15 Dhjetor 2022, 13:25
Nga a.l
policia
DURRËS - Një shtetas iranian është arrestuar sot nga policia e Durrësit. Arrestimi i 41- vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Qendra', pasi sipas policisë iraniani kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës. Në hetim është vënë një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qendra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Kishte siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari (shtetas iranian).
Në hetim një 21-vjeçare, pasi tentoi ta dërgonte lëndën narkotike, në këtë qendër.
Sekuestrohen 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qendra”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.
Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve M. J. dhe E. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
arrestime ne durres
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:16
a.l
Policia në portin e Durrësit
DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30- vjeçare e cila tentoi t&eu...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:17
k.m.
Ilir Meta dhe Marjeta Karaj
TIRANË- Qëndra Ndihmë dhe Kujdesi për fëmijët jetimë të ushtarakëve brenda dhe jas...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:06
A.B
Policia
TIRANË- Është zbardhur pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurt-Deda. Personi i cili u vra e u djeg, iu mor jeta për një borx...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:05
a.l
Ura e Zogut
MILOT- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një sërë problemesh në Milot. Prurjet e lart...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:04
k.m.
TIRANË- Marjeta Karaj është 56-vjeçarja që bashkë me të birin dhe një person tjetër mori peng 60-vjeçari...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 13:03
A.B
Fatri Mullaj
SARANDË-Një incident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Sarandë. Burime nga policia b&eu...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 12:47
d.a.
San Marino
ITALI- Avokatët e shqiptarit Nikolin Livadi, të arrestuar më 26 nëntor të vitit të kaluar në San Ma...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 12:45
k.m.
Foto ilustruese
Mësimi online në universitete gjatë kohës së pandemisë ka shfaqur problematika të ndryshme por ndër...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 12:33
k.m.
Nika dhe Genci Frashëri
SHBA- Nika Frashëri Sopiqoti është fotografuar me portretin e babait të saj Genci Frashërit. Pas...
Aktualitet
15 Dhjetor 2022, 12:37
a.l
AMBULANCA
VLORË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një 70- ...