Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Iniciativa vjen pas futjes disa muaj më parë të një veçorie në Grok, asistentin e inteligjencës artificiale nga kompania xAI e Elon Musk , që u lejon përdoruesve t’i kërkojnë asaj të krijojë imazhe të rreme (deepfakes) të të rriturve dhe fëmijëve nga imazhe reale pa pëlqimin e subjekteve.

BRUKSEL- Shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian ranë dakord brenda natës për të ndaluar shërbimet e inteligjencës artificiale që krijojnë imazhe seksuale të rreme. Iniciativa vjen pas futjes disa muaj më parë të një veçorie në Grok, asistentin e inteligjencës artificiale nga kompania xAI e Elon Musk , që u lejon përdoruesve t’i kërkojnë asaj të krijojë imazhe të rreme (deepfakes) të të rriturve dhe fëmijëve nga imazhe reale pa pëlqimin e subjekteve.
Kjo çështje kishte shkaktuar trazira në shumë vende dhe nisjen e një hetimi në BE. Pardje, të martën, kryeministrja italiane Giorgia Meloni denoncoi fotot e rreme të saj të krijuara nga inteligjenca artificiale , duke i përshkruar këto deepfakes si një mjet të rrezikshëm.
Sipas Parlamentit Europian, ndalimi i ri europian ka të bëjë me sistemet që lejojnë krijimin e imazheve, videove dhe tingujve me natyrë pornografike për fëmijë ose që përfaqësojnë pjesë intime të një personi të identifikueshëm ose i tregojnë ata duke marrë pjesë në aktivitete seksuale, pa pëlqimin e tyre.
Rregullorja e re do të zbatohet nga 2 dhjetori 2026. Në atë datë, sistemet e inteligjencës artificiale do të duhet të pajisen me masa sigurie për t'i parandaluar ato të krijojnë përmbajtje të tillë. Kjo masë u miratua si pjesë e një rishikimi të legjislacionit evropian mbi inteligjencën artificiale (AI Act), një ligj pionier i miratuar zyrtarisht dy vjet më parë.
Mediat e huaja shkruajnë se, 27 eurodeputetët ranë dakord gjithashtu, siç propozoi Komisioni Evropian, të shtyjnë hyrjen në fuqi të rregullave të reja që synojnë kufizimin e aktivitetit të të ashtuquajturave sisteme të inteligjencës artificiale me rrezik të lartë, d.m.th. ato që veprojnë në fusha të ndjeshme të sigurisë, shëndetit apo edhe të drejtave themelore.
Amendamenti kryesor i bërë në draftin e Komisionit nga shtetet anëtare dhe eurodeputetët ishte miratimi i datave fikse për këtë shtyrje, ndërsa Brukseli kishte propozuar një orar më të lehtësuar. Këto data janë 2 dhjetori 2027 për sistemet autonome me rrezik të lartë dhe 2 gushti 2028 për ato të integruara në programe ose produkte të tjera.
Marrëveshja vjen ndërsa frika për rreziqet që lidhen me inteligjencën artificiale është ringjallur në BE në javët e fundit nga Mythos, modeli i ri nga startup-i amerikan Anthropic, aftësitë e supozuara të të cilit për sigurinë kibernetike po nxisin shqetësime./Dosja.al
Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport ...
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje të reja për atentatin ndaj&...
Skender Hita TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjen e rëndë në Akademinë e Siguri...
Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënu...
Kol Bushpepa ITALI- Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë arrestuar dy ditë më parë një 45-vje&ccedi...
Jozi Kraja TIRANË- Jozi Kraja ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO për vrasjen e Gjin Ndojit. Gjatë dëshmisë...
Milton Nushi TIRANË- Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka folur pas helmimit të 56 studentëve nga k...
Sami Curri TIRANË- Instituti Ndërkombëtar i Shtypit dënon sulmin e dyshuar me zjarrvënie që shkatërroi makinën e ga...
uthulla me krimba TIRANË- Janë publikuar pamjet e uthullës me krimba që dyshohet se u është dhënë studentëve t...
HOXHA- RUTTE TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm t&eu...