LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më të barabartë se të tjerët"

Këto nuk janë batuta filmi. Janë deklarata publike të njerëzve që ndihen aq të paprekshëm, sa nuk shqetësohen as t’i fshehin fytyrat. Dhe ajo që duhet të na shqetësojë është se, ndoshta kanë të drejtë të ndihen kështu.

19 Shtator 2025, 21:59 Nga Alba Alishani
"Më të barabartë se të tjerët"
foto nga emisioni

TIRANË- Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare. Dëshmitare e një absurdi që po normalizohet në Shqipëri. Javën e kaluar, kolegu im Edon Kuqi u kërcënua me rrëmbim. Jo nga ndonjë bandit i lagjes, jo në errësirë — por në mes të stadiumit, para kamerave.

“Do të të marrim peng.” “Do të fusim në bagazh.”

Këto nuk janë batuta filmi. Janë deklarata publike të njerëzve që ndihen aq të paprekshëm, sa nuk shqetësohen as t’i fshehin fytyrat. Dhe ajo që duhet të na shqetësojë është se, ndoshta kanë të drejtë të ndihen kështu.

George Orwell shkruante tek Ferma e Kafshëve: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat.”

Sot, kjo nuk është letërsi. Është Shqipëria. Disa qytetarë mund të kërcënojnë gazetarë dhe të ecin të lirë. Disa mund të shkelin mbi ligjin, e ligji hesht. Sepse janë më të barabartë se të tjerët.

Imagjinoni: Nëse unë apo ju do të kërcënonim dikë para kamerës, sa minuta do të kalonin para se policia të na merrte në pyetje? Një orë? Dy?

Po kur kërcënimi vjen nga një oligark? Papritur, shteti bën sikur s’ka parë asgjë. Ligji bëhet qorr. Policisë i ikën zëri. Më pas vjen heshtja. Heshtja e politikanëve, e ministrave, e kryeministrit. Ata që flasin ditë e natë për “rrugën tonë Europiane”, “për drejtësinë e re, që e mundësojnë vetëm ata…”,  papritur nuk e gjejnë dot as një fjali për një gazetar të kërcënuar. Dhe kjo heshtje nuk është e pafajshme. Është një deklaratë e qartë: kush ka para dhe lidhje, bën ç’të dojë.

Dhe kur e bën me një gazetar, imagjinoni çfarë bën me një qytetar të thjeshtë.

Kjo s’ka të bëjë thjesht me gazetarinë. ka të bëjë me Shqipërinë. Ka të bëjë me pyetjen që duhet të na mundonte të gjithëve – edhe atyre që në rrjete sociale gëzojnë kur gazetarët dhunohen - në çfarë vendi duam të jetojmë? Në një vend ku siguria varet nga sa lekë ke në bankë? Ku e drejta është privilegj? Ku disa janë të paprekshëm dhe ne të tjerët thjesht shohim, shpresojmë dhe heshtim?

Sepse kur sulmohet një gazetar, nuk dhunohet vetëm një individ — por vetë demokracia. Kur oligarkët sillen si sundimtarë, ligji vdes për të gjithë. Dhe kur politikanët heshtin, ata nuk po tradhëtojnë thjesht një gazetar, po tradhëtojnë çdo shqiptar.

Edon Kuçi u kërcënua jo sepse është gazetar, por sepse pati guximin të besojë se në një shtet demokratik, askush nuk është mbi ligjin, dhe e vërteta ka më shumë vlerë se heshtja. Edhe unë e besoj. Kolegët tanë, gazetarë me integritet e që nuk shiten, e besojnë. Sonte dua ta them qartë: nuk do të na e mbyllni gojën. Do të vazhdojmë të bëjmë pyetje. Do të investigojmë. Do t’ju shohim në sy, edhe kur mendoni se jeni të paprekshëm. Sepse, pavarësisht se disa mendojnë se janë mbi ligjin, në shoqërinë për të cilën po luftojmë,  askush—askush—nuk është “më i barabartë se të tjerët”./Piranjat.al

piranjat alba alishani

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit