20 Shkurt 2023, 10:31
Nga f.g

ELBASAN- Arsen Preçi dhe Arben Spahiu janë arrestuar sot nga Policia e Shtetit pasi akuzohet se janë pjesë e atentatit të dështuar dje në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Spahiu është kunati i Erion Alibejt.Ai është nga personat që mendohet se ka organizuar atentatin e djeshëm. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur në ccantën e krahut, dy karta identiteti greke të falsifikuara.
Por çfarë ndodhi dje? Policia e Shtetit mundi të parandalojë të dielën një atentat mafioz në Elbasan. Një makinë fuoristradë u gjet pranë stadiumit "Elbasan Arena" ku u gjetën 3 kallashnikovë dhe dhjetëra fishekë. Makina ndodhej në një magazinë të braktisur pranë shtëpisë së Erion Alibejt, një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Shënjestra e atentatit ende nuk është mësuar por mendohet se atentati mund të jetë një vrasje për hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiun. Ai është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022. Tashmë me arrestimin e tij pritet marrja në pyetje për të zbuluar shënjestrat dhe porositësit e atentatit. Erion Alibej ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe SPAK poo verifikon deklaratat e tij. Ai akuzohet se porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Prej shkurtit të vitit të kaluar Erion Alibej është marrë i pandehur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e atëhershme të SPAK për ta gjykuar, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe si porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt./Dosja.al
erion alibej arben spahiu arsen preci
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 10:27
A.B
Mykonos
GREQI- Vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos. Mediat greke raportojnë se viktimë ka mbetur një 34-vjeça...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 10:25
A.B
Reci dhe Shullazi
TIRANË- Dështon për të 5-tën herë radhazi ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Lu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 10:18
A.B
Shefki Bylykbashi
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', të moshu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 10:05
A.B
Holta Zaçaj
TIRANË- Holta Zaçaj është kryetarja e re e Gjykatës Kushtuetuese. Sot u zhvillua raundi i tretë p&e...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 10:05
A.B
Pike karburanti
DURRËS- Sherr me sende të forta në Durrës. Policia bën të ditur se në konflikt është përf...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:57
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi është lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest me burg'...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:42
A.B
Shefki Bylykbashi
KORÇË- 'Njeri jam edhe unë'- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau djalin e tij pak ditë m&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:40
I.A
Makina e perdorur
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Mësohet se këta dy persona...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:08
A.B
Punetore
QIPRO- Keqtrajtimi i punëtorëve është rast i dëgjuar shumë shpesh, në Shqipëri e jashtë saj. Një...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:35
I.A
Karabinieret
ITALI- Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. ilgiorno shkruan se dënohet grupi i trafikut të drogës, ...