LIVE UPDATES
Aktualitet

Me letra e firma false, si u përvetësua prona 300 milionë euro në Ksamil

Të ardhurat e qirasë së pronës me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithçka ka nisur me një kërkesë-padi në Janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave.

5 Mars 2025, 21:14 Nga N.F
Me letra e firma false, si u përvetësua prona 300 milionë euro
Suzana Isufaj

KSAMIL- Në fundvitin e kaluar emisioni “Stop” transmetoi disa denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumenteve të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017.

Të ardhurat e qirasë së pronës me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Gjithçka ka nisur me një kërkesë-padi në Janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil.

Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth 300 milionë euro. Palë procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione Kushtetuese që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar. 

Mesa duket disa dëftesa komunikimi janë falsifikuar, pasi tek ftuesi dhe marrësi është vetëm firma pa emër e mbiemër. Gjithashtu ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit Kristaq Kutra është e falsifikuar, nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij.

Trupi gjykues me kryesues Alltun Cela dhe anëtarë Nevrie Duka e Petrit Aliaj vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Cini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil. Sipas komunikimeve zyrtare që “Stop” kas pasur me Avokaturën e Shtetit bëhet e ditur se ky institucion nuk ka asnjë lidhje më këtë vendim.

Gazetari: Emisioni “Stop” interesohet në lidhje me një dëftesë komunikimi e cila mban vitin 2012 me numër protokolli 3386. Ky vendim i Shkallës së Parë të rreth gjyqësor Sarandë, a ka mbërritur pranë këtij institucioni dhe a është apeluar ky vendim.

Avokatura e Shtetit: Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se në bazë të verifikimeve të kryera pranë Arkivës së Trajtimit të Pronave, në dosjen bazë nuk ndodhet dëftesa e komunikimit nga Gjykata e Rrethit Sarandë me numër protokolli 3386 datë 11.04. 2012.

“Stop” takoi ish-kryetarin e Gjykatës Sarandë Alltun Çelën, i cili shmanget nga shpjegimi duke thënë se nuk i kujtohet rasti. Të gjitha faktet duhet të hetohen nga prokuroria.

Gazetari: Edhe një detaj tjetër. Ju i keni dhënë vërtetimin e faktit Suzanës dhe keni gjykuar edhe çështjen e pronës. Nuk është konflikt kjo?

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Jo, nuk është, se është në tërësi konflikti, nuk kam ide tani, të të sqaroj pa parë dokumentet.

Gazetari: Po dokumentet janë, sepse unë e kam verifikuar tek ATP-ja, sepse prandaj erdha…

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Nuk mbaj mend fare, o flori…

Gazetari: Po investigojmë një rast, që lidhet me Suzana Isufaj Cini dhe kemi rënë në dijeni të këtij vendimi, që e keni dhënë ju në 2012-ën, ku nga verifikimet, që ne kemi bërë si emision, na rezulton të gjitha njoftimet, që janë bërë institucioneve janë false dëftesat e komunikimeve kemi edhe përgjigjen nga ATP-ja. E mban mend, sepse është pronë shumë e lakmuar në Ksamil. Ti ke qenë kryetar ke bërë seancat. Jo, jo, sepse ti ke qenë kryesuesi dhe n.q.s pala dhe institucionet nuk vijnë ka marrë formën e prerë vendimi këtu pa u apeluar.

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: S’di gjë unë…nuk e di, shiko dosjen, o flori! S’mbaj mend fare! Më vjen keq, nuk mbaj mend! Për kokën time! Ato i bën sekretaria. Nuk di gjë fare! Madje ka qenë Avokatura e Shtetit, mesa mbaj mend unë. Po të shoh dosjen, mund të të them…

Gazetari: E kam unë dosjen këtu. Ja, ku e ke! Kjo dëftesa është false, sepse e kemi konfirmuar në ATP. Është shkruar numri i regjistrimit. Ideja është, që të gjitha fletë-thirrjet kanë vetëm firmën, as emrin, as mbiemrin e ftuesit dhe të marrësit. Kurse çuditërisht njoftimet që i bëheshin Suzanës kishin emër, mbiemër.

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Nuk e di…, s’mbaj mend farë, çfarë është bërë. Unë kam bërë 1 mijë gjyqe.

Gazetari: Këtë duhet ta mbash, sepse ky është shumë specifik, sepse është tokë e konsiderueshme. Mos i hyjmë asaj! E kuptoj, që s’mban mend, po si ish-gjyqtar, si jurist…

Ish-kryetari i Gjykatës Alltun Çela: Mund të marrësh dosjen, të vesh në gjykatë! Nuk mbaj mend. Le të jetë false! Po është false le të vejë në prokurori, ça të them unë…?!/ TvKlan

suzana isufaj ksamil

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj