LIVE UPDATES
Aktualitet

Luftuan edhe në Kosovë/ Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe

Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka marrë fonde në të gjitha konkurset nga fusha e mbrojtjes së veteranëve, të realizuara nga Ministria e Punës që nga momenti kur në krye të saj është emëruar Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.

11 Maj 2026, 07:41 Nga E. D

Luftuan edhe në Kosovë/ Shteti serb financon veteranët e Beretave

KOSOVË- Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe - një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Disa prej pjesëtarëve të kësaj njësie kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për likuidimin e kundërshtarëve politikë.

Sipas një analize të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, vetëm përmes konkurseve të Ministrisë së Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale të Serbisë, kësaj shoqate i janë ndarë 23.000 euro në dy vjetët e fundit.

Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka marrë fonde në të gjitha konkurset nga fusha e mbrojtjes së veteranëve, të realizuara nga Ministria e Punës që nga momenti kur në krye të saj është emëruar Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.

Gjurgjeviq Stamenkovski është kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici” dhe është bërë pjesë e pushtetit në Serbi në vitin 2024, edhe pse partia e saj nuk e ka kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e asaj kohe.

Ministria e Punës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë konkretisht janë shpenzuar mjetet e ndara dhe cili është interesi publik për financimin e projekteve të Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe me para të buxhetit.

Përgjigje nuk dha as Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe.

“Kur e merr një njësi të tillë dhe prej saj nxjerr heronj, ndërkohë që dihet ‘rruga e saj e luftës’, njeriu duhet ta pyesë veten se çfarë vlerash promovon ky pushtet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Filip Shvarm, kryeredaktor i së përjavshmes serbe “Vreme” dhe autor i një dokumentari për Njësinë për Operacione Speciale.

Kush ishin Beretat e Kuqe?
Njësia për Operacione Speciale, e njohur më mirë si Beretat e Kuqe, u themelua nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, i drejtuar nga Jovica Stanishiq - një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Krahu i tij i djathtë ishte Franko Simatoviq.

Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan në Hagë në vitin 2023 me nga 15 vjet burg për mbështetje dhe ndihmë në krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1992.

Njësia për Operacione Speciale, me këtë emër, mori pjesë edhe në luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Në atë kohë, Simatoviq e emëroi Millorad Ulemekun, i njohur si Legija, komandant të saj.

Njësia u shpërbë në vitin 2003 gjatë operacionit policor “Sablja”.

Disa prej pjesëtarëve të saj janë dënuar për vrasje politike - përfshirë vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003; vrasjen e ish-presidentit të Presidencës së Serbisë, Ivan Stambolliq, në gusht të vitit 2000; vrasjen e katër zyrtarëve të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO) në tetor 1999; si dhe tentim-vrasjen e liderit të SPO-së, Vuk Drashkoviq, në Budva në vitin 2000.

Çfarë financon Ministria?

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve në Serbi, Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe është themeluar në vitin 2019.

Të dhënat publike për veprimtarinë e saj tregojnë se të ardhurat e para i ka pasur në vitin 2021, kur janë raportuar gjithsej 4.800 euro.

Shumën më të madhe të të ardhurave, shoqata e ka realizuar në vitin 2024, në vlerë prej 29.000 eurosh.

Të dhënat për shumën e donacioneve të mbledhura për vitin 2025, nuk janë publikuar ende.

Nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, në vitet 2024 dhe 2025, shoqata ka përfituar nga 11.500 euro në vit - gjithsej 23.000 euro - sipas raporteve të ministrisë.

Të dhënat publike nuk tregojnë se nga cilat burime të tjera e kanë origjinën të ardhurat e saj.

Ministrja e Punës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, miratoi financimin për Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe, me qëllim organizimin e Turneut Gjithëpërfshirës të Veteranëve, si dhe për realizimin e projekteve “Pozita e luftëtarëve në shoqërinë e sotme” dhe “Betimi i lirisë”.

Turneu Gjithëpërfshirës i Veteranëve është një garë sportive për veteranët, që organizohet nga Shoqata një herë në vit dhe, përveç donacioneve nga Ministria e Punës, është mbështetur më herët edhe nga Qeveria e Vojvodinës.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë e Krahinës Autonome të Vojvodinës në lidhje me ndarjen e fondeve për këtë shoqatë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Për projektet e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe - “Betimi i lirisë” dhe “Pozita e luftëtarëve në shoqërinë e sotme” - të cilat janë financuar me 10.000 euro nga buxheti, nuk ka informacione publike të disponueshme se çfarë përfshijnë saktësisht, nëse janë realizuar dhe kur janë zbatuar.

Raportet për realizimin e këtyre projekteve nuk janë publikuar as në dokumentacionin e konkurseve të Ministrisë përkatëse.

Në fund të vitit 2022, shoqata ka ngritur një përmendore për ish-pjesëtarin e Beretave të Kuqe, Nikolla Simiq, në lagjen Busije të Beogradit.

Kush është kreu i shoqatës?

Përfaqësues ligjor i Shoqatës së Beretave të Kuqe është Zhivorad Zhika Ivanoviq, ish-anëtar i Njësisë së Operacioneve Speciale, i cili, siç mund të shihet në një video nga maji i vitit 1997, i raportonte presidentit të atëhershëm të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, në një ceremoni që shënonte themelimin e Njësisë në Kulla, në Serbinë veriperëndimore.

Edhe pse emri i tij u përmend në gjyqin e ish-krerëve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, kundër Ivanoviqit nuk u zhvillua asnjë procedurë ligjore as para gjykatave ndërkombëtare dhe as brenda Serbisë.

Veteranët në mbrojtje të pushtetit

Ivanoviq ishte për herë të fundit në qendër të vëmendjes publike në mars të vitit 2025, kur udhëhoqi veteranët e Njësisë së Operacioneve Speciale në një kamp në Parkun e Pionierëve në Beograd.

Aty, për më shumë se një vit, u mblodhën mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet - mes të cilëve edhe disa persona me dosje kriminale.

“Është veçanërisht pervers fakti që ata u shfaqën aty disa ditë para përvjetorit të vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq”, thotë Shvarm.

Përveç Zhika Ivanoviqit, veteranët në Parkun e Pionierëve në Beograd u udhëhoqën edhe nga ish-komandanti i Xhandarmërisë serbe, Goran Radosavleviq Guri, të cilin Shtetet e Bashkuara e lidhin me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Partia në pushtet në Serbi deklaroi atëkohë se nuk sheh asnjë problem nga prania e tyre në tubimet mbështetëse për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë aktuale.

Veteranët e Njësisë për Operacione Speciale janë bërë pjesëmarrës të rregullt edhe në manifestime të organizuara nga partia në pushtet - nga shënimi i përvjetorëve të ngjarjeve historike deri te ceremonitë me rastin e ditëve të komunave të Beogradit.

Në dhjetor të vitit 2025, ata ishin mysafirë të Ministrisë së Punës dhe, siç njoftuan në profilin e tyre në Instagram, morën pjesë në një takim pune me temën “Përmirësimi i mëtejshëm i pozitës së veteranëve”.

Me ta u fotografua edhe ministrja Gjurgjeviq Stamenkovski.

Gjurgjeviq Stamenkovski, si kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici”, ishte në opozitë deri në vitin 2024.

Me formimin e Qeverisë së re të Serbisë në maj të vitit 2024, ajo mori postin e ministres për Kujdesin ndaj Familjes, ndërsa në Qeverinë aktuale është në krye të Ministrisë për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale.

Në shkurt të vitit 2024, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, vizitoi stendën e Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe në një panair në Novi Sad.

Shoqata, atëkohë, mori pjesë në manifestimin “Panairi i Vendlindjes”, i organizuar nga Fondi për personat e zhvendosur dhe për bashkëpunim me serbët në rajon, me mbështetjen e Qeverisë së Vojvodinës.

Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, disa veteranë të Njësisë për Operacione Speciale organizuan më 4 maj një ceremoni përkujtimore, ku, në emër të ish-anëtarëve të kësaj njësie, Vasillije Mijoviq i shprehu mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se me ardhjen e tij në pushtet, “njësisë i është rikthyer lavdia”.

“Gjithmonë llogarisni në ne, që ta udhëhiqni atdheun tonë edhe për një kohë të gjatë. Prej kohësh, Serbia nuk ka pasur një udhëheqës të tillë, vizionar”, tha Mijoviq, duke shtuar se “kolegjiumi ka vendosur t’i japë presidentit pseudonimin ‘Aleksandri i Madh’”.

“Ky është një mesazh i drejtuar drejt pjesës më të fortë nacionaliste të elektoratit të Partisë Përparimtare Serbe”, vlerëson Shvarm.

Fotografitë e publikuara në profilin në Instagram të Shoqatës së Veteranëve të Beretave të Kuqe, tregojnë se Mijoviq ka qenë pjesë e delegacionit të kësaj shoqate në disa ngjarje që nga fillimi i këtij viti.

Mijoviq është ish-funksionar i policisë sekrete të Malit të Zi. Si pjesëtar i formacioneve paraushtarake që vepronin në Bosnje dhe në Kroaci, ai ka marrë pjesë në luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Për rolin e tij në konfliktet e viteve ’90 është folur edhe në Tribunalin e Hagës, ku dëshmitarët e kanë përshkruar si pjesëmarrës në veprime çnjerëzore ndaj civilëve, si dhe në aktivitete kriminale.

Mijoviq nuk u gjykua për rolin e tij në luftë as para gjykatave vendase dhe as para atyre ndërkombëtare./REL

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë