26 Shtator 2022, 12:24
Nga A.B
Gjykata
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT, mbetën në burg.
Të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të drejtorit të fermës që përdoret nga studentët e Bujqësorit, dhe 5 aparate celulare.
I gjithë hetimi ka nisur pasi një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë, ndërsa malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, por në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit Ali Rasha.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka sjellë dëm të interesave të shtetit duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.
ahmet mejdani rushit suna tahir ballgjini ali rasha
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:11
A.B
Reshje
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se pritet përkeqësim i motit në detin Adriatik dhe Jon. ...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:08
F.M
Deizi Arapi
TIRANË- Deizi dhe Xhesika Arapi janë dy vajza që nga rrëmuja që bënin në lagjen e tyre në Bilisht kan&e...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:11
A.B
Ilir Toska dhe Bajram Begaj
TIRANË- Ditën e sotme, u betua para Presidentit Bajram Begaj, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Tos...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:53
f.g
Edi Rama
TIRANE- Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar se një natë në hotelin ku kryeministri Edi Rama ka qendruar në l...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:40
F.M
Medalja
TIRANË- Nxënëset e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ që ka mbyllur dyert me urdhër të qeverisë kanë v...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:37
a.b;f.m
Hekuran Marku
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar k&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:30
f.g
Ilir Allkja
TIRANE- Mjeku Ilir Allkja bëhet personazhi i parë nga bluzat e bardha që pohon publikisht se ka marrë ryshfet për...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:26
A.B
Momenti i zjarrevenies
KORÇË- Dosja.al ka siguruar momentin kur autorët lyejnë me lëndë djegëse dhe i vën&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:25
F.M
Arsen Muskurti
TIRANË- Arsen Muskurti, personi që vrau të vëllanë e kunatën më 30 gusht në Tiranë ësht&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:10
F.M
Vlorë
VLORË- Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Vlorës. Në njoftim bëhet me dije se lundrimi i mj...