All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Më iku gjiri”, nënën lehonë e ndanë nga foshnja: Më futën në burg për një gjobë

Skandali me arrestimin e saj, nxori në pah se i gjithë zinxhiri duke filluar që nga prokuroria, gjykata dhe përmbaruesi, ishin treguar të verbër, dhe askush nuk kishte dijeni për situatën e saj.

5 Mars 2025, 21:29 Nga N.F
“Më iku gjiri”, nënën lehonë e ndanë nga
Diana Baçja
All - Paragraf - 1

SHKODËR- Diana Baçja, një nënë e re në kufijtë e mbijetesës e ka të pamundur të harrojë ngjarjen e dy viteve më parë, kur ajo përfundoi pas hekurave. Një histori që tronditi jo vetëm fshatin Drisht në Shkodër, por gjithë opinionin. Në mars të vitit 2023, vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë një djalë, ajo u arrestua për një gjobë të papaguar. Fillimisht i thanë se do të paraqitej në rajon për disa sqarime, por më pas e nisën drejt paraburgimit tek Mine Peza. Një formë kurthi që ndodh shpesh teksa I thërrasin në komisariat me justifikimin e një sqarimi.

Skandali me arrestimin e saj, nxori në pah se i gjithë zinxhiri duke filluar që nga prokuroria, gjykata dhe përmbaruesi, ishin treguar të verbër, dhe askush nuk kishte dijeni për situatën e saj. E reja ishte dënuar në mungesë me një gjobë prej 250 mijë lekësh, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. 3 vite pasi mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi t’ia konvertonte gjobën në 50 ditë burg.

Një histori ulëritëse nëse kemi parasysh se dhjetëra biznesmenë që bëjnë evazion fiskal, jo vetëm ia hedhin drejtësisë por fitojnë tendera miliona euro siç zbuluam më herët në një hulumtim për evazionin.

Diana sapo kishte sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe e reja përfundoi pas hekurave, edhe pse kodi i procedurës penale, saktëson se masa e arrestit me burg nuk mund të vendoset ndaj një gruaje shtatzënë apo me një fëmijë nën moshën tre vjeç.

Si pasojë i mituri në djep ngeli pa të ëmën. Nga tronditja e forte që solli ndarja e papritur me djalin e porsalindur, Dianës i iku gjiri. Fëmija u privua nga qumështi i nënës. Në një bisedë emocionale me “Inside Story” ajo rrëfen se nuk ka mundur ta harrojë këtë ngjarje që e ka shënjuar jetën e saj të vështirë.

Avokati Anton Kosteri që e ka ndjekur këtë rast, thotë se burgosja e lehonës është në shkelje të të gjithë parimeve. Një qëndrim që në fakt ka marrë mbështetjen unanime të rrethit të juristëve.

‘Diana Bahcja u arrestua në një gjendje që nuk duhej ndaluar dhe ishte një gabim teknik i institucioneve tona. Ky rast ka prekur jashtëzakonisht atë familje që ishte në kushte të vështira ekonomike.

Edhe për veprën edhe dënimi i saj ishin jo në proporcion me rrezikshmërinë e saj, por edhe mbi të gjitha edhe për momentin. Në atë moment ajo nuk mund të ndalohej’ u shpreh Anton Kosteri, avokat.

Për ekspertët e të drejtave të njeriut raste të tilla janë në shkelje flagrante me të drejtat themelore dhe se drejtësia shqiptare ka ende shumë rrugë për të bërë.

“Absolutisht jo dhe është e pajustifikueshme. Mund të ndodhin këto gjëra në fillim. E ndiej veten keq duke përsëritur të njëjtën gjëra që kam thënë para 20 vitesh, para 10 vitesh, që njerëzit të merren ashtu si lecka të futen në paraburgim pa marrë parasysh se në ç’rrethana gjenden, çfarë dëmi i kanë bërë shoqërisë dhe si mund të rregullohet kjo gjë jo me burg, por me edukim”, u shpreh Elsa Ballauri, aktiviste./ TCH

diana baçja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj