26 Shtator 2022, 12:50
Nga F.M
Fitim Marku
TIRANË- Sot janë zbardhur edhe përgjimet që kanë sjellë organizimin e operacionit për arrestimin e mjekur reanimator Fitim Marku. Përgjimet janë publikuar nga Euronews Albania dhe tregojnë se si Marku merr ryshfet nga një agjent, i cili ishte infiltruar si pacient te Spitali i Traumës.
Pasi infermierja i merr të dhënat pacientit, ai shkon për të bërë skanerin. Infermierja i thotë që më pas të shkojë në korridor dhe të takohet me mjekun. Në momentin që pacienti i thotë mjekut Marku për paratë, ky i fundit i kërkon 100 mijë lekë.
Pjesë nga përgjimet
Agjenti -Më tha ajo që të prisja këtu në korridor.
Mjeku -Ok më thuaj, si e ke mundësinë tani?
Agjenti -Më thuaj or burrë, më thuaj.
Mjeku -Po ja se këtu është plot me njerëz.
Agjenti -Po sa?
Mjeku -Po ja, njëqindëshe.
Agjenti -100 mijë lekë?
Mjeku -Po.
Agjenti -Ok.
Mjeku -Se këto i ndajmë me të tjerat.
Agjenti -Ato janë punën tuaja. Për sa e marr diskun? Sa vonon?
Mjeku -Ja sa ta bëj gati, ta sjell unë jashtë.
Agjenti -Ok.
Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës, Fitim Marku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka pësuar ishemi cerebrale ndaj është dërguar menjëherë në spital. Aty pritet që t'i komunikohet masa e sigurisë që do të caktohet nga gjykata. Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua më 23 shtator në kuadër të një operacioni të organizuar nga efektivët me maska e antiplumb.
fitim marku aksioni tek trauma
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:38
d.a.
policia italiane
ITALI- Policia e Casertës, në kuadër të aktiviteteve për shtypjen e fenomenit të trafikut të drogë...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:24
A.B
Deniz Klironomi
KOLUMBI- Deniz Klironomi, shqiptari i cili njihej me pseudonimin 'Gucci', shtirej në Bogota si shtetas nga Kosova. Kur autoritete...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:30
d.a.
Malli i vjedhur
ITALI- Vodhën naftën e mjeteve të rënda të parkuara për ta rishitur në të zezë, por u tradhtua...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:32
F.M
Deniz Klironomi
KOLUMBI- Momenti që po shikoni tregon arrestimin e shqiptarit Deniz Klironomi në një apartament në lagjen Barraquilla t...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:29
F.M
Policia e Elbasanit
ELBASAN- Ilir e Marjana Çoniku, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre Dejvi Çoni...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:24
A.B
Gjykata
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' katër punonjësit e Universiteti...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:11
A.B
Reshje
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se pritet përkeqësim i motit në detin Adriatik dhe Jon. ...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:08
F.M
Deizi Arapi
TIRANË- Deizi dhe Xhesika Arapi janë dy vajza që nga rrëmuja që bënin në lagjen e tyre në Bilisht kan&e...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 12:11
A.B
Ilir Toska dhe Bajram Begaj
TIRANË- Ditën e sotme, u betua para Presidentit Bajram Begaj, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Tos...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 11:53
f.g
Edi Rama
TIRANE- Gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar se një natë në hotelin ku kryeministri Edi Rama ka qendruar në l...