18 Shkurt 2023, 09:14
Nga I.A

MALIQ- Vdekja e 50-vjeçarit ditën e djeshme në Maliq është zbardhur. Fillimisht ngjarja u raportua si një ngjarje aksidentale, ku 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi i dehur ishte rrëzuar dhe për shkak të dëmtimeve kishte vdekur. Por bëhet me dije se 50-vjeçari në gjendje të dehur pasditen djeshme ishte konfliktuar me babain e tij, 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi të cilin kishte tëntuar ta hidhte në një pus. Por i moshuari kishte marrë një çekiç dhe e qëlloi djali disa herë në kokë dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B. Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.
Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t'a hedhë në pusin e ujit në oborr.
Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
shefki bylykbashi hamdi bylykbashi babai vret djalin ne maliq
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 09:03
I.A
Policia
VLORË- Një 32-vjeçar nga Lushnja është arrestar ditën e sotme në Vlorë për mallra kontraband&eu...
Aktualitet
18 Shkurt 2023, 07:33
I.A
Parashikimi i motit
TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 22:38
k.m.
Pamje nga Lushnja
LUSHNJE- Përplasje për plehrat në Lushnje. Disa ditë pasi Bashkia zgjidhi kontratën me kompaninë “REJ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 22:35
k.m.
Foto ilustruese
Dukuria e shitjes së produkteve të cigareve te personat nën 18 vjeç vazhdon ende edhe pse është trajtuar di...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 22:00
k.m.
Shpreza Elezi
Fiks Fare gjithnjë ka sjell në vëmendje vështirësitë që hasin pacientët me dializë. Që nga ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 21:52
k.m.
Foto ilustruese
Pa mbushur ende viti nga vdekja e Arben Micit brenda ambienteve të policisë, prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:36
A.B
Policia
BERAT- Andrea Zerollari ka rënë në pranga nga Policia pasi është kapur në tentativë duke vjedhur një banes&...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:33
k.m.
Charles McGonigal
SHBA- Një nga revistat më të mëdha në SHBA ‘Rolling Stone’ i ka dedikuar një artikull të ...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:25
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e 'Partisë së Lirisë', Monika Kryemadhi ka nisur stërvitjet për betejat politike me mazhor...
Aktualitet
17 Shkurt 2023, 20:26
k.m.
Intervista
“Ishte një traumë një shkatërrim i madh,”- kështu e nis rrëfimin për Euronews Albania, Nebi...