut, pas marrjes së miratimit nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Kompania gjermane e menaxhonte kalatën lindore përmes kompanisë së themeluar në Shqipëri, EMS APO që prej vitit 2013, kur fitoi një koncesion 35-vjeçar nga qeveria në largim e ish-kryeministrit Sali Berisha. Një dekadë më pas, vazhdimësia e koncesionit u vendos në pikëpyetje nga planet për zhvendosjen e portit dhe zëvendësimin e tij me “Durrës Port Yachts and Marina” i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me investitorin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Muhamed Alabbar.
Kompania blerëse rezulton një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në Kroaci me adresë në Split, e cila merr përsipër sipas kontratës dy-palëshe të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontrata koncesionare.
“SCAPHA D.O.O” nuk ka depozituar në qendrën kombëtare të biznesit pronarët fundorë, por sipas të dhënave të siguruara nga burime të hapura drejtohet nga Filip Rogošić, një biznesmen i ri kroat dhe drejtues i portit të Splitit.
Kalata lindore e portit të Durrësit, e transformuar në një terminal mineralesh, u vendos në qendër të debatit publik gjatë muajit gusht për shkak të nisjes prej tij të kontenjerëve që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike nga fabrikat e kompanisë “Kurum International”.
‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, më 5 gusht ngriti alarmin se dy anije kontenjerësh të linjës Maersk kishin ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.
Pas publikimit të skandalit, qeveria shqiptare është përpjekur të heqë fajin nga vetja duke fajësuar kompaninë koncensionare të portit dhe kompaninë Kurum si përgjegjës./ BIRN
Foto ilustruese GREQIA- Katër bullgarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare shq...
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në aksin rr...
Policia italiane ITALIA- Një emigrant shqiptar, prej vitesh rezident në provincën e Breshias, u arrestua nga karabinierët dhe Guar...
Foto ilustruese ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për t...
Klea Prenga dhe motrat Berisha TIRANA- Babai i Klea Prengës, Mëhill Prenga, vajza e së cilit u sulmua brutalisht disa javë më...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi së fundmi rregulloren “Për përcaktimin e penaliteteve t...
Foto ilustruese TIRANA- Monitorimi i ujërave të detit në plazhet e vendit ka nxjerrë në pah përkeqësimin e gjendjes n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia po rrit ekspozimin ndaj sektorit të ndërtimit, edhe pse tregu ka dhënë shenja të ngadalësimi...
Foto ilustruese TIRANA- Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve, Eurostat vuri në ...
Foto ilustruese TIRANA- Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ...