LIVE UPDATES
Aktualitet

Kushtetuesja shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e antidrogës në Fier/ Kthehet për rigjykim dosja e Dritan Zaganit

Sipas Matlijës, GJK ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk kishte shqyrtuar në mënyrë efektive pretendimet kryesore të mbrojtjes, duke e bërë të drejtën e Zaganit për akses në drejtësi vetëm formale dhe duke cenuar të drejtën e tij për një proces të rregullt ligjor. Në reagimin e tij, avokati argumenton se tashmë Gjykata e Lartë do të duhet të japë përgjigje për disa çështje thelbësore.

24 Korrik 2026, 19:10 Nga E. D

Kushtetuesja shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë për

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj, me të cilin ka pranuar ankimin e Dritan Zaganit, duke shfuqizuar vendimin e datës 18 shkurt 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim. Lajmi u bë i ditur nga avokati Dorian Matlija, sipas të cilit vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën kthesën e parë reale të drejtësisë shqiptare në një nga çështjet më simbolike të persekutimit të një oficeri policie që denoncoi lidhjet e niveleve të larta të pushtetit me krimin e organizuar.

Sipas Matlijës, GJK ka konstatuar se Gjykata e Lartë nuk kishte shqyrtuar në mënyrë efektive pretendimet kryesore të mbrojtjes, duke e bërë të drejtën e Zaganit për akses në drejtësi vetëm formale dhe duke cenuar të drejtën e tij për një proces të rregullt ligjor. Në reagimin e tij, avokati argumenton se tashmë Gjykata e Lartë do të duhet të japë përgjigje për disa çështje thelbësore.

Dritan Zagani, ish-shef i Seksionit të Narkotikëve në Policinë e Fierit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”. Ai u largua më pas nga Shqipëria dhe përfitoi azil politik, pasi kishte denoncuar publikisht lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin Habilaj, si edhe dekonspirimin e operacioneve policore.

Sipas mbrojtjes, vendimi i GJK nuk përbën një pafajësi përfundimtare për Zaganin, por i hap rrugën një rishqyrtimi të plotë të çështjes, duke detyruar Gjykatën e Lartë të japë përgjigje për pretendimet që, sipas avokatit, ishin anashkaluar deri më sot.

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtësia për Dritan Zaganin merr kthesë. Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e kthen dosjen për rigjykim. Më 21 korrik 2026 (mbërritur sot) Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e saj me të cilin ka pranuar ankimin e Dritan Zaganit, duke shfuqizuar vendimin e datës 18 shkurt 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese shënon kthesën e parë reale të drejtësisë shqiptare në një nga çështjet më simbolike të persekutimit të një oficeri policie që denoncoi lidhjet e niveleve të larta të pushtetit me krimin e organizuar.

Dritan Zagani, ish-shef i Seksionit të Narkotikëve në Policinë e Fierit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”. Ai nuk u akuzua kurrë se kishte përfituar nga detyra apo se kishte favorizuar trafikantë. Përkundrazi, episodet e përdorura kundër tij lidhen me operacione të suksesshme që sollën sekuestrimin e 109 kilogramëve kanabis në Shqipëri dhe arrestimin në Itali të një personi me 6 kilogramë kokainë. Megjithatë, gjykatat e dënuan pa identifikuar ndonjë ligj konkret të shkelur, ndonjë dëm të shkaktuar apo ndonjë qëllim kriminal të Zaganit.

Çështja nuk mund të ndahet nga konteksti politik. Zagani kishte denoncuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin Habilaj, trafikimin e drogës dhe dekonspirimin e operacioneve policore. Përpara se gjykatat të vendosnin për fajësinë e tij, Kryeministri Edi Rama e shpalli publikisht kriminel dhe bashkëpunëtor të trafikantëve të drogës, si dhe person që dekonspironte operacionet e policisë. Edhe ministri i Brendshëm e sulmoi publikisht dhe i paraqiti denoncimet e tij si shpifje të një personi që kërkonte të fitonte azil politik.

Koha tregoi se denoncimet e Zaganit nuk ishin fantazi. Grupi Habilaj u bë objekt procesesh penale dhe ish-ministri Tahiri u dënua penalisht. Ndërsa Zagani, i shpallur fajtor publikisht nga Kryeministri përpara vendimit të gjykatës, u detyrua të largohej nga vendi dhe sot jeton nën mbrojtjen e azilit politik.
Akuza kryesore lidhej me një operacion në Levan të Fierit. Sipas dëshmive dhe provave të paraqitura në proces, Zagani siguroi informacion të saktë dhe ia raportoi informacionin eprorit të tij të drejtpërdrejtë, Skënder Hita. Operacioni u drejtua nga ky i fundit, me dijeninë e drejtuesve të tjerë të policisë. Sipas prokurorisë, ky operacion solli anomali në një operacion tjetër për arsye se eprorët e Zaganit nuk u koordinuan me qendrën. Për habi të të gjithëve, Dritan Zaganit iu ngarkua një përgjegjësi penale e fabrikuar, ndërsa drejtuesit e operacionit nuk u proceduan kurrë.

Madje, Skënder Hita, ish eprori i Zaganit në atë episod, sot është promovuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 30 mars 2026. Ky kontrast është tregues i fuqishëm i karakterit selektiv të akuzës. Nëse operacioni në Levan kishte krijuar probleme, përgjegjësia nuk mund të ndalej te oficeri vartës që vetëm solli informacionin e vlefshëm dhe të harroheshin pikërisht eprorët që morët vendimin dhe drejtuan aksionin dhe nuk siguruan koordinimin e duhur me qendrën. Nëse drejtuesit nuk kishin kryer vepër penale, atëherë nuk shpjegohet se si i njëjti veprim u kthye në shpërdorim detyre vetëm për Dritan Zaganin.

Kjo forcon bindjen se akuza ishte fabrikuar keq për të diskredituar dhe neutralizuar personin që kishte prekur interesa politike dhe kriminale.
Gjykata e Lartë e mbylli çështjen me një formulë standarde, tipike prej atyre që synojnë të ulin shpejt dhe pa cilësi stokun e dosjeve me qëllim fshehjen e dështimit katastrofik të reformës në drejtësi, pa iu përgjigjur pretendimeve themelore të mbrojtjes në një çështje kaq delikate. Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo e kishte bërë aksesin e Dritan Zaganit në drejtësi vetëm formal dhe kishte cenuar të drejtën e tij për proces të rregullt ligjor.

Tani, pas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, detyra e Gjykatës së Lartë është që të shpjegojë konkretisht:

• cili ishte ligji i shkelur nga Zagani;

• si mund të përgjigjet penalisht për një operacion të drejtuar dhe kryer nga eprorët e tij;

• cila ishte pasoja reale, kur ai vetëm furnizoi me informacion të vlefshëm eprorët për qarkullimin e lëndëve narkotike;

• përse u shpërfillën provat shfajësuese dhe konteksti i presionit publik të ushtruar nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

Vendimi kushtetues më në fund rrëzoi murin procedural që e mbante të paprekur dënimin e tij. Pritshmëria e ligjshme tashmë është që Gjykata e Lartë të zhvillojë një shqyrtim real dhe të përballet me pyetjen që drejtësia shqiptare e ka shmangur për më shumë se një dekadë në këtë çështje: A u përdor procesi penal për të ndëshkuar dhe heshtur një oficer policie që denoncoi lidhjet e pushtetit me krimin?

Çështja Zagani ka rëndësi të drejtpërdrejtë edhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Mbrojtja e tyre duhet të jetë efektive kur denoncimi prek drejtuesit e vetë institucionit ose nivelet politike dhe kur përdorimi i kanaleve të brendshme mund ta ekspozojë sinjalizuesin ndaj hakmarrjes, diskreditimit publik apo ndjekjes penale./Dosja.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Revolta kundër qeverisë/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rita Ora zbulon aksesorin që nuk e ndan kurrë nga vetja: Si shqiptare jam rritur me bestytni

Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares

Arrestohet 16-vjeçari me mbi 300 doza kokainë dhe cannabis gati për shitje

A do të rikthehet këngëtarja Era Istrefi në skenën muzikore me një projekt të ri?

Rama u shpërndanë "Besën"/ Socialistët vendosin syzet për ta lexuar pa humbur kohë

Rama mban fjalën para grupit parlamentar: Ata janë matësi i standardeve tona

Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Policia i sulmoi me spraj me piper, i mituri me aftësi ndryshe me nënën e tij me lot në sy

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë

Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh