Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky tregues shënoi një rritje krahasuar me anketimin e vitit 2019, ku mosha mesatare e firmave në Shqipëri ishte rreth 12.3 vite.
Bizneset shqiptare po konsolidojnë pozitat e tyre në treg, teksa Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025, zbuloi se mosha mesatare të bizneseve shqiptare ka arritur në 15.7 vite. Ky tregues shënoi një rritje krahasuar me anketimin e vitit 2019, ku mosha mesatare e firmave në Shqipëri ishte rreth 12.3 vite.
Jetëgjatësia e bizneseve tregon për një qëndrueshmëri më të lartë të sektorit privat, pasi pjesë e mirë e ndërmarrjeve kanë arritur t’i mbijetojnë goditjeve ekonomike të viteve të fundit. Megjithatë, kur kjo shifër krahasohet me Europën dhe Azinë Qendrore, ku mosha mesatare e bizneseve është 21.5 vite, shihet se Shqipëria ka ende për të përmirësuar ekosistemin e bizneseve.
Ndërmarrjet e mesme kanë pasur jetëgjatësi më të madhe me një mesatare prej 21 vitesh, duke tejkaluar edhe bizneset e mëdha që mesatarisht janë 18.1 vjeçare.
Të dhënat e anketës së BB tregojnë se bizneset shqiptare janë shumë pak të hapura ndaj kapitalit të huaj. Vetëm 0.6% e bizneseve në vend kanë të paktën 10% pronësi të huaj, një shifër kjo shumë më e ulët se mesatarja prej 7.9% e rajonit. Kjo tregon se, ndonëse bizneset vendase po pjekën në moshë, ato mbeten kryesisht të mbyllura dhe me pak pjesëmarrje nga investitorët ndërkombëtarë.
Rritja mesatare e moshës së bizneseve po tregon se ekonomia e ka kaluar fazën kaotike e tranzicionit. Pjesa më e madhe e bizneseve që janë aktualisht në treg e kanë kaluar ciklin e rrezikshëm të 5 viteve të para, ku shkalla e dështimit është më e lartë. Anketa tregon se tashmë kemi sipërmarrje që kanë krijuar rezistencë ndaj krizave, kanë njohuri më të mira të tregut dhe marrëdhënie më të qëndrueshme me bankat dhe klientët.
Bizneset më jetëgjata në treg priren të jenë më produktive sepse kanë kaluar procesin e mësimit nga praktika. Ato kanë pasur kohë të investojnë në teknologji, të trajnojnë stafin dhe të përmirësojnë proceset e tyre. Në një ekonomi me biznese të pjekura, zakonisht ka një siguri më të madhe për punonjësit dhe një kontribut më të parashikueshëm në arkën e shtetit përmes taksave.
Megjithatë, një rritje e moshës mesatare pa një hyrje të mjaftueshme të bizneseve të reja mund të jetë shqetësuese. Nëse mosha rritet thjesht sepse nuk po hapen biznese të reja (startup-e), ekonomia rrezikon të humbasë dinamizmin. Bizneset e vjetra ndonjëherë nuk janë elastike ndaj inovacionit, duke u mjaftuar me pozicionin që kanë në treg, teksa bizneset e reja sjellin ide dhe teknologji të fundit./ Monitor
Foto ilustruse SHKODRA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër–Koplik, në fshatin Grizhë. Tre aut...
Foto ilustruse KOSOVA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Gjakovë, ku si pasojë e tyre është plag...
Lënda narkotike dhe paratë e sekuestruara ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një 50-vjeçar me origjinë shqiptare dh...
Alketa Pere TIRANË- Prokuroria Tiranë ka përfunduar hetimet për skandalin e Onkologjikut dhe ka dërguar për gjykim...
Foto ilustruse SARANDA- Policia ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 21-vjeçar, banues në fshatin Shalës, në S...
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e operimeve të Finnair, li...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka publikuar pamjet nga operacioni antidrogë që u zhvillua sot në qarkun e Elbasanit. Blutë sqaruan se 1...
pamjet ELBASAN- Policia ka zbuluar detajet nga operacioni antidrogë që u zhvillua sot në qarkun e Elbasanit. Blutë sqarojnë se 16 ...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i transparencës është mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja t&e...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga policia, pasi vodhi nj...