16 Mars 2023, 11:31
Nga F.M
Policia
KRUJË- Dedë Arraj, 49 vjeç, banues në Shkodër është vënë në pranga nga policia e Krujës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se Arraj është kapur pasi ishte shpallur në kërkim që nga data 26 janar. Në këtë datë, Arraj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në pronësi të personit me inicialet N. U.. Ngjarja erdhi pas një konflikti për motive pronësie, por përfundoi pa asnjë të plagposur.
Njoftimi i policisë Krujë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rakordimi”, për lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Qëlloi me armë zjarri, në drejtim të një banese në Shkodër, në janar të vitit 2022, për shkak të një konflikti për motive pronësie, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rakordimi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar D. A., 49 vjeç, banues në fshatin Dukagjinin e Ri, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi D. A., më datë 26.01.2022, në fshatin Kasnec, Shkodër, për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të banesës së shtetasit N. U. 49-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
policia e shkodres dede arraj
Aktualitet
16 Mars 2023, 11:25
f.g
Foshnja e gruas
TIRANE- Avokati i Popullit njofton se ka nisur procedurat për të ndërhyrë dhe për të liruar menjëher&eum...
Aktualitet
16 Mars 2023, 11:18
F.M
Lefter Alla dhe Enkeleda Lleshi
BULQIZË- Personi që po shikoni në foto është Enkeleda Lleshi, nënkryetarja e Bashkisë Bu...
Aktualitet
16 Mars 2023, 11:14
F.M
Policia
ELBASAN- Një 23-vjeçar ka bërë vetëgjyqësi pasi një person i ka djegur automjetin. Në njoftimin e Policis...
Aktualitet
16 Mars 2023, 11:12
f.g
Saimir Tahiri
TIRANE- Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve pritet ti miratojë lejen disa orëshe ish-ministrit të Punëve të Bre...
Aktualitet
16 Mars 2023, 11:10
F.M
Nurihan Seiti
TIRANË- Nurihan Seiti, një nga anëtaret e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kritikuar kryetarin e ...
Aktualitet
16 Mars 2023, 10:55
F.M
Altin Dumani në KLP
TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Alti...
Aktualitet
16 Mars 2023, 10:55
F.M
Ambulanca
SHKODËR- Punonjësi i Bashkisë Shkodër, në sektorin e ndriçimit ka ndërruar jetë. Mësohet se punonj...
Aktualitet
16 Mars 2023, 10:48
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar sot raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në r...
Aktualitet
16 Mars 2023, 10:39
F.M
Altin Dumani
TIRANË- Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka...
Aktualitet
16 Mars 2023, 10:40
f.g
Foto ilustruese
EVROPË- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e ri për prodhimin global të kokainës. Pas pandemi...