Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Kraja: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra, kanë ndryshuar aktivitet, janë shtrirë deri në Dubai
Kraja tha se vrasjet e ndodhura së fundmi tregonin sesa të egra ishin bërë grupet kriminale në vend ndërsa tha se falë bashkëpunimit me policinë italiane, ishin arrestuar në total 120 persona dhe ishin sekuestruar rreth 7 ton drogë.
8 Nëntor 2022, 09:58Nga F.M
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja është shprehur se grupet kriminale shqiptare kanë shtrirë aktivitetin e tij kohët e fundit. I pranishëm në konferencën me prokurorët italianë, Hoxha tha se droga e klaneve shqiptare tregtohet edhe në Dubai.
Kraja tha se vrasjet e ndodhura së fundmi tregonin sesa të egra ishin bërë grupet kriminale në vend ndërsa tha se falë bashkëpunimit me policinë italiane, ishin arrestuar në total 120 persona dhe ishin sekuestruar rreth 7 ton drogë.
"Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër, këtë gjë e ka vërtetuar dhe vijueshmëria e ngjarjeve kriminale, ngjarje e ndodhura së fundmi,"- tha Kraja.