6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
E lindur në New York nga prindër emigrantë nga Hoti dhe Kastrati i Malësisë së Madhe, Mary kërkon të njohë dhe ruaj rrënjët e saj shqiptare, nga Malësia e Madhe, një zonë kjo me tradita të shumta kulturore dhe atdhetare. Mes shumë vlerësimeve, në “Logun e Bjeshkëve” ajo u nderua me çmimin “Miss Xhubleta”, çmim të cilin ajo thotë se ja kushton të gjitha vajzave dhe grave, të cilat, duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar, e veshën xhubletën gjatë rrugëtimeve të tyre nëpër botë.
MALËSI E MADHE- Në manifestimin kulturor “Logu i Bjeshkëve”, mbajtur në skajin më verior të Shqipërisë, në Kelmend, mes dhjetëra vajzave të veshura me xhubletën tradicionale të Malësisë ishte edhe vajza shqiptaro-amerikane Mary Camaj. E lindur në New York nga prindër emigrantë nga Hoti dhe Kastrati i Malësisë së Madhe, Mary kërkon të njohë dhe ruaj rrënjët e saj shqiptare, nga Malësia e Madhe, një zonë kjo me tradita të shumta kulturore dhe atdhetare. Mes shumë vlerësimeve, në “Logun e Bjeshkëve” ajo u nderua me çmimin “Miss Xhubleta”, çmim të cilin ajo thotë se ja kushton të gjitha vajzave dhe grave, të cilat, duke ruajtur identitetin e tyre kombëtar, e veshën xhubletën gjatë rrugëtimeve të tyre nëpër botë.
“Kudo që jam në Botë, Malësinë e kam në zemër. Xhubleta është thesari jo vetëm i Shqipërisë, por i gjithë shqiptarisë. Kështu që, jam shumë krenare që erdha këtu sot. Te gjitha femrat, kudo në botë, të cilat kanë veshur xhubletën, sot unë jam duke e veshur xhubletën për ata”.
Pjesëmarrëse e disa grupeve kulturore të shqiptarëve në Amerikë, Mary u bë e njohur edhe në Shqipëri për paraqitjen e saj me xhubletë në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Kolombias, për të cilën ajo thotë se mori shumë mbështetje përmes rrjeteve sociale nga bashkëkombasit e saj, gjë që e ka bërë krenare për rrënjët e saj shqiptare.
“E bëra për të plotësuar një ëndërr që e kam pasur. Që në momentin që u pranova në universitet e dija që, kurdo që të diplomohem, do të veshi xhubletën e vajzërisë që e kam në shtëpi. Por, kur erdha këtu në Shqipëri, edhe përmes rrjeteve sociale, kam marrë vlerësim. Unë e them gjithmonë se nuk ka vlerësim më të madh se një vlerësim prej një shqiptari tjetër. Kështu që, të tanë jemi bashkë, të tanë jemi një. Jam shumë mirënjohëse dhe krenare dhe shpresoj që çfarëdo që të bëj unë në jetë të sjell krenari këtu, në tokën amë”.
E vetëdijshme për identitetin e saj kulturor, Camaj vlerëson, përmes manifestimit “Logu i Bjeshkëve”, trashëgiminë e pasur kulturore të Kelmendit dhe Malësisë së Madhe dhe fton bashkëmoshatarët e saj në diasporë që të vijnë dhe të marrin pjesë.
“Nuk ka gjë më të bukur sesa “Logu i Bjeshkëve” për Malësinë dhe, shpresoj që për çdo vit të bëhet edhe më mire. Dhe shpresoj që, sa më shumë vajza, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe diaspora, të vijnë dhe të marrin pjesë”.
E ndaluar gjatë periudhës së regjimit komunist, veshja më e hershme e shqiptarëve, xhubleta, është rishfaqur vitet e fundit duke tërhequr admirimin dhe vëmendjen e studiuesve dhe publikut për madhështinë, larminë e motiveve dhe mjeshtërinë punimit, duke u përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s”./VOA
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet s...
Foto ilustruese SARANDË- Një pushues nga Tirana është plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kalt&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Prindërit e Giselit, vetëm kur mbushi dy vjeç, e kuptuan se ai kishte problem me dëgjimin. Nj&...
Zjarri BURREL- Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më para në zonën e njohur si Kongrazhd në afërsi t...
Aksidenti MAMURRAS- Një makinë është aksidentuar pasditen e sotme në Mamurras. Mësohet se mjeti tip “Benz” po udh...
Protesta THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thum...
Foto ilustruese TIRANË- Në 8 muajt e fundit, Alma nuk e mban mend sa herë ka trokitur në dyert e Spitalit Onkologjik, por megjithat&eum...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Garda Civile e Spanjës, në kuadër të operacionit “Kupina”, ka çmontuar tre planta...
fotot ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj 20-vjeçarit nga Devolli...
Foto ilustruese TIRANË- Dy anije të “Maersk” me 100 kontenierë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrë...