26 Gusht 2023, 08:47
Nga A.B
Policia
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një 17 vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në "Club Orange" ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1" në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit. Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë A. D., 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën
Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Pronari i lokalit është larguar Spiro Iliazi dhe është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:
Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .
vdes kamarieri te orange club lulezim allkushi spiro iliazi
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:31
A.B
Policia
SARANDË- Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur pas mesnate në Sarandë, në zonën e quajtu...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:14
A.B
Orange Club
SARANDË-Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek "Orange Club" në Sarand&e...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 08:11
A.B
Apostol Vaso
TIRANË- Mjeku anestezist, Apostol Vaso është shkarkuar nga detyra në spitalin e Traumës. Vaso është sh...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 07:51
A.B
Moti
TIRANË- Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësi...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 07:26
A.B
Ashensori
TIRANË- Prej 50 vitesh familja autoktone Dersha jeton në një banesë në rrugën “4 dëshmorët” n...
Aktualitet
26 Gusht 2023, 07:21
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në orët e vona të mbrëmjes. Policia b&e...
Aktualitet
25 Gusht 2023, 21:28
a.l
Anija
VLORË- Kjo është anija ‘Black Peral’ më të cilën udhëtuan 41 turistët polakë të ci...
Aktualitet
25 Gusht 2023, 21:24
a.l
Foto ilustruese
VLORË- Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Vlorë ka reaguar lidhur me helmimin e 41 turistëve po...
Aktualitet
25 Gusht 2023, 21:19
m.s
Rajoni i policise Vlore
VLORE- Policia Vlorë ka reaguar në lidhje me helmimin e turistëve të huaj, të cilët janë shtrua...
Aktualitet
25 Gusht 2023, 21:11
m.s
Spital
VLORE- Rreth 20 fëmijë polakë janë paraqitur me simptoma helmimi mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Vl...