24 Qershor 2022, 13:43
Nga A.B
Rinas
TIRANË- Janë riatdhesuar në Shqipëri 72 qytetarë të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë të parregullt në Angli dhe Francë. Gjatë 2 ditëve të fundit, në Rinas, kanë mbërritur me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”. Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.
Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, per vepra te ndyshme penale të kryera në Francë. 4 prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon riatdhesimi i shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë të parregullt në Angli dhe Francë, apo që e kanë përfunduar kryerjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale, në këto shtete. Gjatë 2 ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”. Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë. Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, per vepra te ndyshme penale të kryera në Francë. 4 prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.
riatdhesim
Aktualitet
24 Qershor 2022, 13:20
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” artisten e spikatur shumëdimensionale, si dhe mbroj...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 13:09
A.B
Garda
TIRANË-Garda e Republikës do të marrë në ruajtje Gjykatën e Posaçme dhe SPAK. Sipas vendimit, shërbimet e P...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 13:01
A.B
Edvin Prifit
TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së pezullimit të ushtrimit të pro...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 12:41
A.B
Policia Tirane
TIRANË- Klevis Kodra është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi akuzohet për vepr&eum...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 12:29
A.B
Nazif Ajroski
TIRANË- është zgjatur me tre muaj afati i qëndrimit të Nazif Ajroskin në paraburgim.Gjykata e Posaçme ve...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 12:04
F.M
Kanabis në Lezhë
LEZHË- Zef Gega është vënë në prasi akuzohet se ka kultivuar kanbis. Në njoftimin e Policis&e...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 11:25
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Ish-miku i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësis...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:39
F.M
Egla Ceno
TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka denoncuar ngritjen e një pallati në një zonë tek Liqeni i Thatë. Në një pos...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:23
F.M
Teza e biologjisë
TIRANË- Teza e provimit të bilogjisë po qarkullon në rrjetet sociale kur ka vetëm 10 minuta që ka nis...
Aktualitet
24 Qershor 2022, 10:13
A.B
Harta e re gjyqesore
TIRANË- Edhe sot ka vijuar bojkoti i avokatëve pas propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor pë...