Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Mes tre kandidatëve që aplikuan ishte edhe mjekja Greta Haxhi, e cila në atë kohë ushtronte detyrën si pediatre në Spitalin Bashkiak të Kavajës. Fillimisht, ajo u skualifikua nga gara, pasi rezultonte në marrëdhënie pune me një institucion publik shëndetësor, duke mos përmbushur një nga kriteret bazë të aplikimit.

TIRANË- Në 13 shkurt 2026, në QSUT u shpall një vend vakant për mjek nefrolog në Spitalin Pediatrik. Mes tre kandidatëve që aplikuan ishte edhe mjekja Greta Haxhi, e cila në atë kohë ushtronte detyrën si pediatre në Spitalin Bashkiak të Kavajës. Fillimisht, ajo u skualifikua nga gara, pasi rezultonte në marrëdhënie pune me një institucion publik shëndetësor, duke mos përmbushur një nga kriteret bazë të aplikimit.
Megjithatë, brenda pak ditësh, Greta Haxhi u rikualifikua në mënyrë të paqartë dhe vijoi garën, duke marrë pjesë edhe në intervistën me gojë gjatë muajit mars 2026. Verifikimet treguan se gjatë gjithë kohës së aplikimit, ajo ka qenë ende e punësuar në Spitalin e Kavajës.
Madje, nga të dhënat zyrtare rezulton se shkëputja e marrëdhënieve financiare është bërë më 18 shkurt 2026, pikërisht gjatë fazës së aplikimit dhe jo përpara saj, siç kërkohet nga rregullat. Pavarësisht këtij fakti, Greta Haxhi është pranuar dhe tashmë punon si pjesë e stafit në QSUT.
Qytetarja: Si jeni? Më fal të të shqetësoj, të të pyes doktoreshë Greta Haxhia?
Punonjësja: Këtu është.
Qytetarja: Më thanë që ka ardhur e re tani. Nuk e njoh. Dua të sjell vajzën për vizitë. Greta ka ardhur tani?
Punonjësja: Po!
Qytetarja: Se më thanë. Sa u bë që ka ardhur?
Punonjësja: Po ja, një javë ka.
Pyetjeve drejtuar institucionit për këtë rikualifikim në kundërshtim me kriteret, QSUT i është përgjigjur në mënyrë të përgjithshme, pa dhënë sqarim konkret për shkeljen.
Sipas avokatit Klaudi Zholi, ky veprim përbën shkelje të qartë të procedurave, pasi kandidati duhet të jetë i lirë nga çdo marrëdhënie pune që në momentin e aplikimit dhe nuk mund t’i plotësojë kriteret gjatë procesit./tvklan.al
KOSOVË- “A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne n...
DURRËS- Muzetë e Durrësit, që u përuruan brenda javës së kaluar, ende nuk e kanë marrë formën e tyre t&...
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin anti-drogë të zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në Elb...
ELBASAN- Policia po zhvillon mëngjesin e kësaj të shtune një operacion të gjerë në Elbasan, në kuadër t...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thelluar armiqësinë e tij me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Pentagoni ka njoftu...
Mbi një milion turistë vizitojnë çdo vit rajonin e Lombardisë në Itali për të parë Liqenin e Komos dhe vilat e ...
Këtë vit pritet që të nisin aktivitetin dy banka të reja tregtare. Pas një cikli konsolidimi, i nisur afërsisht një de...
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ditën e sotme. Sa i përket fushës ter...
Dhunë, kacafytje, hunj e shkopinj ndaj njëri-tjetrit. Nuk janë as policë që përplasen me protestues të opozitës dhe as...
GREQI- Një 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte qenë i akuzuar për çështjen e vrasjes së policit Giorgos Lyggeri...