Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet, se pas ankimimit të masës së vendosur vitin e kaluar nga shkalla e parë e GJKKO, teksa dëgjoi palën mbrojtëse, gjyqtari relator Florjan Kalaja vendosi “garancinë pasurore” ndaj të pandehurit.
TIRANË- Gjykata e Apelit të GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Emin Shabanit, nga Maqedonia e Veriut, anëtar i grupit kriminal të akuzuar për kontrabandë ndërkombëtare cigaresh dhe aktivitet i paligjshëm. Mësohet, se pas ankimimit të masës së vendosur vitin e kaluar nga shkalla e parë e GJKKO, teksa dëgjoi palën mbrojtëse, gjyqtari relator Florjan Kalaja vendosi “garancinë pasurore” ndaj të pandehurit.
Sipas njoftimit, shifra e garancisë është 30 mijë euro dhe duhet të dorëzohet nga familjarët dhe avokati deri në datën 31 maj të këtij viti. Vitin e kaluar, Kroacia e ekstradoi 55-vjeçarin i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, masë që ndryshoi sot (7 maj). Shabani akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë.
Vendimi i Apelit të GJKKO-së:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 07.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 122 akti, datë 28.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.Sh:
“Ankim kundër vendimit nr. 232, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës shtrënguese “arrestit në burg” vënë me vendimin nr. 48, datë 27.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një masë më të butë shtrënguese, duke bërë gjykata në rastin konkret dhe verifikimin e nevojave të sigurimit” dhe vendosi:
Ndryshimin e Vendimit nr. 232, datë 26.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar ndaj Z. E.Sh me Vendimin nr. 48, datë 27.05.2025 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 122, datë 30.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Caktimin ndaj Z. E.Sh të masës së sigurimit “Garancia pasurore”, sipas nenit 236 të Kodit të Procedurës Penale. Caktimin e shumës së garancisë pasurore 30.000 Euro, që familjarët apo avokati i Z. E.Sh duhet të dorëzojnë në një nga bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për llogari të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke caktuar si afat për depozitimin e kësaj shume deri në datën 31 Maj 2026.
Në bazë dhe për zbatim të pikës 4 të nenit 236 dhe nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, caktimin ndaj Z. E.Sh të masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Urdhërimin e Z. E.Sh të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore të caktuar për hetimin e këtij procedimi penal çdo ditë të hënë të parë të çdo muaji në orën 11:00.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi, sipas pikës 5 të nenit 236 të Kodit të Procedurës Penale. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”./Dosja.al
BRUKSEL- Shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian ranë dakord brenda natës për të ndaluar shërbimet e inteli...
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje të reja për atentatin ndaj&...
Skender Hita TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjen e rëndë në Akademinë e Siguri...
Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënu...
Kol Bushpepa ITALI- Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arrestuar dy ditë më parë një 45-vje&ccedi...
Jozi Kraja TIRANË- Jozi Kraja ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit. Gjatë dëshmisë...
Milton Nushi TIRANË- Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka folur pas helmimit të 56 studentëve nga k...
Sami Curri TIRANË- Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon sulmin e dyshuar me zjarrvënie që shkatërroi makinën e ga...
uthulla me krimba TIRANË- Janë publikuar pamjet e uthullës me krimba që dyshohet se u është dhënë studentëve t...