LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më dhunon gjithë fshati’, rrëfimi i gruas nga Tirana: Burri ua ka lënë porosi nga burgu

E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.

1 Korrik 2022, 16:44 Nga F.M
‘Më dhunon gjithë fshati’, rrëfimi i gruas nga
Grua e dhunuar

TIRANË- Një grua pretendoi në polici se nuk është vetëm bashkëshorti i saj njeriu që po e dhunon, por gjithë fshati që i doli në mbrojtje atij. Sipas dosjes që ju tregua Gazetës Si nga burime shumë të sigurta policore pranë komisariatit numër katër gruaja, e cila jeton vetëm me fëmijët mbasi e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe për këtë ai përfundoi në burg, u braktis nga gjithë fshati. Për këtë arsye ajo tregon sipas burimeve të policisë se fshatarët ku ajo jeton janë ndikuar nga i shoqi, që ndonëse në qeli për akuzën e dhunës në familje vijon ta dhunojë atë përmes urdhrave që u jep bashkëfshatarëve.

Burimet sqaruan për Gazetën Si se gruaja e moshës 43 vjeç ka inicialet B. L dhe jeton në zonën e Zall Bastarit. (Gazeta Si e disponon emrin e fshatit, por për të shmangur incidentet nuk po e shkruan këtë të dhënë). Policia bëri me dije për Gazetën Si se çifti ka pesë fëmijë dhe se jetonin me punët e fshatit si bujq. Ajo përmend për policinë se jeton bashkërisht me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.

“Një ditë kur u ktheva e gjeta vajzën duke qarë dhe kur e pyeta më tregoi. Nuk mund ta toleroja dhe vendosa ta denoncoj. Ndaj burri u arrestua për dhunë në familje. Por aktualisht nga të gjithë fëmijët vetëm njëri nga djemtë i ruan komunikimet me të atin, kurse të tjerët nuk pranojnë të flasin me të”, e nis denoncimin 43-vjeçarja. Policia citon pjesë nga kallëzimi i saj se si jeta ju vështirësua mbasi fshati sapo burri u arrestua, ata mbajtën qëndrim.

“Burri na ka bllokuar në çdo gjë. Ka folur në telefon me banorët e fshatit dhe u ka thënë që të njoftojnë shoferët e makinave që marrin produktet e fshatit që prodhojmë, që mos të më shërbejnë mua dhe që unë të mos shes asgjë. Kështu që ata kanë frikë dhe nuk pranojnë të na shërbejnë dhe as të na transportojnë. Ndaj kam ngecur dhe nuk kam ku ta çoj mallin që prodhoj dhe as ku ta shes”.

E braktisur nga bashkëfshatarët që ajo i fajëson se e bllokuan për të jetuar, 43-vjeçarja vijon më tej sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetës Si.

“Na ka dërguar fjalë përmes fshatarëve që mos t’i punojmë tokat se janë të tijat thotë. Unë kam një vit që nuk i kam punuar tokat se kam frikë prej tij ndonëse është në burg”.

Burimet i thanë Gazetës Si se gruaja i thotë policisë se ajo ka mbetur pa asnjë të ardhur, me përjashtim të ndihmës ekonomike që i jep shteti.

“Para ca ditëve mori në telefon nga burgu, telefonoi djalin dhe i tha kur të dal do t’ju vras. Do ta vras mamin se nuk më del inati që më ka futur në burg. Mos t’iu gjej te shtëpia”, citon 43-vjeçarja të ketë thënë kryefamiljari përmes telefonit të qelisë. Pa harruar se i shoqi e ka humbur qetësinë ndaj saj mbasi ajo e denoncoi dhe e dërgoi në burg për dhunë, gruaja shton se 46-vjeçari A. L pritet të dalë nga burgu në muajin shtator.

“Për këtë arsye jam e frikësuar sepse koha ikën shumë shpejt dhe kemi frikë se do na vrasë, mua dhe fëmijët tanë. Ju lutem më mbroni”, ka deklaruar gruaja në polici, e cila nga ana e saj thotë se përpos masave dhe hetimeve të nisura ndaj bashkëshortit të dhunshëm ka njoftuar me urgjencë njësinë për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo strukturë është ngarkuar me detyrën që të hartojë raportin dhe t’ia delegojë koordinatorit vendor për të ndjekur mirëqenien e të miturve dhe të nënës së tyre.

Marrë nga GazetaSi

policia e tiranes dhunohet gruaja në tiranë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet