24 Shkurt 2024, 11:24
Nga h.k
Foto ilustruese
KORÇË-Një 41-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë në pikët kufitare të Kapshticës. Policia e ka vënë në pranga personi E.I për shkak se po kalonte në Greqi një shumë prej 29 mijë eurosh e cila rezultonte e padeklaruar. Nga njoftimi i policisë bëhet e ditur se 41-vjeçari i shpërndante të ardhurat në pasagjerët e autobusit në mënyrë që të evitonte arrestimin.
“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.
Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip “ëagen Turan” me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë, shtetasit E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma monetare dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 shtetasit e mësipërm, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
arrestohet ne kapshtice 41 vjecari
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 10:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë ditën e sotme me një deklaratë zyrtare, ku kanë bërë të...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 10:08
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Hysen Meta, një nga djemtë që ka pranuar bashkëautorësinë e krimit në familje në Durr&...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:38
h.k
Foto iliustruese
GJERMANI-Dy gra nga Ukraina me origjinë shqiptare prej rreth dy vitesh jetojnë në Gjermani si refugjate nga lufta.
Duke f...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:11
h.k
ITALI-Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më sh...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:06
h.k
Foto ilustruese
ELBASAN- Dy makina janë djegur anës rrugës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune k...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 09:03
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë në kuadër të megaoperacion...
Aktualitet
24 Shkurt 2024, 07:05
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet lokalisht të ket&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:35
N.F
Mësuesja
CËRRIK- Një pjese te konsiderueshme te ditës, fëmijët e kalojnë ne shkolle, duke ndare momente te rënd&eum...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:28
N.F
Foto ilustruese
DIVAJKË- Viti 2024 ka sjellë një sërë skandalesh të abuzimeve seksuale me të mitur. Një plagë ...
Aktualitet
23 Shkurt 2024, 22:12
N.F
Kryetarja e bashkisë Roskovec
ROSKOVEC- Në çdo fundvit njësitë e qeverisjes vendore mbledhin këshillin bashkiak për t&...