LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme/ Importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Kjo rritje e fortë erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, që ka krijuar pasiguri të mëdha në korridoret kryesore të transportit detar të naftës, si ngushtica e Hormuzit.

22 Maj 2026, 17:28 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Importet e lëndëve djegëse 35%
Foto Ilistruse

Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegëse në Shqipëri rezultuan 35% më të shtrenjta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje e fortë erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, që ka krijuar pasiguri të mëdha në korridoret kryesore të transportit detar të naftës, si ngushtica e Hormuzit.

Një kilogram nga grupi “ lëndë djegëse”, i cili dominohet nga nafta dhe benzina u importua me çmim 101,9 lekë për kilogram në prill 2026  ose 35 për qind më shumë se prilli 2025 ku një kilogram u importua me 75.3 lekë (çmimet u kalkuluan duke pjesëtuar vlerën totale të importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale” me sasinë përkatëse në kilogram).

Duke analizuar çmimet për kilogram të importit të lëndëve djegëse që nga fillimi i vitit, në janar 2026, ky tregues ishte 55.2 lekë për kilogram, dukshëm më poshtë se niveli prej 84.2 lekësh i janarit 2025. Edhe muaji shkurt dëshmoi një situatë të përmbajtur me 69.4 lekë për kilogram, krahasuar me pikun prej 96.8 lekësh që ky grup produktesh kishte prekur në shkurtin e vitit 2025.

Përfshirja e Iranit në konflikt ushtarak me 28 shkurt 2026 ka krijuar një panik të menjëhershëm në bursa, duke detyruar kompanitë e sigurimeve detare të rrisin në nivele ekstreme primet e rrezikut për anijet që lundrojnë në këtë rajon.

Ky shtrenjtim i siguracioneve, i kombinuar me vendimin e shumë kompanive të transportit për të shmangur rrugët e rrezikuara duke zgjedhur trajektore më të gjata rreth Afrikës, ka sjellë një rritje të menjëhershme të kostove të transportit detar. Edhe pse sasia fizike e naftës mund të jetë e disponueshme, kostoja për ta sjellë atë deri në portet tona është rritur.

Efektet e këtij shoku në çmimet e importit pritet të ndihen gjerësisht dhe me një efekt domino në të gjithë ekonominë e vendit tonë. Nafta dhe nënproduktet e saj përbëjnë lëndën parësore energjetike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, që do të thotë se çdo rritje e kostos së tyre transferohet pothuajse menjëherë te kompanitë e logjistikës dhe shpërndarjes. Ky shtrenjtim i transportit rrit automatikisht koston e çdo produkti tjetër të importuar ose të prodhuar në vend, që nga produktet bazë ushqimore e deri te materialet e ndërtimit, duke u bere shkak për një valë të re inflacioniste.

Përtej transportit, sektori industrial dhe ai i prodhimit vendas, i cili mbështetet te lëndët djegëse minerale, do të përballet me rritje të kostove të prodhimit. Në skenarin më të mundshëm kostot transferohen te qytetarët, duke bërë që fuqia blerëse e familjeve shqiptare do të pësojë një rënie dhe konsumi te tkurret./Monitor

shqipëri ngushtica e hormuzit

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën