Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Dhe siç ndodh shpesh, njëra palë merr guximin të denoncojë. Sipas tyre, konflikti vijon prej më shumë se tre vitesh dhe përballjet me Arturin kanë qenë të forta, deri në përplasje fizike dhe kërcënime për jetën.

Dhunë, kacafytje, hunj e shkopinj ndaj njëri-tjetrit. Nuk janë as policë që përplasen me protestues të opozitës dhe as tifozë ultras, por kushërinj në Majtarë të Dibrës, aty ku një copë tokë, që për disa është rrugë kalimi dhe për të tjerë pronë private, është bërë burim konflikti dhe ka ndezur gjakrat mes kushërinjve, që duket se janë të gatshëm për çdo gjë, vetëm të mos pranojnë kushtet e njëri-tjetrit.
Dhe siç ndodh shpesh, njëra palë merr guximin të denoncojë. Sipas tyre, konflikti vijon prej më shumë se tre vitesh dhe përballjet me Arturin kanë qenë të forta, deri në përplasje fizike dhe kërcënime për jetën.
Njëra palë shprehet se pasuria numër 30 është rrugë dhe nuk ka si të jetë pronë e kushëririt të tyre. Ndërsa ky i fundit vijon të këmbëngulë që është toka e tij dhe për këtë shprehet se disponon certifikatë pronësie.
Edhe në praninë tonë, përballja mes kushërinjve ishte e fortë, saqë nuk kursyen as kërcënimet ndaj njëri-tjetrit. Të dyja palët disponojnë video ku shajnë, shtyjnë, kërcënojnë dhe rrahin njëra-tjetrën, ndërsa autoritetet duken të pafuqishme në këtë përballje “titanesh” në Majtarë të Dibrës, e cila rrezikon të përfundojë me gjakderdhje.
Arturi na vendosi në dispozicion një certifikatë pronësie, e cila sipas tij vërteton se ajo pjesë e rrugës i takon atij, ndërkohë që juristi i Bashkisë së Dibrës, në një telefonatë të zhvilluar me Piranjat, shprehet se pasuria 30 është rrugë.
Çështja mes palëve është edhe në gjykatë, sot që flasim, ndërkohë që gjakrat janë shumë të nxehura. Ditën e ballafaqimit mes palëve, e bërë edhe në praninë tonë, ishte e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Dibrës, e cila bëri edhe shoqërimin e palëve në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.
Ndërsa çdo tentativë për t’i ulur në bisedime është e kotë, duket se ata e kanë humbur logjikën dhe gjuhën e arsyes dhe përfshijnë në një betejë mes burrave edhe gratë dhe fëmijët./Piranjat.news
GREQI- Një 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte qenë i akuzuar për çështjen e vrasjes së policit Giorgos Lyggeri...
Javën e shkuar, “Piranjat” sollën rastin e një gruaje të re nga Korça, e cila kishte rënë pre e mashtrimeve t...
Mediat na treguan sesi kryediplomati i Shqipërisë, në një komunikim të brendshëm, i quante shqiptarët e Maqedonisë s&e...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas videos së publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, ku disa të burgosur b&...
Më datë 22 prill 2026, u zhvillua në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes, ku sportisti shqiptar Erkand Qerimaj konkuroi në k...
“E dashur mami, ti je e shtrenjta ime. Unë të dua shumë fare sa që unë qaj çdo ditë për ty. O ma, mos më ...
foto ilustruese VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një 23-vjeçar ...
foto ilustruese POGRADEC- 80-vjeçari që u përplas nga mjeti tip “Benz”, në fshatin Udënisht të Pogradecit ...
Pamjet që po dalin nga një burg i sigurisë së lartë janë tronditëse dhe flasin vetë: qelitë nuk duken si burg, po...
SPAK TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik. Prokur...