LIVE UPDATES
Aktualitet

“Si të bëj djalë?” REL: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në Kosovë

Kërkesa të tilla i janë adresuar edhe specialistes së gjinekologjisë, Merita Demiri Demolli, e cila thotë se gjithmonë tenton t'ua qartësojë prindërve se nuk ka metoda natyrale për përcaktim të gjinisë.

2 Maj 2026, 10:56 Nga E. D

“Si të bëj djalë?” REL: Tregu i këshillave,

KOSOVË- “A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne në Facebook, i cili vazhdon duke kërkuar këshilla se si edhe ajo të sigurohet që fëmija i radhës i saj të jetë djalë.

Këshillat janë të shumta e të llojllojshme: shiko kalendarin kinez, shpërlahu me sodë buke, ndërroje anën e mitrës, mbet shtatzënë në ditën e ovulimit, konsumo mish viçi dhe burri të pijë më shumë kafe…

Kërkesa të tilla i janë adresuar edhe specialistes së gjinekologjisë, Merita Demiri Demolli, e cila thotë se gjithmonë tenton t'ua qartësojë prindërve se nuk ka metoda natyrale për përcaktim të gjinisë.

"Metodat që qarkullojnë si dieta të caktuara, pozicione gjatë marrëdhënieve apo 'planifikimi' sipas ovulacionit, nuk kanë bazë të provuar shkencore", thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se përcaktimi i gjinisë, që mund të bëhet shkencërisht përmes fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF), bëhet vetëm kur ka arsye mjekësore e jo për "preferenca personale".

Por, përballë dëshirës për të pasur djalë në familje, shumë prej grave e drejtojnë njëra-tjetrën edhe te një gjinekolog specifik, emrin e të cilit e lidhin me histori të lindjes së djemve pas shumë vajzave në familje.

Gjinekologu të cilit ato i referohen, Riza Malaj, nuk ishte i qasshëm për një koment për praktikat e tij për Radion Evropa e Lirë, pasi u thirr në angazhime të tjera.

REL-i ka tentuar të kontaktojë edhe disa gra që kanë shprehur interesim për përcaktimin e gjinisë së fëmijëve, por, në të shumtën e rasteve, ato shkruajnë në grupe të Facebook-ut me profile anonime, duke e bërë të pamundur kontaktin.

Në Kodin Penal të Kosovës nuk parashihet ndonjë ndëshkim specifik për vepra që ndërlidhen me praktikat e tilla që pretendojnë të përcaktojnë gjininë e fëmijës me metoda natyrale, e as Ligji për Shëndetësi nuk i përmend ato në mënyrë specifike.

Të vetmet kufizime ligjore janë ato që lidhen me fertilizimin e asistuar mjekësor, pasi që ka një udhëzim administrativ që ua ndalon klinikave shëndetësore seleksionimin gjinor gjatë procedurës së IVF-së.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën se si e monitoron punën e gjinekologëve në këtë aspekt dhe çfarë veprimesh ndërmerr kur konstatohen shkelje nga profesionistët shëndetësorë, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Besarta Breznica, aktiviste për të drejtat e grave nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), u bën thirrje institucioneve për kontroll më të rreptë të klinikave shëndetësore.

“Kjo është e gjitha shpëlarje e trurit të personave dhe vjedhje legale, nëse jo ilegale”, thotë Breznica për REL-in.

Gjinekologia Demiri Demolli tregon se presioni për të pasur fëmijë të një gjinie të caktuar "mund të ketë ndikim të ndjeshëm si në shëndetin emocional, ashtu edhe në atë fizik të gruas".

"Kjo qasje mund të çojë edhe në vendime të nxituara apo joetike, të cilat mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin fizik dhe psikologjik të gruas", paralajmëron ajo.

Por, efektet nuk prekin vetëm nënën, shton Breznica.

“Nëse rritesh si një çikë në një familje ku jeni ndoshta tetë motra dhe prapë është dëshira për të pasur patjetër një djalë… domosdoshmërisht ato ndihen sikur nuk kanë rëndësi dhe vlerë, si sekondare”, thotë ajo.

Sipas saj, ky fenomen po vazhdon të kultivohet edhe te gjeneratat e reja, edhe pse buron nga mendësi më tradicionale.

“Historikisht, në Kosovë vetëm djemtë janë parë si trashëgimtarë të familjes, si vazhdimësi e gjakut të familjes. Nëse një familje nuk ka pasur djalë, ajo familje është konsideruar se është shuar”, sqaron Breznica.

Ajo, po ashtu, e ndërlidh këtë edhe me nevojën për përkujdesje që prindërit mendojnë se mund ta kenë në pleqëri, në mungesë të shtëpive për përkujdesin e të moshuarve.

Për këtë nevojë, prindërit janë mbështetur kryesisht te djemtë e jo te vajzat, të cilat tradicionalisht kanë shkuar të jetojnë në shtëpitë e bashkëshortëve, shpesh me familjen e burrit.

Gjithashtu, pronat familjare kryesisht u trashëgohen djemve të familjes, duke bërë që mbi tri të katërtat e pronave në Kosovë të jenë në emër të burrave.

“Gratë, fatkeqësisht, janë viktima të këtij sistemi”, thotë Breznica.

Studime që analizojnë këtë dëshirë të prindërve në Kosovë për të pasur djem - përtej dëshirës që thjesht të kenë fëmijë nga të dyja gjinitë - nuk ka pasur në vitet e fundit.

Më herët, në vitin 2016, ishte publikuar një hulumtim nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), që thoshte se 47 për qind e kosovarëve besojnë se një familjeje “i duhet një djalë”.

“Kjo dëshirë për të pasur një djalë vërehet në të gjitha rajonet, shtresat shoqërore dhe përkatësitë etnike në Kosovë”, thuhej në atë raport.

Aty u analizuan të dhënat nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2011 në Kosovë dhe u gjet se lindjet e fundit nëpër familjet kosovare janë shumë më shpesh djem - gjë që tregonte se prindërit ndalonin së tentuari pasi t’u lindte një djalë.

Dëshira për të pasur djem ka shtyrë prindërit të veprojnë edhe sipas disa bestytnive, si: të emërohet vajza me emrin e nënës apo me emrin Shkurtë, me shpresën që kështu “shkurtohet lindja e vajzave”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emrin Shkurtë apo Shkurta e kanë mbi shtatë mijë vajza në Kosovë, duke e bërë kështu ndër emrat më të përdorur.

Por, përtej bestytnive dhe këshillave për “metoda natyrale”, përcaktimi i gjinisë në Kosovë është i ndaluar edhe në formën e vetme shkencore.

Ndalesa e përcaktimit të gjinisë së foshnjës parashihet edhe përmes Ligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor (IVF) - ligj që ishte paraparë nga Qeveria Kurti III të hidhej në Kuvend për votim më 1 tetor të këtij viti.

Megjithatë, më 28 prill, pasi nuk u arrit zgjedhja e një presidenti të ri, legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës u shpërnda dhe vendi është, sërish, në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

Ky ligj ishte diskutuar e hedhur në votim në Kuvend edhe në të kaluarën disa herë, por ishte kundërshtuar edhe nga disa deputetë që atëkohë ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Në atë ligj parashihet të ndalohet aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar dhe zgjedhja e gjinisë së fëmijës përmes IVF-së, me përjashtim të rasteve me sëmundje trashëguese të lidhura me gjininë.

E, përtej miteve dhe boshllëqeve ligjore, mesazhi i profesionistëve mbetet i qartë.

"Gjinia nuk përcakton vlerën e një fëmije. Prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti i nënës dhe i foshnjës", përfundon Demiri Demolli./REL

kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale