LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza për punëtorë në fasoneri është thelluar, eksperti: Njerëzit po ikin çdo ditë

Megjithatë, ajo që gati e dërgoi në kolaps këtë sektor ishte prishja e ekuilibrit relativisht të qëndrueshëm euro/lek që i gjeti krejt të papërgatitur dhe ua shtoi edhe më shumë vështirësitë.

15 Shtator 2022, 13:10 Nga DOSJA
Kriza për punëtorë në fasoneri është thelluar,
Foto Ilustruese

TIRANË- Me kostot që rriten përditë dhe mungesën e punëtorëve, sektori i fasonerisë mezi po i mbijeton tregut. Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës Pro-Eksport thotë për Gazetasi.al se tregu për momentin ka nevojë për rreth 20 mijë punëtorë.

Ai shton se ndonëse ka patur një trend në rritje të lehtë për punonjës të mëparshëm që po rikthehen të nxitur nga pasiguria ekonomike, oferta është shumë larg nevojave për vende pune që sektori kërkon.

Edvin Prençe thotë se sektori mezi po mbijeton
Edvin Prençe thotë se sektori mezi po mbijeton

Numri i punonjësve të munguar është rritur me 5 mijë që nga viti i kaluar. Emigracioni është arsyeja kryesore. “Njerëzit po largohen çdo ditë jashtë vendit. Një rigjenerim i një fashe moshe me punonjës të rinj në moshë po kthehet në tabu dhe gati po fillon të zhduket.

Kriza për fuqi punëtore ka kohë që po ndihet në të gjithë botën edhe në Amerikën e Largët. Kostot që rriten përditë për të mbajtur aktiv një biznes në sektorin ‘Manifakturë të veshjeve dhe këpucëve’ si dhe gjetja e punonjësve per makineri qe rrinë bosh në fabrikat tona, po kthehet sfida e momentit për të mbijetuar”, vijon Prençe për Gazetasi.al. Rritja e kostos së energjisë, karburantit,mungesa e likuiditetit që kanë bizneset për investime dhe mos mbështetja e qeverisë sipas Prençes po favorizojnë vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Konkurrentët tanë në vende si Maqedonia apo Serbia janë të mbrojtur dhe të mbështetur nga shtetet e tyre. Rreziku që firmat e huaja të cilët bashkëpunojnë me ne të largohen drejt këtyre vendeve është tepër i lartë”, shton ai për Gazetasi.al. Për të sektori është “zemra e ekonomisë” shqiptare. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti të ardhurat nga fasoni arritën në 340 milionë euro ndaj sipas tij qeveria duhet t’i mbështesë më shumë.

Megjithatë, ajo që gati e dërgoi në kolaps këtë sektor ishte prishja e ekuilibrit relativisht të qëndrueshëm euro/lek që i gjeti krejt të papërgatitur dhe ua shtoi edhe më shumë vështirësitë.

 “Prej kur euro nisi rënien graduale në verë, sektori i manifakturës së veshjeve dhe këpucëve pati një humbje deri në 20%. Pati një rënie të prodhimit të brendshëm dhe një ulje të faturimeve dhe të ardhurave që biznesi ka. Kjo ulje e tyre patjetër që çoi në mungesë likuditeti për të bërë investimet e nevojshme dhe për të patur mundësi për të shtuar fonde të reja pune”, tha ai më tej.

Një tendencë e re, hapen linja prodhimi në zonat rurale

Kjo mungesë e fuqisë punëtore ka krijuar tendenca të reja në Shqipëri duke hapur linja të reja prodhimi në zonat rurale, aty ku me parë nuk ka ekzistuar industria.

Linjat e reja prodhuese me qëllim rritjen e prodhimit janë vënë si kusht nga klientët e huaj në mënyrë që të mos shkojnë në një vend tjetër.

“Edhe këtu po ndeshemi me vështirësi dhe kosto me përgatitjen profesionale të këtyre punonjësve.

Këto kosto pothuajse po përballohen plotësisht nga vetë bizneset dhe nuk ka inicativa për mbështetjen e këtyre bizneseve. Kostoja minimale për ngritjen e një linje të zakonshme, varion nga 80.000 deri në 100.000 euro”, mbyll Prençe për Gazetasi.al.

Marrë nga GazetaSi

fasoneri edvin prençe


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet