LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më kapi nga flokët se s'dola të mjel lopën", gruaja denoncon burrin, por lutet: Aman mos e arrestoni

Në sherr e sipër gruaja ka kujtuar punën e rëndë që bën në një fabrikë dhe punët e shtëpisë që e prisnin gjatë ditës. Madje ka akuzuar familjarët duke thënë “ju e keni zakon ta mbyllni gruan në shtëpi, nuk e lejoni atë që qoftë të flejë pak më gjatë në ditë pushimi”.

11 Qershor 2022, 20:05 Nga F.M
"Më kapi nga flokët se s'dola të mjel lopën",
Foto Ilustruese

TIRANË- Prej 18 vitesh ajo është e martuar dhe ka tre fëmijë. Ajo u rrah nga kryefamiljari dhe kur një i afërm denoncoi, ajo pranoi të flasë e frikësuar dhe duke thënë mbyturazi se kishte frikë. Por në fund, tek gruaja me inicialet E.H ka mbizotëruar dashuria për të shoqin dhe duke pranuar se ishte dhunuar, ajo pranoi të kallëzojë me kushtin që mos ta arrestonin burrin, por me lutjen që t'i jepnin një urdhër mbrojtjeje. Por rrëfimi i saj para policisë numër pesë sipas burimeve të Gazetasi.al ishte alarmant ndaj dhe oficerët vrapuan në shtëpinë e çiftit me pranga në duar. Gjithë dhuna e ushtruar ndaj gruas nga Kamza ishte ushtruar për hatër të një lope dhe se përse nëna e tre fëmijëve nuk ishte e gatshme të ndihmonte të vjehërrën. Gruaja që atë ditë ishte pushim dëshiroi të flerë pak më shumë gjumë në mëngjes. Por jo, i shoqi i ka kërkuar që ajo të dalë nga shtëpia dhe të mjelë lopën.

“Pashë që vjehrra u ngrit më shpejt dhe po merrej me mjeljen e lopës. Pasi bashkëshorti pa që e ëma po milte lopën më akuzoi se unë nuk e ndihmoja asnjëherë vjehrrën dhe se asnjëherë nuk e kisha mjelë lopën. “Ti je mësuar keq” më tha im shoq”, rrëfen sipas burimeve policore gruaja e dhunuar.

Në sherr e sipër gruaja ka kujtuar punën e rëndë që bën në një fabrikë dhe punët e shtëpisë që e prisnin gjatë ditës. Madje ka akuzuar familjarët duke thënë “ju e keni zakon ta mbyllni gruan në shtëpi, nuk e lejoni atë që qoftë të flejë pak më gjatë në ditë pushimi”.

“I shoqi, i nevrikosur në moment e ka goditur me shpulla duke i kujtuar se ajo ishte gruaja dhe duhet të bënte çfarë i thotë burri. Këtë skenë e ka parë edhe vjehrra e cila i është lutur të birit të ndalojë dhe të mos kryejë veprime të tilla. Por kryefamiljari ka qenë i papërmbajtshëm”, pohojnë burimet e Gazetasi.al.

“Më kapi për flokësh, më shtriu në divan dhe po më gjuante. Vjehrra qante dhe i lutej të ndalonte. Kur burri doli jashtë, i thashë vjehrrës se do ndahem nga djali i saj se nuk e duroj dot këtë veprim që bëri” . Gruaja, sipas policisë me gjithë akuzat në shtëpi, nuk e ka njoftuar policinë. Pak më vonë, duke ja treguar se çfarë i ndodhi të ëmës me të cilën foli në telefon, ajo ka vepruar duke kërkuar vizitë të policisë në shtëpinë e çiftit.

Kur policia mbërriti aty, gjeti gruan duke qarë dhe që shtoi: dua ti jap edhe një shans, mos e arrestoni por më jepni një urdhër mbrojtjeje që burri të më rrijë larg. E pyetur nga policia se çfarë marrëdhëniesh kishte me të shoqin, ajo mban anën e tij.

“Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por ndonjëherë bëhet shumë nevrik dhe kjo vjen pasi ai e do shumë nënën e tij dhe kërkon që unë ta ndihmoj”.

Por e reja e cila punon dhe e ndihmon vjehrrën, ka treguar aspekte të tjera të kësaj dhune duke kujtuar raste të tjera, sipas burimeve të Gazetasi.al.

“Njëherë doja të shkoja tek nëna ime. Por ai nuk më dha leje dhe më tha që do shkoja kur të donte ai. Në këtë rast nuk iu drejtova policisë”, është shprehur gruaja.

Duke përmendur se i shoqi është njeri pa vese pasi “as nuk pi alkool dhe as nuk luan bizhoz”, ajo iu lut policisë që mos t’ia arrestonin partnerin, i cili pavarësisht lutjeve, përfundoi nën arrest për akuzën e dhunës në familje. Si dëshmitare e ngjarjes ishte edhe e moshuara që tregon për policinë numër pesë se nusen e kishte më të mirën në Kamëz dhe se ishte e përkushtuar. "Por nervat e tim biri që e kam të mirë dhe punëtor dalin ndonjëherë nga kontrolli, megjithëse këtë që bëri kësaj radhe nuk e ka bërë asnjëherë”, ka thënë e moshuara para policisë.

Marrë nga Gazetasi

policia e kamzes burri rreh gruan

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri