Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Festimet kanë nisur që të shtunën në mbrëmje me meshën e madhe, e cila u zhvillua në të gjitha kishat katolike, dhe kulmojnë me drekën tradicionale të së dielës.

TIRANË- Sot, besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë Pashkët, ditën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit fetar. Festimet kanë nisur që të shtunën në mbrëmje me meshën e madhe, e cila u zhvillua në të gjitha kishat katolike, dhe kulmojnë me drekën tradicionale të së dielës.
Në vigjilje të kësaj feste të shenjtë, besimtarë të të gjitha moshave u bashkuan për të kremtuar Pashkën e Madhe. Në kryeqytet, në katedralen “Shën Pali”, mesha e ringjalljes së Krishtit filloi pak pas orës 22:00.
Mëngjesi i Pashkës vjen me një atmosferë të veçantë, ku tradita dhe besimi ndërthuren në çdo detaj. Dita nis simbolikisht me vezën dhe bukën e bekuar, ndërsa më pas besimtarët drejtohen drejt meshës së së dielës, e cila fillon në orën 10:00.
Pas ceremonisë, vijon një nga momentet më të dashura: shkëmbimi dhe thyerja e vezëve të kuqe, një rit që shoqërohet me urime të përzemërta mes njëri-tjetrit për këtë ditë të shenjtë.
Festa vazhdon në familje, ku të gjithë mblidhen rreth tryezës për të ndarë gëzimin dhe për të shijuar gatime tradicionale si mishi i pjekur, byrekët e ndryshëm, lakrori dhe vezët.
Përtej festimeve, Pashkët mbartin edhe një mesazh të thellë shpirtëror: është një ditë faljeje, pajtimi dhe lënies pas të mërive. Për besimtarët, ajo mbetet një nga festat më të rëndësishme të kalendarit katolik, një moment për të uruar shëndet, mbarësi dhe paqe në jetën e gjithsecilit./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Një i dënuar ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në ambientet e Qendra Spitalore Universitare &ldq...
Brunilda Lahe TIRANË- Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka treguar në “Elevate By Floriana” peripecitë e saj dhe bashkësh...
Shqipëria po teston nëse trashëgimia e saj historike mund të shndërrohet në motor ekonomik, përmes rijetëzimit të...
Investimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të tretin vit radhazi në 2025. Të dh&eum...
Çfarë kërkon BE-ja për qytetet shqiptare, ku qëndron vendi sot dhe cilat janë sfidat kryesore të zbatimit në terren....
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellë...
TIRANË- Në Katedralen Katolike në Tiranë, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të marrë pjesë...
SPANJË- Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar...
EKUADOR- Hernán Ruilova Barzola, një sipërmarrës nga provinca e El Oro-s në Ekuador, dyshohet si drejtuesi i një rrjeti krimin...
SHKODËR- Një aksident i rëndë pune në zonën industriale të Shkodrës ka nxjerrë në dritë aktiviteti...