LIVE UPDATES
Aktualitet

Lëvizja e lirë e avokatëve

Tregu i brendshëm përcaktohet një zonë pa kufij të brendshëm në të cilën sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit në përputhje me dispozitat e Traktateve.

3 Dhjetor 2025, 14:52 Nga ndricim halilaj

Lëvizja e lirë e avokatëve

Lëvizja e lirë e punëtorëve, e krijuar nga Traktati i Romës i nënshkruar në vitin 1957, ka evoluar në mënyrë progresive dhe tani nga lëvizje e lirë e punëtorëve tashmë kemi lëvizje të lirë të personave. Shtetësia e BE u shfaq në Traktatin e Mastrihtit në 1992 dhe tashmë është e përcaktuar në nenin 20 të TKE dhe shprehet: "Çdo person që ka kombësinë e një Shteti Anëtar do të jetë një qytetar i Unionit. Shtetësia e Bashkimit do të jetë shtesë dhe nuk do të zëvendësojë shtetësinë kombëtare".

Tregu i brendshëm përcaktohet një zonë pa kufij të brendshëm në të cilën sigurohet lëvizja e lirë e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit në përputhje me dispozitat e Traktateve. Liria e lëvizjes dhe e drejta e qëndrimit të qytetarëve të BE-së përbën një "gurthemeli të mirëfilltë të integrimit në BE". Në TFBE përcaktohet që lëvizja e lirë e punëtorëve nënkupton heqjen e çdo diskriminimi të bazuar në shtetësinë midis punëtorëve të Shteteve Anëtare në lidhje me punësimin, shpërblimin dhe kushteve të tjera të punës dhe marrëdhënieve të punës, si dhe parashikon një listë të të drejtave të qytetarëve të Bashkimit.

TFBE parashikon që e drejta e qytetarëve të BE për të lëvizur dhe banuar lirshëm brenda territorit të Shteteve Anëtare është subjekt i kufizimeve të përcaktuara në Traktate dhe nga masat e miratuara për t'u dhënë atyre efekt. Shkeljet e parimit të mosdiskriminimit mund të konsistojnë në zbatimin e rregullave të ndryshme për situata të njëjta apo të krahasueshme, ose zbatimin e të njëjtave rregulla në situata të ndryshme.

Si rregull i përgjithshëm, praktika gjyqësore e Gjykatës nuk lejon zbatimin automatikisht të trajtimit të barabartë për qytetarët e Bashkimit që nuk kanë të drejtën e qëndrimit, sepse qytetarët që banojnë në Shtetin pritës dhe ata që nuk banojnë nuk janë në fakt në një situatë të krahasueshme. Sidoqoftë, përjashtimet ekzistojnë.

Në çështja Bickel dhe Franz, gjykata aplikoi parimin e trajtimit të barabartë ndaj një qytetari të Bashkimit, kur ai vetëm po “shijonte” lirinë e tij të lëvizjes dhe nuk po banonte brenda territorit të Shtetit Anëtar në fjalë. Qytetarët e Bashkimit të përfshirë ishin gjermanëfolës dhe ata kërkuan të drejtën e përdorimit të gjuhës gjermane përpara një gjykate kombëtare, në të njëjtën mënyrë si banorët kombëtarë gjermanofolës të rajonit. Gjykata u shpreh se kjo mund të lehtësojë ushtrimin e lirisë së lëvizjes.

Rregullat e trajtimit të barabartë ndalojnë jo vetëm diskriminimin e dukshëm bazuar në shtetësinë, por edhe të gjitha format e fshehta të diskriminimit të cilat, me zbatimin e kritereve të tjera dalluese, çojnë në të vërtetë në të njëjtin rezultat.

Dispozitat e Traktatit janë mbi baza ndihmëse, prandaj, Gjykata shprehet se “së pari duhet të konstatohet nëse një person mund të përfitojë nga dispozitat e ligjit dytësor dhe nëse nuk do të ishte kështu, atëherë do të duhej të konstatohej nëse një person mund të bazohet te një e drejtë që rregullohet drejtpërdrejt në dispozitat e Traktatit të FBE në lidhje me shtetësinë e Bashkimit”. Kjo duket se është në përputhje me parimin juridik klasik lex specialis derogat legi generali. Ligji që rregullon një çështje specifike tejkalon dhe për këtë arsye mbizotëron ndaj një ligji i cili rregullon vetëm çështjet e përgjithshme.

Pasi bëmë një trajtim të përmbledhur mbi evoluimin e lëvizjes së lirë të personave, në vijim të punimit do të fokusohemi tek trajtimi i një aspekti të veçantë të lëvizjes së personave që është lëvizja e lirë e Avokatëve. Gjatë punimit do të trajtojmë rëndësinë e profesionit të avokatit, liritë dhe pengesat për zgjerimin e aktivitetit të avokatit në shtetet e tjera anëtare, praktikat më të rëndësishme e GJED-së, format e diskriminimit dhe legjislacioni në fuqi i BE-së që rregullon lëvizjen e lirë të avokatëve.

II.​LËVIZJA E LIRË E AVOKATËVE

Profesioni i avokatit zë një pozicion unik midis profesioneve në Evropë. Së pari, avokatët kanë një funksion të rëndësishëm në administrimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit. Së dyti, avokatët luajnë një rol jetësor në ekonomitë e shteteve anëtare dhe funksionimin e tregut të brendshëm të Bashkimit Evropian. Së treti, profesioni i avokatit posaçërisht është i synuar dhe i bazuar në sistemet ligjore kombëtare në të cilat avokatët e ardhshëm trajnojnë dhe praktikojnë plotësisht avokatë të kualifikuar. Në përgjithësi, kjo do të thotë që avokatët janë të trajnuar dhe, prandaj, janë ekspertë në sistemin e tyre juridik përkatës, por jo domosdoshmërisht kanë njohuri për sistemet e tjera juridike. Avokatët po zgjerojnë aktivitetet e tyre profesionale duke u vendosur jashtë vendit të tyre të origjinës duke ofruar përgjithmonë shërbime juridike në shtete të tjera. Por, avokatët shpesh ballafaqohen me kërkesa legjislative, administrative dhe profesionale, të cilat e bëjnë vendosjen e tyre ndërkombëtare shumë më të vështirë ose de facto të pamundur. Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian ka një rëndësi thelbësore për garantimin e personave të vetëpunësuar, duke përfshirë këtu shumicën e përgjithshme të avokatëve, të drejtën për të vendosur aktivitete të përhershme ekonomike në një shtet tjetër anëtar të BE-së, si dhe të drejtën për të krijuar një bazë të dytë profesionale në një shtet tjetër anëtar. Pavarësisht nga ndalesat dhe kërkesat e vendosura nga TFBE, legjislacione të ndryshme kombëtare, duke kërkuar kërkesa profesionale nga shoqatat e avokatëve kombëtarë dhe mungesa e një legjislacioni sa duhet efikas të BE-së, kanë dëshmuar se përbëjnë pengesa për ushtrimin efektiv të lirisë themelore të vendosjes.

Liria e vendosjes përbën, sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, "ushtrimin e një veprimtarie ekonomike aktuale përmes vendosjes fikse në një shtet tjetër anëtar për një periudhë të pacaktuar". Elementët që duhet të jenë të pranishëm që të zbatohet neni 49 i TFBE: (i) një aktivitet ekonomik (ii) i ndjekur mbi baza të vetëpunësimit (iii) përmes vendosjes fikse (iv) në një shtet anëtar tjetër (v) për një periudhë të pacaktuar. Ndërsa Traktatet heshtin për atë që duhet të kuptohet nga 'i vetëpunësuar', GJED ka vendosur një përkufizim të vetëpunësimit duke i përkufizuar njerëzit e vetëpunësuar si ata që punojnë "jashtë çdo marrëdhënie të nënshtrimit, duke sjellë kështu rrezikun e suksesit ose dështimit të aktiviteteve të tyre dhe paguhen drejtpërdrejtë dhe plotësisht për aktivitetet e tyre".

Një karakteristikë tjetër e rëndësishme e lirisë së vendosjes ka të bëjë me kohën e pranisë në shtetin pritës. Kur avokatët ofrojnë shërbime juridike në një shtet anëtar tjetër mënyrë të përkohshme është e vetëkuptueshme që ato situata rregullohen nga liria për të ofruar shërbime. Vendosja, përbën një pjesëmarrje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në jetën ekonomike të një shteti anëtar tjetër.

Faktorët që duhet të merren parasysh në përcaktimin nëse aktivitetet ekonomike ndiqen mbi një bazë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme janë kohëzgjatja, rregullsia, periodiciteti dhe vazhdimësia të aktiviteteve në fjalë.

Neni 51 TFBE përmban përjashtimin e vetëm të shprehur nga liria themelore e vendosjes. Ai deklaron se dispozitat e Traktatit që lidhen me lirinë e vendosjes nuk zbatohen për çdo veprimtari që lidhet me ushtrimin e autoritetit zyrtar në shtetin anëtar. Kështu, ligji i BE-së parashikon në mënyrë të shprehur që shtetet anëtare kanë mundësinë për të rezervuar profesione të vetëpunësuara publike për shtetasit e vet.

Aktivitetet tradicionale të avokatëve si këshillimi dhe përfaqësimi i klientëve nuk përbëjnë një ushtrim të autoritetit zyrtar, përkundër faktit se disa nga këto aktivitete mund të përfshijnë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Gjyqësorin dhe përkundër faktit që avokatët kanë një monopol në përfaqësimin e klientëve në gjykatë.

Siç është rasti me të gjitha liritë themelore të BE-së, një shkelje e pretenduar e nenit 49 të TFBE-së, në rrethana të caktuara, mund të justifikohet. Nëse një masë diskriminuese ka shkaktuar shkelje, qeveritë mund të mbështeten vetëm në arsyet shteruese të Traktatit të nenit 52 TFBE, të cilat janë politika publike, siguria publike dhe shëndeti publik.

Nëse shkelja, nga ana tjetër, është shkaktuar nga një masë jodiskriminuese, qeveritë kanë, në parim, një shkallë të pakufizuar të kërkesave imperative për t'u mbështetur. Në kontekstin e kufizimeve në lirinë e vendosjes së avokatëve, kërkesat e domosdoshme mund të përfshijnë mbrojtjen e konsumatorit, administrimin e mirë të drejtësisë dhe mbrojtjen e etikës profesionale, mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e avokatëve. Edhe në rast se shteti anëtar është në gjendje të vërtetojë ekzistencën e arsyeve ose kërkesave imperative, masa kufizuese në fjalë duhet të kalojë testin e proporcionalitetit, i cili është identik me testin e miratuar për liritë e tjera.

II.1 NDALIMI I DISKRIMINIMIT

Ndalimi i diskriminimit për shkak të shtetësisë, i parashikuar në nenin 18 TFBE, përbën një parim të përgjithshëm të ligjit të BE-së. Kjo vlen edhe për lirinë e vendosjes. GJED ka deklaruar se neni 49 i TFBE përbën mishërimin e parimit të përgjithshëm të mosdiskriminimit në fushën e lirisë së vendosjes. Masat direkte diskriminuese kanë një barrë të ndryshme në ligj dhe në fakt. Ato mund të mbështeten vetëm duke u mbështetur në arsyet e shprehura të nenit 52 TFBE.

Çështja Reyners ka qenë çështja e parë në lidhje me diskriminimin e drejtpërdrejtë për shkak shtetësie ndaj avokatëve të huaj. Atij i ishte refuzuar pranimi në avokatinë e Brukselit, sepse i mungonte shtetësia belge. Gjykata, pasi hodhi poshtë argumentin e paraqitur nga një numër i qeverive kombëtare se profesioni i avokatit përbënte një ushtrim të autoritetit zyrtar, vendosi, se rregulli belg përbënte një diskriminim të drejtpërdrejtë që shkon në kundërshtim me parimin themelor të mosdiskriminimit mbi bazat e shtetësisë.

Masat indirekte diskriminuese janë masa të cilat, megjithëse nuk bëjnë dallime të paligjshme midis shtetasve dhe jo-shtetasve de iure, de facto i vendosin shtetasit e një tjetri shteti anëtar në një pozitë më të vështirë ose më pak të favorshme sesa shtetasit e tyre.

Profesioni i avokatit është i rregulluar shumë dhe ende ekzistojnë dallime midis shteteve anëtare për sa i përket edukimit juridik dhe kërkesave për pranimin si avokat. Liria e vendosjes do të pengohej me të vërtetë nëse shtetet anëtare mund t'ju mohonte qytetarëve të BE-së të ushtrojnë profesionin e tyre në një tjetër shtet anëtar, duke u mbështetur vetëm në mosnjohjen e diplomave të huaja dhe kualifikimeve të tjera.

Në çështjen e Jean Thieffry një shtetas belg të cilit iu refuzua pranimi në avokatinë e Parisit vetëm sepse nuk zotëronte një diplomë në ligjin francez. GJED, vlerësoi se refuzimi për të pranuar z. Thieffry në avokatinë e Parisit përbënte një kufizim të pajustifikuar për lirinë e vendosjes. Gjykata vendosi që legjislacioni francez i cili parashikonte njohjen e gradave universitare vetëm për qëllime akademike ishte i papajtueshëm me nenin 49 TFBE.

Në çështjen Vlassopoulou e cila ishte një avokate Greke së cilës ju refuzua kërkesa për të ushtruar avokatinë në gjermani për shkak që nuk e kishte ndjekur 'rrugën tradicionale', diplomë juridike nga një universitet gjerman, përfundimi i një periudhe përgatitore dhe kalimi i provimit të parë dhe të dytë shtetëror. GJED-ja, u shpreh se, në mungesë të harmonizimit të legjislacionit të BE, shteteve anëtare ju lejohet të përcaktojnë rregulla për kërkesat e diplomave dhe kualifikimeve profesionale për të fituar qasje në dhomën e avokatisë, por duhen zbatuar, megjithatë, kërkesat e nenit 49 TFBE. Këto kërkesa nuk përfshijnë vetëm ndalimin e diskriminimit për shkak të shtetësisë, por edhe heqjen e çdo pengese që mund të pengojë jo-shtetasit në ushtrimin e të drejtës së tyre të vendosjes.

Vlassopoulou mund të konsiderohet si gjykimi kryesor në praktikën gjyqësore të GJED-së në lidhje me njohjen e kualifikimeve profesionale. Së pari, GJED shfrytëzoi mundësinë për të vendosur në mënyrë të qartë parimin e njohjes së ndërsjellë së kualifikimeve në lidhje me lirinë e vendosjes së avokatëve duke miratuar testin e krahasimit. Së dyti, u siguroi dhomave të avokatëve udhëzime konkrete se si të merren me pyetje për njohjen e diplomave të së drejtës së huaj dhe kualifikimeve profesionale të marra në një tjetër shtet anëtar. Së treti, kjo çështje nënvizon se edhe masat jodiskriminuese që kufizojnë ushtrimin e së drejtës së vendosjes janë të ndaluara nga neni 49 TFBE përveç nëse ato janë të arsyeshme dhe proporcionale.

Neni 49 paragrafi 1 TFBE gjithashtu merret me situatën me të cilën njerëzit dëshirojnë të vendosen në Shtetin Pritës pa, megjithatë, të braktisin bazën profesionale të shtetit të tyre. Çështja kryesore në fushën e vendosjes dytësore të avokatëve është Klopp, i cili ishte një gjerman avokat në Gjermani dhe dëshironte të vendosej si avokat në Paris ndërsa qëndronte në Gjermani dhe mbante zyrën e tij aty. Këshilli i Avokatëve i Parisit, hodhi poshtë kërkesën e tij me arsyetimin se ligji francez deklaronte që avokatët në Avokatinë e Parisit mund të kishin vetëm një zyrë profesionale. Në këtë gjykim, GJED e bëri të qartë se e drejta themelore e vendosjes dytësore e tejkalon kufizimin e interesit publik.

Ende ekzistojnë dallime të rëndësishme midis sistemeve juridike kombëtare brenda BE-së. Kjo sigurisht që po reflektohet në tituj të ndryshëm që përdoren për të emërtuar ata që ushtrojnë profesionin e 'avokatit'. Si rrjedhim, raste të shumta në lidhje me përdorimin e titujve profesional janë paraqitur para GJED-së.

Në çështjen Gebhard, një avokat gjerman që ishte anëtar i avokatisë Stuttgart u transferua në Itali, ku ai punoi për disa vjet si bashkëpunëtor dhe më vonë si anëtar i asociuar në një dhomë të avokatëve. Ai më pas themeloi grupin e tij të dhomave në Milano dhe qysh atëherë e përdori titullin italian të avvocato-s. Këshilli i Avokatëve në Milano e pezulloi atë sepse ai përdori titullin profesional të Shtetit Pritës ndërsa nuk u regjistrua në shoqatën lokale të avokatëve. GJED pranoi që shtetet anëtarë kanë të drejtë të përcaktonjë kushtet për përdorimin e titujve profesional dhe se jo-shtetasit, në parim, duhet t'i zbatojnë këto rregulla, por duhet të kalojnë provën e justifikimit dhe proporcionalitetit. Gjykata ia la gjykatës kombëtare të marrë një vendim përfundimtar nëse rregulli kombëtar në fjalë i plotësonte këto kushte.

II.2 LEGJISLACIONI AKTUAL

Njohja e ndërsjellë të kualifikimeve është e rregulluar nga direktiva e njohjes së Kualifikimeve Profesionale të vitit 2005. Direktiva, e cila konsolidon dhe zëvendëson të gjitha direktivat e mëparshme në këtë fushë, parashikon njohje automatike të arsimit të lartë. Në parim, shtetet janë të detyruara të njohin kualifikimet profesionale të marra në një shtet anëtar tjetër. Sidoqoftë, kur periudha e arsimit dhe aftësimit në shtetin e origjinës është më e shkurtër se ekuivalentimi në shtetin pritës ose ku arsimi dhe trainimi ndryshojnë në mënyrë thelbësore, shteti pritës mund të kërkojë nga aplikanti të sigurojë prova të përvojës profesionale.

Në çështjen Koller, një shtetas austriak i cili pasi mori gradën master për drejtësi në vendin e tij të lindjes, shkoi në Spanjë për të marrë kurse shtesë. Autoritetet spanjolle njohën gradën e tij të së drejtës austriake si ekuivalente me shkallën e kërkuar në Spanjë për të praktikuar si avokat. Pas një muaji, ai u kthye në Austri dhe aplikoi për të marrë testin e aftësisë për t'u bërë avokat atje. Kërkesa e tij u refuzua me arsyetimin se, ndryshe nga Austria, nuk kërkohej përvojë praktike në Spanjë që të fillonte të praktikonte si avokat. Autoritetet austriake pohuan se kërkuesi de facto dëshironte të anashkalojë kërkesën praktike të pesë viteve, një argument që u vendos mënjanë nga Gjykata Kushtetuese Austriake. Sidoqoftë, shoqata e avokatëve kombëtar kërkoi një referencë në GJED, e cila shprehet se, autoritetet kombëtare nuk mund ta mohojnë atë të marrë testin e aftësisë me arsyetimin se ai nuk e kishte përfunduar periudhën e përvojës praktike.

Në vitin 1998, BE miratoi një direktivë specifike mbi lirinë e vendosjes së avokatëve. Deri më tani, avokatët janë profesioni i vetëm për të cilin është miratuar një direktivë specifike për vemdosjen. Direktiva synon heqjen e mëtejshme të barrierave në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen avokatëve të kualifikuar në një shtet anëtar tjetër. Direktiva trajton një numër pengesash praktike siç është përdorimi i një titulli profesional, kërkesat e regjistrimit dhe rregullat e sjelljes profesionale, të cilat mund të pengojnë integrimin të një avokati jo-kombëtar në mjedisin juridik të shtetit pritës. Ajo rregullon pozicionin juridik të avokatëve që duan të vendosen në mënyrë të përhershme në një shtet tjetër anëtar pa u integruar plotësisht në profesionin juridik të pritës Shteti Anëtar, hap mundësi për një kategori avokatësh, që duan të vendoson në një shtet tjetër anëtar, dhe që duan të integrohen plotësisht në profesionin juridik të këtij Shteti Anëtar, si dhe rregullon një numër subjektesh të cilat nuk ishin rregulluar në mënyrë specifike më parë, përkatësisht të drejtën e vendosjes për avokatët e punësuar dhe rregullat mbi avokatët që punojnë bashkërisht.

III. PËRFUNDIME

Rëndësia në rritje e ligjit të BE-së, e drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut e bëjnë punën e një avokati më sfiduese, por gjithashtu i detyron avokatët të punojnë përtej kufijve kombëtarë. Tregu ligjor nuk është më i kufizuar vetëm për klientët kombëtarë. Bizneset zgjerohen dhe konsumatorët lëvizin nëpër Evropë. Për të gjitha këto arsye, disa avokatë dhe firma ligjore do të dëshirojnë të krijojnë një zyrë profesionale në një tjetër shtet anëtar të BE-së.

Së bashku me lëvizjen e lirë të shërbimeve, liria e vendosjes u siguron avokatëve të BE-së të drejtën të ushtrojnë profesionin e tyre në shtet anëtar, përveç shtetit të origjinës. Duke u nisur nga dispozitat themelore të Traktatit, si legjislacioni dytësor i Bashkimit ashtu edhe praktika gjyqësore gjithëpërfshirëse e GJED kanë vendosur deri më tani fushën e lirisë së vendosjes së avokatëve.

Duke marrë parasysh praktikën në rritje të çështjeve gjyqësore të GJED-së, organet kompetente legjislative të BE kanë miratuar dy direktiva të rëndësishme që synojnë të lehtësojnë integrimin e avokatëve jo-kombëtarë në Shtetin Anëtar Pritës. Njohja e Direktivës së Kualifikimeve Profesionale duhet të sigurojë njohje më të rreptë të diplomave dhe kualifikimeve të tjera profesionale të avokatëve. Direktiva e vendosjes së Avokatëve (1998) padyshim që nënkupton një hap të mëtejshëm në lidhje me kërkesat e lejuara për avokatët e huaj që kërkojnë të vendosen në një shtet anëtar tjetër.

Pavarësisht nga dispozitat e qarta të kësaj Direktive, megjithatë duhet t'i kushtohet vëmendje e vazhdueshme masave kombëtare që kufizojnë në mënyrë disproporcionale vendosjen e avokatëve të huaj në shtetet e tyre, pasi vetëm atëherë, një treg i brendshëm juridik evropian mund të arrihet plotësisht.

ndricim halilaj

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë