LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien regjistrimet në prill

Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.

7 Maj 2026, 18:48 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme dhe kriza e karburanteve prek makinat, bien
Foto Ilistruse

Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë shënuar rënie në muajin prill, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Gjatë muajit prill u regjistruan në vend 8,707 automjete, me një tkurrje të lehtë prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për periudhën janar-prill në rrugët e vendit janë shtuar gjithsej edhe 30.8 mijë mjete, ose 5.2% më shumë se e njëjta periudhë, të ndikuara nga ecuria e mirë në tre muajt e parë të vitit, me zgjerim prej 8.4%.

Aktorët e tregut pohojnë se frenimi i prillit lidhet me disa faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me situatën e krijuar në Ngushticën e Hormuzit, që ka ngadalësuar dhe rritur koston e transportit të mjeteve. Vitet e fundit, pjesa më e madhe e makinave në Shqipëri po importohen nga Koreja e Jugut dhe së fundmi nga Kina. Për 4 mujorin, nga këto shtete erdhën 13 mijë mjete, ose 42% e totalit. (7,414 nga Koreja e Jugut dhe 5,632 nga Kina).

Mjetet e importuara nga Koreja e Jugut dhe Kina kalonin nga ngushtica e Hormuzit, por tani, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ndjekin rrugë të tjera, që ka rritur me deri në 30% kostot e transportit si rrjedhojë edhe çmimet, duke frenuar si kërkesën ashtu dhe kohën që i duhet një mjeti të arrijë në Shqipëri.

Ndryshimi i rrugëve të transportit ka ndikuar dhe në frenimin e makinave elektrike. Ndërsa në mars u regjistruan për herë të parë 1252 makina elektrike, një nivel rekord historik, në prill regjistrimet ranë në 1191, ndonëse interesi për blerjen e tyre është shtuar, pas rritjes së fortë të çmimeve të karburantit, me naftën që i ka kaluar 200 lekë për litër dhe mbi të gjitha është ndër më të shtrenjtat në Europë (për shkak të barrës së lartë të taksave, që zënë gati gjysmën e çmimit).

Megjithatë, makinat me naftë vijojnë të jenë të preferuarat për përdoruesit shqiptarë të mjeteve, me 53% të regjistrimeve për herë të parë për janar-mars, që përdornin këtë lloj karburanti, ose 16.3 mijë mjete.

Në katër muajt e parë janë regjistruar rreth 4.1 mijë mjete vetëm elektrike, ose 13.5% të totalit. Nga këto, 2830 janë të markës kineze BYD, të ndjekura nga VOLKSWAGEN, me 221 të tilla. Në vend kanë filluar të hyjnë dhe marka të tjera kineze elektrike, si FANG CHENG BAO, me 100 regjistrime për herë të parë dhe WULING, me 96.

Totali i mjeteve që qarkullojnë në vend po rritet vazhdimisht, duke arritur në fund të muajit prill në gati 1.08 milionë, nga të cilat 80.7% ishin autovetura. Kryesimin vijon ta mbajë MERCEDES BENZ, me 17.9% të totalit, e ndjekur nga VOLKSWAGEN, me 16.7%, FORD (7.3%), DAIMLER CHRYSLER (7.2%), AUDI (6.3%), TOYOTA (4.2%), OPEL (3.5%), FIAT (3.3%). Pesha e markave të tjera është më e ulët se 3%.

Marka kineze BYD po rritet me shpejtësi, me 5,524 të tilla në qarkullim deri në fund të prillit, ose 0.5% të totalit. Më shumë se gjysma e tyre (51%) u regjistruan vetëm në katër muajt e parë të këtij viti./Monitor.al

automjete regjistrime kriza

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër