LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrin kthesë tjetër hetimet? Familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Nuk pranonte ta fejonte Hygertën

Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar.

24 Shkurt 2024, 18:37 Nga r.ll
Marrin kthesë tjetër hetimet? Familja që donte të lidhte
hygerta, pellumb dhe hysen meta

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit, të cilat ngrenë pikëpyetje të ndryshme për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij.  Këta të fundit janë shprehur se arsyet për vrasjen ishin të shumta, ndërsa kanë thënë se situata u bë më kritike, kur 50-vjeçari tentuar të fejojë pa dëshirën e saj, vajzën 19-vjeçare, Hygertën. Ndryshe nga sa është deklaruar nga të tre fëmijët, familja me të cilën pritej të lidhte krushqi familja Meta, ka deklaruar të kundërtën.

Policia u ka marrë dëshmitë disa prej personave nga familje me të cilën pritej të lidhej krushqi, O.Q, R. Q, E. Q.  Sipas dosjes së policisë, shtetasja E.Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës, por ky i fundit nuk ka pranuar duke u thënë se vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plan për ta fejuar. Kjo sjell një kthesë në dyshimet e policisë se fejesa e vajzës ishte arsyeja pse ka ndodhur vrasja e Pëllumb Metës dhe groposja në kasolle nga vetë fëmijët e tij. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë? 

Pëllumb Meta, 50-vjeç ishte raportuar i zhdukur nga djali i 10 ditë më parë. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ka ngritur dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet. Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares ku tashmë janë vënë në pranga së bashku më vëllain tjetër 22-vjeçar. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

pellumb meta hysen meta hygerta meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë