2 Maj 2026, 14:11
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i transparencës është mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 2 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga pasditja e sotme, do të shitet me 206 lekë për litër.
Ndërsa, çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 184 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Dosja.al
bordi i transparencës cmimet e karburanteve
Aktualitet
2 Maj 2026, 13:21
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 17-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga policia, pasi vodhi nj...
Aktualitet
2 Maj 2026, 12:08
E. D
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni antidrogë në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet&nb...
Aktualitet
2 Maj 2026, 11:51
E. D
TIRANË- Në 13 shkurt 2026, në QSUT u shpall një vend vakant për mjek nefrolog në Spitalin Pediatrik. Mes tre kandidatëve q&...
Aktualitet
2 Maj 2026, 10:56
E. D
KOSOVË- “A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne n...
Aktualitet
2 Maj 2026, 10:27
E. D
DURRËS- Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre t&...
Aktualitet
2 Maj 2026, 09:44
E. D
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin anti-drogë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në Elb...
Aktualitet
2 Maj 2026, 07:59
E. D
ELBASAN- Policia po zhvillon mëngjesin e kësaj të shtune një operacion të gjerë në Elbasan, në kuadër t...
Aktualitet
2 Maj 2026, 07:27
E. D
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thelluar armiqësinë e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Pentagoni ka njoftu...
Aktualitet
2 Maj 2026, 07:21
E. D
Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardisë në Itali për të parë Liqenin e Komos dhe vilat e ...
Aktualitet
2 Maj 2026, 07:15
E. D
Këtë vit pritet që të nisin aktivitetin dy banka të reja tregtare. Pas një cikli konsolidimi, i nisur afërsisht një de...