22 Maj 2024, 22:06
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Ashtu si sigurimi shtetëror shqiptar kishte agjentët të dyfishtë kishte edhe Jugosllavia. Ibrahim Abazi është një nga kundërzbuluesit e qytetit të Kukësit që shërbeu në funksione të ndryshme për më shumë se 30 vite.
Gjatë kohës që kryente funksionin e kundërzbuluesit në zonën Bicaj të Kukësit, Abazi takohej me një agjent me lidhje të arratisurish që luante rolin si agjent ti dyfishtë. Referuar të dhënave që bëhen publike nga ish-drejtuesi i strukturës Bujar Hoxha, agjenti në fjalë informonte kundërzbulimin për veprimtari jo specifike. Nga ana tjetër takohej me bandën diversioniste që vinte nga Jugosllavia.
Abazi i kishte kërkuar takim në një guvë atij agjenti që mbante pseudonimin “Gjallica” por ai kishte refuzuar.
Do të kalonin disa muaj dhe agjenti “Gjallica” do të arrestohej si pjesë e procesit agjenturor “Katrani”. Pas arrestimit, Gjallica hezitoi të fliste dhe kërkoi me insistim Ibrahim Abazin por hetuesit e shpërfillën kërkesën e tij. Pas tre ditësh, Ibrahim Abazi u fut në qelinë ku qëndronte “Gjallica” dhe tentoi të nisë bisedën e kërkuar.
‘Je me vonesë, nuk kam çtë them’
Agjenti Gjallica u nis drejt qelisë së tij dhe në ikje i kujtoi Ibrahim Abazit takimin natën me shi.
‘Atë natë kundërshtova që të takohemi tek guva pasi ndodhej banda diversioniste…’
Gjallica edhe pse agjent i dyfishtë nuk e tradhtoi shefin e tij. Kjo tregonte se pavarësisht rekrutimeve që bënte Jugosllavia, shpesh herë shqiptarët mbronin njëri-tjetrin./Top Channel
ibrahim abazi agjent sherbime serbe
Aktualitet
22 Maj 2024, 22:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar në përfundim ...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ishte viti 1952, në krahinën e Lumës në Kukës vepronte një bandë e quajtur diversioniste. A...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:53
M.B
Bujar Hoxha
TIRANA- Dy profesionet më të vjetra në botë, spiunazhi dhe prostitucioni, i bashkon roli dhe ndryshimi i pamjes. Ato kan&eu...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:40
B.Z
Foto ilustruese
LUSHNJE - Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rën...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:28
M.B
Ervin Aliu
TIRANA- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të G...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:02
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotm...
Aktualitet
22 Maj 2024, 21:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala janë publikuar fotot e Fatmir Tropli...
Aktualitet
22 Maj 2024, 20:27
B.Z
Ervis Martinaj, Klani Duka
TIRANË - Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrë...
Aktualitet
22 Maj 2024, 20:08
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- 82-vjeçarja Ksanthipi Thomagjini kishte dalë për të bërë disa punë në kopsht ku aksi...
Aktualitet
22 Maj 2024, 20:00
B.Z
Pamje nga ngjarja
DURRËS - Janë publikuar pamjet e ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku Ilir Buçeza...