LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i çojmë në SPAK

• Zbulohet skandali me evazionin fiskal. •Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë sot në një konferencë për mediat. •Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë. • Për inceneratorin janë kryer evazion fiskal 30 milion dollarë fiktive. • Shembull është marrë kompania Am co&co. Kjo kompani ka produkte fruta ushqime dhe uji i pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje. • Pronarë kompanish janë edhe dy të moshuar 94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Të moshuarit janë Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi. •Kjo e fundit jeton në një azil. • Kryemadhi tha se do të dërgojë dokumentat në SPAK për të nisur edhe hetimet.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Afera e pastrimit të parave/ Kryemadhi: Ja skema si Rama po përdor të moshuarit për të nënshkruar kontratat

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se kartat e identitetit të pensionistëve përdoren për të nënshkruar kontrata që bëhen milionerë, ndërkohë jetojnë në azil, pra të moshuarit përdoren.

E ftuar në "Task Force', Kryemadhi komentoi edhe rastin që denoncoi me 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi e cila figuron pronare e një kompanie 30 mln dollarë dhe që ka përfituar deri në 5 mln euro si punë e paguar nga inceneratorët. Sipas Kryemadhit, Rama përdor të moshuarit përmes këtyre skemave ndërsa shtoi se SPAK është nën presionin e kryeministrit.

"Merren njerëz, u faturohen miliona euro. Problemi fillon te Ministria e Financave. Ose drejtësi e kapur, e pranoj që SPAK-u është nën presionin e Ramës e Veliajt. Nëse bie Veliaj bie Edi Rama, asnjëri nuk e mban njëri-tjetrin. Skema e evazionit fiskal janë para të buxhetit të shtetit, për të pastruar paratë e drogës. Rama merr 90-vjeçaren e bën pronare të 30 mln eurove e cila është pa shtëpi,"-tha Kryemadhi.

3 VITE ME PARE

Ky është 'çifti' i 95-vjeçarëve që kanë kompani me vlerë 30 milionë dollarë (FOTO)

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialise për Integrim, Monika Kryemadhi, denoncoi sot fakte të reja për aferën e pastrimit të parave. Kryemadhi tha se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse. Edhe pse në fakt, njëra jeton në azil, ndërsa tjetri është 94 vjeç.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

 

3 VITE ME PARE

'Bir, ktheji sytë nga unë'/ Ja çfarë kërkonte një vit më parë e moshuara që u mashtrua në skemën e inceneratorëve

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Haxhire Gurakuqi

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që figuron të ketë një pasuri 30 milionë dollarë, si pjesë e një skeme evazioni fiskal nga inceneratorët një vit më parë i bënte thirrje të birit përmes ekranit të News 24 që të kujdesej për të.

“Këtu kam një vit e tetë muaj. Në fillim e kisha shumë të vështirë për shkak të mentalitetit. Kur ra tërmeti u shemb shtëpia. Isha me qira nëna. Dola e pastrehë. Deri në vitin 1997 kam jetuar me djalin. Por djali u martua dhe do nusen më tepër. Por nusja ka xhepin  e vet. Unë kam xhepin tim. Kisha 20 vite që isha ndarë. Isha me qira. Me pensionin tim paguaja ujë dhe drita dhe qiranë”, shprehej ajo një vit më parë.

Në një denoncim publik, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi edhe rastin e dy të moshuarve, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi./Syri.net

3 VITE ME PARE

E moshuara që rezulton me pasuri 30 mln euro: Më mori në telefon gjithë Përrenjasi, u habitën se u bëra biznesmene

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Haxhire Gurakuqi

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.

“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.

Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.

“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara./BW

3 VITE ME PARE

SHPJEGIMI- Si u krye evazion fiskal "nën hundën" e shtetit, mbulimi perfekt për mashtrimin

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet një skemë mashtimi me anë të TVSH-së, që u ka vjedhur miliona euro taksapaguesëve shqiptarë. Skema është më e thjeshtë sa nuk bëhet. Denoncimi u bë sot nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një konferencë për shtyp, në prani të gazetarëve, Kryemadhi e cilësoi investigimin e sotëm si rastin më flagrant kur kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë kapur me "presh në dorë". Janë hapur 24 kompani fantazmë, që kanë blerë kanë shitur duke bërë xhiro marramendëse.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Psh; kompania AMPP, e themeluar nga dy persona të moshuar, ka raportuar për një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve zbulohet mashtrimi. Kompania blen fruta ekzotikë, ujë dhe shet zhavorr, hekur madje dhe bitum. Frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Faturat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, ndërsa shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Kompanitë që kanë blerë fruta dhe ujë, i kanë pastruar 30 mln euro inceneratorit të Tiraanës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderave publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe 20% e TVSH-së.

Për të humbur gjurmët, kompanitë shiten tek persona të tjerë, tek të moshuar si psh. Thanas Canit dhe Haxhire Gurakuqit, por edhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje me botën e biznesit, si pensionistë dhe kamarierë. Këtë janë respektivisht 95 dhe 94 vjeç, por pretendohet se kanë blerë biznese me 35 milionë, gati 30 milionë dollarë.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Këto kompani janë përdorur edhe për në procesin e rindërtimit në mënyrë që të rriteshin fiktivisht kostot. Shumë kompani që kanë bërë blerje në këto kompani fiktive për të justifikuar kostot e rindërtimit, të cilat kanë ardhur si rezultat i përfitimit të pagesave përpara tenderave apo gjëra të tjera apo dhe përfitimin e tenderave të tjerë që kanë të bëjnë. Ka edhe kompani që kanë bërë tenderat e rrugëve.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Në total, evazioni fiscal kap shifrën e 189 milionë dollarësh , të cilat janë para të cilat kanë dalë nga buxheti i shtetit. Sepse pjesa më e madhe e tyre janë para që vijnë nga kompanitë që kanë marrë para nëpërmjet prokurimeve publike dhe nëpërmjet koncesioneve. Të gjitha dokumentat janë bërë publike për mediat, ndërsa Monika Kryemadhi premton një padi në SPAK për skandalin e publikuar sot. Ndërsa tregoi edhe mënyrën sesi kanë përfunduar në gjurmët e këtij hetimi.

Sipas saj, hetimi është bërë nga LSI dhe ekspertë të fushës, të cilët janë të paktë në numër për të mos dekonspiruar aksionin dhe hetimet e tyre. Ndërkohë që në Shqipëri ka plasur skandali, kryeministri Edi Rama dhe asnjë prej anëtarëve të kabinetit nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me çfarë pretendohet.

3 VITE ME PARE

Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Klodian Tomorri

Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te ndryshme rezulton pronare e kompanise Koleci 2003 dhe Sopotonia. Madje edhe administratore.

Haxhireja nuk e ka patur asnjehere idene se ishte pronare.

Tek te njejtat kompani dalin here aksionere, here administratore edhe cifti i ketyre te moshuarve 95 vjecare.

Edhe keta nuk e kane pasur idene qe kane patur ndonjehere kompani. U jane falsifikuar firmat ose jane mashtruar nga pronaret e vertete te kompanive, te cilet pasi benin mashtrim me tvsh benin kontrate sikur ja u shisnin kompanine ketyre te moshuarve.

Nje pjese e atyre pronareve, qe kane bere kete pune jane arrestuar dhe denuar me burg nga 1 vit e gjysme deri ne 4 vjet. Por problemi eshte tjeter kund.

Kujt i kane dhene fatura keta? Ose me sakte cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanite. Kjo eshte ceshtja. Jane kompanite e medha, ato qe fitojne tenderat, te cilat kane marre fatura tek keta. Ketu prokuroria nuk ndihet. Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune.

Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda. Kush bleu fatura nga keta. Ata jane evazoret. Kaq eshte gjithe ceshtja.

 

3 VITE ME PARE

Zbulohet skema, si pastroheshin para, pronarë ishin pensionistët e kamarierë

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Foto nga skema e mashtrimit

TIRANË- Një skemë mashtrimi për pastrimin e parave është 'zbërthyer' sot nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një dalje live nga selia e LSI, ajo shpjegoi mashtrimin dhe pastrimin e parave që konsistojnë në ngritjen e shoqërive fantazëm, nga të cilat janë paguar edhe inceneratorët.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh të moshuar, po edhe persona që nuk i justifikonin të ardhurat e tyre, me porofesione si kamarier, berber, bujk, etj. Të gjithë këta kishin nga një kompani në emrin e tyre, ku pastronin paratë.  

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Të paktën, 24 kompani fiktive kanë marrë 30 milionë euro. Personat e përfshirë në skemë ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm, duke marrë në mënyrë ende të paqartë karta identiteti të personave që s'kishin lidhje me botën e biznesit. Më pas, pas regjistrimit të kompanisë, bënin sikur blenin produkte. Madje dhe me shifra marramendëse. Siç duket edhe në skemën e rindëruar nga LSI, psh. kompania “AM CO&CO”, , e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala, blinin me fatura, fruta, ushqime dhe ujë. Ndërsa për të shitur, shet beton. 19.5 mln euro i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i

Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve. Për të gjitha gjetjet e saj, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi premtoi një padi në SPAK, por preferoi që të mos bënte me dije emrat e personave që e kishin ndihmuar në kopsitjen e dosjes, pasi sipas saj, kishte rrezik për rrjedhje informacioni. 

3 VITE ME PARE

MASHTRIMI/ Kryemadhi paralajmëron: Prisni kur Rama të shkarkojë ndonjë ministër, Xhaçka përshembull...

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Edi Rama mund të shkarkojë ndonjë ministër për të hequr vëmendjen. E ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Kryemadhi gjithashtu mori si shembull shkarkimin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

"Dolëm ne me inceneratorët në mars, nxorri patronazhistët për të larguar vëmendjen. Mos u çudisni kur të largojë ndonjë ministër tani...Mos bën viktimë Olta Xhaçkën për të larguar vëmendjen? Tentoi të bëjë krim, ia dhanë statusin e investitorit burrit, më mirë le ta marrë ai se të vjedhin kartat. Mos u çudit të bëjë kovë pusi siç bëri ministrin dhe Bllakon," tha Kryemadhi.

3 VITE ME PARE

"95-vjeçarja me pasuri 30 mln dollarë'/ E moshuara: Jetoj në azil. S'i njoh personat që më përfshinë në mashtrim

Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i
Haxhire Gurakuqi

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja që me letra figuron pronare e një kompanie 30 milionë dollarëshe në Laç dhe që ka përfituar deri 5 milionë euro si punë e paguar nga inceneratorët, ka rrëfyer detaje ekskluzivisht për Syri Tv. 

Gruaja e moshuar jeton në azilin e pleqve në Tiranë, pasi nuk ka banesë. Ajo tregon se pranë një banke të nivelit të dytë i kanë thënë se është pronare e një biznesi në Laç, por që nuk ka paguar tatimet. Si pasojë banka i ka bllokuar llogarinë e kursimeve, me vlerë 600 mijë lekë të vjetra. 

Gurakuqi tregon nuk ka dijeni për milionat që kanë qarkulluar kompanitë e lidhura, ndërsa shton të ardhurat e saj të vetme janë nga pensioni. 90-vjeçarja ka qenë nidhmës mjeke dhe për 35 vite ka punuar në shkollën e mesme të minierave. 

"Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje (në bankë) më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t'i kanë bllokuar tatimet se je debitore. Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s'kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t'i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t'u tallur, kam qenë strikte.

"Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim", tregon Haxhire Gurakuqi./ Marrë nga Syri

skandali me evazionin fiskal monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje