LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë/ INSTAT: Përkeqësohet industria fason në mars

Tendenca pozitive u ndikua nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, kryesisht nafta e favorizuar nga çmimet e rritura nga kriza si dhe industria mbështetëse automotive.

17 Prill 2026, 13:22 Nga D.S

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së

Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse dhe në mars, për të dytin muaj radhazi, pas shumë muajsh radhazi me rënie. Tendenca pozitive u ndikua nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, kryesisht nafta e favorizuar nga çmimet e rritura nga kriza si dhe industria mbështetëse automotive.

Ndërkohë, grupi më i madh dhe punëdhënësi kryesor, ai i tekstileve dhe këpucëve ka vijuar tendencën rënëse. Ecuri negative kishin dhe pije ushqime dhe duhan, të ndikuara nga përmbytjet, që dëmtuan prodhimin në sera.

Sipas INSTAT, Në mars 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32.7 mld lekë, duke u rritur me 4.1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5.6%, në krahasim me Shkurt 2026.

Gjatë muajit Mars 2026, në rritjen e eksporteve prej 4,1 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,0 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,6 pikë përqindje, etj. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -1,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Për tre mujorin, tendenca u kthye për herë të parë pozitive. Sipas INSTAT, për periudhën janar-mars 2026, eksportet ishin 90.3 miliardë lekë, me një rritje prej 1% me bazë vjetore. Edhe për tre mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë dhe ushqimet.

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar muaj radhazi me rënie. Sipas eksportuesve, kërkesa për mallra kryesisht veshje pune ka nisur dobët këtë vit, të ndikuara nga tarifat e SHBA dhe tkurrja e industrisë në Gjermani. Edhe fillimi i luftës në Lindjen e Mesme ka ndikuar psikologjikisht kërkesën për veshje, duke e ulur më tej atë. Në mars, eksportet e këtij grupi ranë me 6.3%. Për tre mujorin shitjet e tekstileve e këpucëve zbritën në 25.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej  5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në janar hyri në fuqi dhe paga e rritur minimale prej 50 mijë lekësh, nga 40 mijë lekë që ishte më parë, me fasonin, që është sektori që ndikohet më shumë nga kjo lëvizje, për shkak se rritet kosto e punës.

Eksportet e tekstileve e këpucëve vijojnë të jenë grupi më i madh eksportues në vend me 28% të totalit.

Lufta “ndihmon” eksportet e naftës

Grupi “Minerale. Lëndë djegëse, energji” ka eksportuar 8 miliardë lekë në shkurt 2026, me një rritje të fortë prej 31% me bazë vjetore. Përmirësmi është ndikuar si nga energjia, për shkak të eksporteve që u favorizuan nga moti me reshje, ashtu dhe nga nafta. Sipas “Bankers Petroleum”, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, eksportet kanë qenë pozitive në mars, si rrjedhojë edhe e çmimit dukshëm më të favorshëm më të favorshëm. Për 3 mujorin, ky grup eksportoi 21 miliardë lekë, me një rritje prej 14.4%. Vetëm në mars, rritja ishte 26%.

Ky grup është i dyti më i madh në vend, me 23.3% të totalit.

Ushqime pije e duhan, vijon efekti i përmbytjeve

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit dhe një nga dy sektorët që ka shënuar rritje në 2025-n, e ka nisur negativisht 2026-n. Pas tkurrjes me 2% në janar, shitjet e ushqimeve jashtë vendit ranë me 14.4% në shkurt dhe 5.2% në mars. Ecuria negative e këtij grupi është ndikuar kryesish nga përmbytjet e muajit janar, që ndikuan në prodhimin e serrave. Për tre mujorin, ky grup ka eksportuar 12 miliardë lekë, me një tkurrje prej 7.3%.

Materiale ndërtimi e metale me rritje në mars

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” e mbyllën vitin 2025  me një rënie prej 25.4%, më e thella nga të gjitha grupmallrat. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit të Kurum, prodhuesit të çelikut dhe një prej eksportuesve më të mëdhenj në vend.

Megjithatë, në mars, grupi i kthye rritjes për herë të parë, duke u zgjeruar me 4.2%. Për tre mujorin, eksportet ishin 12.5 miliardë lekë, me tkurrje prej 1% me bazë vjetore. Megjithatë, burime nga Kurum thanë se kompania nuk ka rifilluar ende eksportet.

Industria mbështetëse automotive, me ecurinë më pozitive këtë vit

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” është grupi me ecurinë më pozitive në tre muajt e parë të vitit. Për periudhën janar-mars shitjet e tij arritën në 10.7 miliardë lekë, me një rritje prej 11.2%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme. Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Deficiti tregtar thellohet në mars
Në Mars 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 mld lekë, duke u rritur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5,6%, në krahasim me Shkurt 2026. Importet e mallrave arritën vlerën 80,3 mld lekë, duke u rritur me 8,8%, në krahasim me një vit më parë dhe me 17,9%, në krahasim me Shkurt 2026. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 47,6 mld lekë, duke u rritur me 12,2%, krahasuar me një vit më parë dhe me 28,2%, në krahasim me Shkurt 2026.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2025 janë: Kosova (7,2%), Greqia (38,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (7,0%), Spanja (74,3%), etj.

Në muajin Mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2025 janë: Kina (33,3%), Gjermania (15,3%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia

(6,0%), Turqia (9,7%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,2%, të gjithë tregtisë. Në Mars 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 69,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,5% të importeve gjithsej./Monitor.al

instat fasoneria

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë