1 Korrik 2022, 15:33
Nga F.M
Foto Ilustruese
SARANDË- Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Gjirokastër është arrestuar sot në Sarandë pasi ishte dënuar me 4 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se Jaha ishte dënuar nga Gjykata e Gjjirokastrës për veprën penale 'kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike'.
Në janar 2021, Mikelo Jaha në vendin e quajtur 'Liqeni i fshatit Levan' në Gjirokastër kultivoi 300 rrënjë kanabisi. Gjatë operacioni të zhvilluar në vitin 2021 e pas kontrollit të ushtruar në banesën e Mikelo Jahajt u sekuestruan edhe 1600 fara kanabisi.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Finish". Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Finish", në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit: Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur "Liqeni i fshatit Levan", janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.
policia e sarandes
Aktualitet
1 Korrik 2022, 14:48
d.a.
Rama dhe Kurti
TIRANË- Duke filluar nga sot hyn në fuqi një nga 19 marrëveshjet e firmosura midis qeverive të Shqipë...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 14:01
e.k
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi theu mas&e...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 13:50
A.B
Policia
TIRANË- Një 29 vjeçar i indetifikuar me inicialet E.P banuers në Tiranë është shpallur në kërkim nga...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 13:22
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Repub...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:54
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Imami Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë 'Dine Hoxha' në Tiranë ka denoncuar një efektiv të Drejtoris...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:37
e.k
Pamje nga sherri në lokal
TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi g...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:29
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Disa avokatë kanë 'thyer' bojkotin duke marrë pjesë në seancat për masat e sigurisë. Sot, 1...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çësh...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 11:04
k.m.
Klaudio Mëhilli
LEZHË- Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 10:33
e.k
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ’Zinxhira’ në Gj...